BOTA

SHBA/ Rritet ndjeshëm kompensimi për drejtuesit ekzekutivë

M.B. Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 22:02
SHBA/ Rritet ndjeshëm kompensimi për drejtuesit ekzekutivë
Foto ilustruese

SHBA- Paketat e kompensimit për drejtuesit e kompanive më të mëdha amerikane u rrit me gati 13% vitin e kaluar, një përqindje rritjeje shumë më e lartë sesa pagat e punonjësve, ndërsa familjet amerikane ndjenin pasojat e inflacionit të lartë.

Paketa mesatare e pagave për shefat ekzekutivë u rrit me 12.6% duke arritur në 16.3 milionë dollarë, sipas të dhënave të analizuara për agjencinë Associated Press nga firma e analizimit të të dhënave, Equilar. Ndërkohë, pagat dhe fitimet e tjera për punonjësit e sektorit privat u rritën me 4.1% në vitin 2023. Drejtorët ekzekutivë u shpërblyen pasi ekonomia shfaqi një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke sjellë fitime të larta dhe duke rritur vlerën e aksioneve në bursë.

Pasi u përballën me pandeminë, kompanitë u përballën me sfida nga inflacioni i vazhdueshëm dhe normat më të larta të interesit. Rreth 25 shefa ekzekutivë morën një rritje prej 50 % ose më shumë.

"Në tregun e pas pandemisë, bordet kanë shfaqur prirjen t’i shpërblejnë dhe t’i mbajnë drejtuesit ekzekutivë kur mendojnë se ata janë udhëheqës të mirë. Këta faktorë kanë ndikuar tek vendimet për rritjen e kompensimeve”, thotë Kelly Malafis, partnere në firmën “Compensation Advisory Partners” në Nju Jork.

Por Sarah Anderson, e cila drejton Projektin për Ekonominë Globale në Institutin për Studime Politike, beson se hendeku në të ardhura midis drejtuesve të lartë dhe punëtorëve, ushqen pakënaqësinë e përgjithshme për ekonominë mes amerikanëve.

“Faktori kryesor është inflacioni. Njerëzit po i ndjejnë pasojat e tij dhe ajo që i bën edhe më të ndjeshme këto pasoja është rritja e pamjaftueshme e pagave”, thotë ajo.

Analiza e AP-së për kompensimin e ekzekutivëve të lartë, përfshinte të dhëna pagash për 341 drejtues, të cilët kanë shërbyer për të paktën dy vjet radhazi në kompanitë e tyre. Në krye të listës është Hock Tan, shef ekzekutiv i kompanisë Broadcom Inc., me një paketë kompensimi me vlerë rreth 162 milionë dollarë. Atij iu premtua një pjesë e fitimeve të aksioneve nëse atyre u rritej vlera në bursë. Më 28 maj ky synim u arrit. Në vitin 2023 aksionet e kompanisë shiteshin në bursë me 470 dollarë. Më 28 maj ato arritën vlerën rekord prej 1,436,17 dollarësh. Rritja galopante e kompanisë së teknologjisë Broadcom i atribuohet suksesit në fushën e Inteligjencës Artificiale.

Shefa të tjerë ekzekutivë në krye të listës së përpiluar nga AP, janë William Lansing i kompanisë “Fair Isaac Corp” (66.3 milionë dollarë); Tim Cook i kompanisë “Apple Inc.” (63.2 milionë dollarë); Hamid Moghadam i kompanisë “Prologis Inc.” (50.9 milionë dollarë); dhe Ted Sarandos, bashkë-drejtues i kompanisë “Netflix” (49.8 milionë dollarë).

Kompensimi i zotit Cook përfaqësoi një rënie prej 36% nga një vit më parë. Megjithëse dokumentet për letrat me vlerë tregojnë se Elon Musk nuk ka marrë asnjë kompensim si shef ekzekutiv i Teslas, paga e tij është një nga temat kryesore në kompaninë e makinave elektrike.  Musk po u kërkon aksionerëve të rikthejnë një paketë kompensimi për të, që u hodh poshtë nga një gjykatës i cili kishte thënë se procesi i miratimit të paketës kishte pasur shumë të meta. Kompensimi, kryesisht aksione me vlerë 2.3 miliardë dollarë kur u caktua në vitin 2018, tani vlerësohet të jetë rreth 45 miliardë dollarë.

Paga e shefave ekzekutivë përballë asaj të punonjësve

Punonjësit në të gjithë vendin kanë pasur rritje pagash që nga pandemia. Pagat dhe përfitimet për punonjësit e sektorit privat u rritën 4.1% në 2023 pas një rritje prej 5.1% në 2022, sipas Departamentit të Punës. Por edhe me këto rritje, hendeku mes drejtuesve të lartë dhe gjithë të tjerëve vazhdon të thellohet. Gjysma e drejtuesve u pagua 196 herë më shumë se sa një punonjës mesatar në kompaninë e tyre. Një vit më herët kjo diferencë ishte 185 herë.

Hendeku është veçanërisht i thellë në kompanitë ku punonjësit zakonisht fitojnë paga më të ulëta, siç janë shitësit me pakicë. Bordet e korporatave shpesh ndjejnë presion për të vazhduar rritjen e pagave për drejtuesit e suksesshëm nga frika se ata mund të largohen dhe të kompensohen më mirë nga një kompani rivale. Zonja Malafis thotë se bordet i kushtojnë më shumë vëmendje paketave të kompensimit kokurruese brenda industrisë sesa raportit mes pagave të tyre dhe atyre të punonjësve.

Dallimi mes fitimeve të shefave ekzekutivë dhe punonjësve të tyre nuk ka qenë gjithmonë kaq i thellë. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në vitet 1980, drejtuesit e kompanive të mëdha fitonin rreth 40 deri në 50 herë më shumë sesa paga mesatare e punonjësve, thotë Brandon Rees, zëvendësdrejtor i rrjetit të sidikatave AFL-CIO dhe ka një faqe interneti ku analizohen pagat e drejtuesve të korporatave.

“Raporti (aktual) i pagave pasqyron një filozofi sipas së cilës fituesi merr gjithçka dhe tregon se kompanitë i trajtojnë drejtuesit ekzekutivë si yje dhe jo si pjesëtarë të një ekipi”, thotë ai.

Rritet numri i grave në krye të kompanive

Numri i grave të përfshira në analizën e AP-së këtë vit ishte më i madh sesa në vitet e mëparshme, por numri i tyre në postet më të larta është ende i vogël në krahasim me homologët e tyre meshkuj. Nga 341 drejtues të përfshirë në të dhënat e kompanisë Equilar, 25 ishin gra.

Lisa Su, drejtuese ekzekutive dhe kryetare e bordit të prodhuesit të mikroprocesorëve “Advanced Micro Devices” ishte më e paguara mes grave në sondazhin e AP për të pestin vit radhazi në vitin fiskal 2023, me një kompensim me vlerë 30.3 milionë dollarë. Renditja e saj e përgjithshme u rrit në vendin e 21-të nga i 25-ti.

Mes drejtueseve të tjera gra më të paguara ishin Mary Barra e kompanisë së prodhimit të automjeteve “General Motors” (27.8 milionë dollarë); Jane Fraser e gjigantit bankar “Citigroup” (25.5 milionë dollarë); Kathy Warden e kompanisë së mbrojtjes “Northrop Grumman Corp.” (23.5 milionë dollarë); dhe Carol Tome e kompanisë private postare “UPS Inc.” (23.4 milionë dollarë).

Paketa mesatare e pagave për drejtueset femra u rrit me 21% në 17.6 milionë dollarë. Kjo rritje ishte më e madhe sesa ajo mes drejtuesve burra: paketa mesatare e pagave të tyre u rrit me 12.2% në 16.3 milion dollarë./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan