Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e forcave nga qeveria e re defakto siriane në jug të Damaskut. Kryeministri izraelit gjatë një fjalimi në një ceremoni të promovimit të oficerëve në Holon u shpreh se nuk do të lejojnë që forcat e organizatës HTS ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut.
“Ne nuk do të lejojmë që forcat e organizatës HTS (fraksioni radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham, i cili përmbysi presidentin Bashar al-Assad më 8 dhjetor) ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut. Ne kërkojmë çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, duke përfshirë provincat e Quneitra, Daraa dhe Sëeida”, tha ai.
Pas rënies së ish-presidentit Assad, Izraeli vendosi trupa në zonën e çmilitarizuar më parë në Lartësitë e Golanit, në Sirinë jugperëndimore, në kufirin e pjesës së tij të pushtuar nga Izraeli që nga lufta e vitit 1967 dhe të aneksuar në vitin 1981, rrëzë malit Hermon.
Netanyahu shtoi se forcat e armatosura izraelite do të qëndrojnë në zonën e malit Hermon dhe rrethinat e tij për një kohë të pacaktuar për të mbrojtur komunitetet dhe për t'u përballur me çdo kërcënim.
Izraeli, i cili i sheh me mosbesim autoritetet e reja de facto në Siri, nisi qindra sulme ajrore kundër instalimeve të ushtrisë siriane, veçanërisht kundër depove të mbrojtjes ajrore dhe madje edhe të armëve kimike, pas rënies së regjimit të Asadit, me argumentin se nuk donte që ky arsenal të binte në duart e autoriteteve të reja.
Gjatë luftës në Siri që filloi gjatë sundimit të Bashar al-Assad në vitin 2011, Izraeli kishte kryer qindra sulme, kryesisht nga ajri, kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj, mbi të gjitha Hezbollahut të Libanit dhe Iranit.
GJERMANI- Gjermania është parë prej kohësh si “kombi i domosdoshëm” i BE-së – fuqia më e madhe,...
RUSI- Një rafineri në jug të Moskës u përfshi nga flakët nga një sulm ukrainas, ndërsa mbrojtja ajrore ruse rr&eu...
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencë...
GJERMANIA- Titujt e lajmeve tregojnë se partia e ekstremit të djathtë, AfD, siguroi rezultatin e saj më të mirë ndonjëher&e...
UKRAINË- Një raport i publikuar nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Krea në përvje...
KIEV- Udhëheqësit e 13 vendeve ndodhen sot në Kiev për të riafirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën,&n...
GJERMANIA- Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të fillojë përpjekjet për të formuar një qeveri ...
GJERMANIA- Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, u pyet të dielën nëse NATO do të mbetet në "formën ...
friedrich merz GJERMANI- Konservatorët e Friedrich Merz-it kanë fituar zgjedhjet e Gjermanisë, shumë përpara partive rivale, por m...
MALI I ZI- Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se rrezikon të marrë fonde nga Plani i Rritjes nëse nuk tërheq vendimet p&e...