Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Këmbëngulja e presidentit amerikan Donald Trump të hënën se ai dëshiron të rikthejë Kanalin e Panamasë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara ngjalli ndjenja nacionaliste dhe shqetësim në Panama, ku ndodhet kjo rrugë kritike tregtare. Ky vend ka përvojë me ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
“Anijet amerikane po paguajnë tatime të rënda dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Në të njejtën mënyrë po trajtohet edhe Marina e Shteteve të Bashkuara. Mbi të gjitha, Kina po operon Kanalin e Panamasë”, tha Presidenti Trump të hënën.
Në rrugët e kryeqytetit të Panamasë, disa banorë i panë komentet e Presidentit Trump si një mënyrë për të ushtruar trysni ndaj Panamasë për diçka tjetër që ai dëshiron: kontroll më të rreptë të emigracionit përmes pikës Darien Gap. Të tjerë kujtuan me shqetësim pushtimin amerikan të Panamasë në vitin 1989.
Presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino, u përgjigj me forcë të hënën, siç bëri pas deklaratës fillestare të zotit Trump muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara duhet të konsiderojnë rimarrjen e kanalit, duke thënë se kanali i përket vendit të tij dhe do të mbetet territor i Panamasë, një vend me rreth 4 milionë banorë.
Luis Barrera, një shofer taksie 52-vjeçar, tha se Panamaja ka luftuar shumë për të rimarrë kontrollin e kanalit dhe e ka zgjeruar atë që kur mori kontrollin e tij.
“Ndihem vërtet keq sepse kjo situatë më duket e ngjashme me atë të një personi të rritur që i merr një karamele një fëmije të vogël”, tha zoti Barrera.
Në një tubim në Feniks të Arizonës në dhjetor, zoti Trump tha se ai mund të përpiqet të rimarrë kanalin. Dorëzimin e kanalit nga Uashingtoni ai e quajit një veprim "të pamenduar". Ai u ankua se Kina po vendos tarifa të larta ndaj anijeve të transportit të mallrave, që përdorin rrugën detare më të shkurtër mes Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Atlantik.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për ta rimarrë Kanalin e Panamasë.
Shtetet e Bashkuara e ndërtuan kanalin në fillim të viteve 1900, ndërsa kërkonin mënyra për të lehtësuar tranzitin e anijeve tregtare dhe ushtarake midis brigjeve të saj. Uashingtoni hoqi dorë nga kontrolli i rrugës ujore në Kanalin e Panamasë më 31 dhjetor 1999, në bazë të një traktati të nënshkruar në vitin 1977 nga Presidenti Jimmy Carter.
Kanali është një pikë krenarie për panamezët. Më 31 dhjetor, ata festuan 25-vjetorin e marrjes së kontrollit të Kanalit të Panamasë dhe më vonë përkujtuan 21 panamezë që vdiqën në përleshjet me ushtrinë amerikane dekada më parë.
Më 9 janar 1964, nxënësit protestuan në zonën e kanalit që në atë kohë kontrollohej nga Shtetet e Bashkuara kundër një vendimi për të mos lejuar ngritjen e flamurit të Panamasë në një shkollë të mesme atje. Protestat u zgjeruan dhe përfshinë thirrjet kundër pranisë së Shteteve të Bashkuara në Panama, duke shkaktuar ndërhyrjen e ushtrisë amerikane ndaj protestuesve. Një grup protestuesish këtë vit dogjën një figurë që i ngjante zotit Trump.
Administratori i kanalit, Ricaurte Vásquez, tha këtë muaj se Kina nuk është në kontroll të kanalit dhe se të gjitha vendet trajtohen në mënyrë të barabartë, bazuar në një traktat neutraliteti.
Ai tha se kompanitë kineze që operojnë në portet në të dy skajet e kanalit janë pjesë e një konsorciumi nga Hong Kongu, që fitoi një tender në vitin 1997. Ai shtoi se kompanitë amerikane dhe tajvaneze operojnë në porte të tjera përgjatë kanalit.
Më 20 dhjetor 1989, ushtria amerikane ndërhyri në Panama në përpjekje për të rrëzuar diktatorin Manuel Noriega. Rreth 27,000 trupa u dërguan nga Presidenti i atëhershëm George H.W. Bush për të kapur diktatorin Noriega, për të mbrojtur amerikanët që jetonin në Panama dhe për të rivendosur demokracinë në vendin që një dekadë më vonë do të merrte kontrollin e Kanalit të Panamasë./VOA
takimi SHBA- Barron Trump ka shtrënguar duart me ish-presidentin Joe Biden dhe ish-zëvendëspresidenten, Kamala Harris, gjatë inaugurimi...
pamje nga dita e inaugurimit SHBA- Inaugurimi i dytë historik i Donald Trump ishte një ngjarje e mbushur me yje, e mbushur me magjepsje dhe emoci...
ozempic SHBA- Një mjek i njohur ka zbuluar një simptomë të re alarmante që ai ka parë të shfaqet në mesin e pacient...
Rhodes dhe Tarrio SHBA- Dy nga udhëheqësit më të njohur të trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 tani jan&...
Foto ilustruese SHBA- Investimet për ndërtimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara me nj&eu...
Trump SHBA- Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur intensivisht punën e tij ndërsa ka ...
Takimi SHBA- Profesori në Universitetin “John Hopkins”, Edward Joseph përmes një postimi ka njoftuar se në Uashington ë...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e tensioneve midis aktorëve kryesorë botërorë ka çuar në rritjen e shqetësimeve p&...
bashar al assad FRANCË- Dy gjyqtarë francezë lëshuan dje një urdhër arresti për Bashar al-Assad ku e akuz...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shprehu të martën përkushtimin e plotë për të punuar me a...