Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shprehu të martën përkushtimin e plotë për të punuar me administratën e presidentit të ri Donald Trump dhe rritjen e bashkëpunimit për të mirën e të dyja vendeve.
“Siç e dini, unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Trump, gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin dhe jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin”, tha ajo.
Presidentja Vjosa Osmani përmes një letre, uroi Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara ndërsa theksoi se Kosova qëndron si aleate dhe partnere krenare e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga një vendosmëri e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e paqësore.
“Udhëheqja dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri”, thuhet në letrën e presidentes Osmani, në të cilën nënvizohet se kjo do të kontribuojë edhe për paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian.
Presidentja Osmani bashkë me diplomatë perëndimorë në Prishtinë i bënë nderime ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij, duke vënë theksin te qasja e tij ndaj aleancës me Perëndimin.
“Presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavrësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të rëndësishme që na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha ajo.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kohët e fundit janë përballur me mospajtime posaçërisht rreth marrëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Mandati i parë i Presidentit Trump u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti. Kryeministri Kurti tha në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump në zgjedhjet presidenciale se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.
Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike./VOA
donald trump SHBA- “Dëmtuese” dhe “katastrofike”, kështu po e përshkruajnë disa ekspertë globalë t&eu...
foto ilustruese SHBA- Vlera e kriptomonedhës Bitcoin ditën e sotme ka rënë nga nivelet rekord. Tregtarët iu drejtuan presidentit D...
Foto ilustruese KOSOVË- “Djemtë e rinj zgjodhën të djathtën e Trumpit pas fushatës së dominuar nga mesazhe maskili...
Kryeministri i Groenlandës SHBA- Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e&nb...
Turqi TURQI- Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në një hotel në vendpushimin e ski...
Foto ilustruese KOSOVË- Vetëm brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dhënë gjoba në vlerë p...
herzi halevi IZRAEL- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi të martën se k...
Trump SHBA- Presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke njoftuar veprime të shumta ekzekuti...
LINDJE E MESME- Izraelitët dhe palestinezët u shprehën të lehtësuar dhe të kënaqur për zbatimin e marrëveshjes s&...
SHBA- Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte ende gjysmë dite për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konflikt...