Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

RUSI- Presidenti Vladimir Putin, thotë se Rusia mund të dislokojë armë të reja sulmuese në përgjigje të një plani amerikan për vendosjen e raketave në Gjermani. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë sinjalizuar kohët e fundit gatishmërinë për të dislokuar armë me rreze të mesme veprimi që ishin të ndaluara për dhjetëra vite në bazë të një traktati të periudhës së Luftës së Ftohtë.
Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën festimet në Shën Petersburg me rastin e ‘Ditës së Marinës’. Të pranishëm në festime ishin drejtues të lartë nga 31 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut.
Gjatë ceremonisë, marina ruse lëshoi raketa nga anije të ndryshme të flotës së Detit të Zi dhe avionët luftarakë fluturonin në qiell. Ky demonstrim force, bëhet ndërsa kohët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan të ri për të dislokuar në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi deri në vitin 2026.
Për vëzhguesit e jashtëm dhe Presidentin Putin, kjo duket si një histori që përsëritet.
“Situata të kujton periudhën e Luftës së Ftohtë. Nëse SHBA-ja zbaton plane të tilla, ne do ta konsiderojmë veten të lirë nga moratoriumi i njëanshëm i vendosur më parë për dislokimin e sistemeve sulmuese me rreze të mesme dhe më të shkurtër. Do të marrim masa të ndërsjella”, tha Presidenti Putin.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë thanë se shfrytëzimi i aftësive të përparuara demonstron përkushtimin ndaj NATO-s dhe kontributit të saj për politikën e integruar evropiane për parandalimin e luftës.
Pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Kremlinit, Ministria e Mbrojtjes filloi të publikonte video që tregonin prova me raketa balistike ndërkontinentale disa ditë përpara pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Në atë kohë, Presidenti Putin foli mbi planet për të angazhuar “forcën parandaluese” të ushtrisë ë tij, duke përfshirë një komponent bërthamor. NATO-ja tha se kjo gjuhë ishte e “rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, fuqitë perëndimore kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës nga ana financiare dhe ndihma ushtarake. Vendet e NATO-s premtuan kohët e fundit një ndihmë shtesë prej 43 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm dhe planet për vazhdimin e mbështetjes.
“Kjo mbështetje do ta bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë. Në fakt, gjithçka që po bëjmë, më shumë ndihma ushtarake, marrëveshje sigurie dhe bashkërendim, krijojnë bazat që Ukraina të triumfojë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërsa Shën Petersburgu dukej i kënaqur nga shfaqja ushtarake, ekspertët shqetësohen se gatishmëria e Rusisë dhe e SHBA-së për të vendosur armë me rreze të mesme veprimi mund të nxisë një garë të re armatimi.
pamje nga ngjarja ANGLI- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Southport të Anglisë. Policia ka arrestuar nj&eum...
SHBA- Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Donald Trump dhe kandidatja demokrate për presidente, Nënpresidentja Kamala Harris, su...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u hodh në mbrojtje të një agjenteje femër të Shërbimit Sekret, e cila e mbrojti at&...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë mëngjesin e s&eu...
Menendez SHBA- Shkolla e Nju Xhersit do të rikthehet në emrin e saj të mëparshëm pasi Bob Menendez u shpall fajtor për m...
Aksidenti RUSI- Deri në 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion ...
kim jong un dhe vajza SEUL- Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un është duke u trajnuar për t’u bërë...
Operacioni GJERMANI- Për të anashkaluar censurën dhe përhapjen e mesazheve ekstremiste, Shteti Islamik përdor vazhdimisht teknolog...
Foto ilustruese SPANJË- Diabeti i tipit 1 tek fëmijët dhe adoleshentët shfaqet më pak tek ata kur nëna e tyre vuan ...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar Dardan Krivaçën edhe në rigjykim me burg të përjetsh&...