Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
RUSI- Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi Evropian t’i mbajë zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga data 6 deri më 9 qershor. Ato thonë se veprimet e Moskës dhe të aktorëve pro Kremlinit janë pjesë e një fushate më të gjerë ndërhyrjesh, të krijuar për t’i diskredituar qeveritë evropiane dhe për ta destabilizuar BE-në.
Moska, në anën tjetër, i hedh poshtë akuzat. Akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e BE-së, në prag të zgjedhjeve, përfshijnë dezinformimin apo manipulimin e së vërtetës, thonë ekspertët. Sipas tyre, kjo bëhet duke filluar nga përforcimi i teorive tashmë ekzistuese të konspiracionit deri te publikimi i videove të falsifikuara dhe gënjeshtrave në faqet ‘doppelganger’ - të krijuara për t’u dukur identike me faqet e vërteta.
Republika Çeke tha se ueb-faqja e lajmeve voiceofeurope.com ka udhëhequr një operacion të ndikimit prorus në Evropë. Një politikan dhe biznesmen ukrainas, por pro-rus, i identifikuar si Viktor Medvedchuk, i ka financuar në mënyrë të fshehtë operacionet e ndikimit të kësaj faqeje.
Belgjika, në anën tjetër, tha se zyrtarë rusë kanë paguar ligjvënës të Parlamentit Evropian për të promovuar propagandë ruse në Evropë.
Rusia mohon se përhap dezinformata. Ajo thotë se Perëndimi është i përfshirë në një luftë informacioni në shkallë të plotë, që përfshin pretendime të rreme, të krijuara për ta shkatërruar reputacionin e Rusisë dhe për ta paraqitur atë si armike.
Zyrtarët rusë thonë se Perëndimi është bërë aq jotolerant, saqë refuzon të pranojë çdo pikëpamje që bie ndesh me narrativën mbizotëruese dhe ka ndaluar transmetimin e disa mediave shtetërore ruse, si agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe gazetat Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta.
Ueb-faqet e rreme, apo ‘deepfakes’, janë media sintetike, në të cilat një person në një fotografi ose video ekzistuese, zëvendësohet me dikë tjetër duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale. ‘Deepfakes’ mund të duken shumë reale dhe kjo ka çuar në përhapjen e dezinformatave dhe të propagandës.
Në zgjedhjet në Sllovaki më 2023 u shfaq një regjistrim zëri i Michal Simeckas, udhëheqësit të partisë Sllovakia Progresive, me sa duket duke diskutuar për manipulimin e votave. Regjistrimi ishte i rremë.
‘Doppelganger’ është emri që i atribuohet një fushate dezinformomi, që përfshin krijimin e ueb-faqeve të rreme, që ngjajnë shumë me pamjen e burimeve ekzistuese të lajmeve. Ueb-faqet e shënjestruara përfshijnë gazetat e përditshme Le Figaro dhe Die Welt, si dhe ato të Ministrisë së Jashtme franceze dhe Ministrisë së Brendshme gjermane.
Një artikull në një faqe interneti të klonuar të Ministrisë së Jashtme franceze pretendonte se Franca po përgatiste një taksë për t’i ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës. Rreth 200 llogari në Facebook u krijuan për shpërndarjen e këtij informacioni. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Evropa përballet me një zgjedhje të ashpër: të jetë e fortë ose t’u nënshtrohet autoritarëve.
“A duam një Evropë të fortë, që lufton për vlerat dhe demokracinë tonë? Apo, a do të lejojmë që demokracitë tona të rrëmbehen nga marionetat e autoritarëve?”, pyeti ajo.
Ligji i ri i Shërbimeve Digjitale i BE-së kërkon heqjen e shpejtë të përmbajtjes së paligjshme dhe më shumë informacione mbi mënyrën se si krijohet përmbajtja.
Platformat, si Facebook, YouTube e TikTok, kanë ndërmarrë masa duke krijuar ekipe për të luftuar dezinformimin, abuzimin me inteligjencën artificiale dhe ndikimin e fshehtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në muajin prill, Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka nisur hetime të Facebookut dhe Instagramit, për shkak të shqetësimeve se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin.
Marrë nga REL
kryebashkiakja e vrare MEKSIKË- Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua p&e...
foto ilustruese ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Italia do të dërgojë në Ukrainë s...
G7 SHBA - Udhëheqësit e G7 njoftuan të hënën se mbështesin planin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden q&e...
Stafi i gazetës "The Washington Post" feston marrjen e çmimit Pulitzer SHBA- “The Washington Post” tha të dielën se ...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kës...
Policia Gjermani GJERMANI - Pas sulmit vdekjeprurësme thikë ndaj një efektivi policie në Mannheim, në të gjithë Gje...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden nuk do të pjesë në konferencën e paqes për Ukrainën. Por Shtëpia e Bardhë...
Tomasz Siemoniak POLONIA- Polonia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për aktivitete armiqësore dhe sabotim në emër të Rusis&e...
Foto ilustruese SHBA- Paketat e kompensimit për drejtuesit e kompanive më të mëdha amerikane u rrit me gati 13% vitin e kaluar, nj...
IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se ka vërtetuar vdekjen e katër personave të tjerë të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor. ...