Provat sugjerojnë se shkatërrimi i digës Kahovka në zonën e kontrolluar nga rusët në Ukrainë, është shkaktuar nga një shpërthim i brendshëm që është detonuar nga Rusia, ka raportuar New York Times.
Diga u shkatërrua më herët gjatë këtij muaji.
Duke cituar inxhinierë dhe ekspertë të eksplozivëve, gazeta amerikane tha se hetimi ka gjetur prova që sugjerojnë se pajisja shpërthyese ishte vendosur në një vendkalim në digë, ku dhe u detonua, duke shkatërruar digën më 6 qershor.
“Provat qartazi sugjerojnë se diga u shkatërrua nga shpërthimi që u krye nga pala që e kontrollon atë: Rusia”, tha NYT.
Ndaras, një ekip ekspertësh ligjorë ndërkombëtarë, që u kanë ndihmuar prokurorëve ukrainas në hetimin e tyre, thanë se gjetjet paraprake sugjerojnë se “ka shumë të ngjarë” që shembja e digës në rajonin ukrainas të Hersonit është shkaktuar nga eksplozivët e vendosur nga rusët.
Kremlini e akuzon Kievin se ka sabotuar digën hidroelektronike, që kishte një rezervuar të madh të ujit, për të ndërprerë burimin kyç të ujit për Krimenë – që Rusia ka aneksuar paligjshëm nga Ukraina më 2014 – dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga kundërofensiva e saj “e dështuar” ndaj forcave ruse.
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike që është nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, që Moska nisi më 2022, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, duke shkatërruar toka bujqësore dhe duke ndërprerë furnizimet me ujë për civilët.
NYT citoi inxhinierët të kenë thënë se një ekzaminim i plotë i digës pas tërheqjes së ujit, mund të përcaktojë se si rrodhën ngjarjet që çuan në shkatërrimin e saj.
“Erozioni nga uji që kalon nëpër portat mund të kishte çuar në një dështim nëse diga do të ishte projektuar keq, ose nëse betoni i vendosur në të do të ishte nën standardet e kërkuara. Por, inxhinierët thanë se kjo ishte e pamundur që të ketë shkaktuar” shkatërrimin e digës, raportoi NYT./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
18 Qershor12:06
"Takimi në Bruksel pa kurrëfarë rëndësie", Vuçiç: Policëve nuk u mungon asgjë, s'i ka prekur asnjeri
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç për takimin e thirrur në Bruksel ka thënë se një takim i tillë nuk ka kurrfa...
BOTA
18 Qershor09:25
Shqetësime për varësinë nga droga të ushtarëve rusë të kthyer nga lufta
“Ministria e Mbrojtjes ka një departament për rehabilitimin psikologjik, por nuk po bëhet asnjë punë reale për trajtimin n...
BOTA
18 Qershor07:00
Bilanc tragjik, 16 të vdekur dhe 31 të zhdukur pas shembjes së digës në Ukrainë
Autoritetet ukrainase thanë se 16 persona u vranë dhe 31 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i...
BOTA
17 Qershor22:49
Thatësira në Spanjë detyron flamingot të largohen
Një thatësirë e zgjatur në ligatinat e njohura jugore të Spanjës i ka detyruar flamingot të çelin zogjtë diku t...
BOTA
17 Qershor19:55
Mirë që kemi Yllin që na zbulon se çfarë po ndodh në dasmën e Arbanës dhe Eduartit...
Ditën e sotme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Toscana, It...
BOTA
17 Qershor13:00
Asnjë lidhje me Transilvaninë dhe princin rumun, e vërteta si lindi Drakula
Një erë e fortë fryn pasdite në rrugën e shkretë të Tregut të Vjetër, pranë dyqaneve të mbyllura dhe re...
BOTA
17 Qershor10:34
VIDEO/ Joe Biden sërish viral! Mbyll fjalimin për kontrollin e armëve: Zoti e ruajtë Mbretëreshën
Joe Biden është bërë sërish viral. Kjo për shkak të një deklarate që po qarkullon në rrjete sociale, ku pres...
BOTA
17 Qershor09:20
Hetimet - KFOR përfundon hetimin për rrëmbimin e 3 policëve: Nuk dihet vendi ku ishin, kur u arrestuan
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në koh&eum...
BOTA
17 Qershor09:16
'FALEMINDERIT'/ Familja e Silvio Berlusconit LETËR drejtuar italianëve: Lulet, mesazhet dhe gjestet tuaja na i mbushën zemrat
ITALI- Familja e të ndjerit Silvio Berlusconit ka falenderuar italianët për ngushëllimet. Në një tekst të shkurtër, t&...