10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris zhvilluan të enjten takimeve të veçanta me udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Netanyahu në Uashington vjen në një moment delikat të konfliktit në Gazë e mes paqartësisht në politikën amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë detaje.
Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë. Presidenti Biden ishte i rezervuar në komentet e tij.
"Mirë se erdhet sërish zoti Kryeministër. Kemi shumë për të biseduar dhe mendoj se duhet t'i trajtojmë këto çështje".
Nënpresidentja Harris u shfaq me një ton të vendosur pas takimit me Kryeministrin Benjamin Netanyahu disa orë më vonë, duke u përqëndruar në tmerrin e përjetuar nga popullata në Gazë. Ajo i kërkoi Izraelit të pranojë marrëveshjen e ofruar për t'i dhënë fund luftimeve, çka do të çonte në lirimin e pengjeve.
“I shpreha gjithashtu kryeministrit shqetësimin tim serioz për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm. E bëra të qartë shqetësimin tim të madh mbi situatën e tmerrshme humanitare atje, ndërsa mbi 2 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore dhe gjysmë milioni të tjerë përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore. Ajo që ka ndodhur në Gazë gjatë nëntë muajve të fundit është tejet e rëndë”, tha ajo.
Fjalët e zonjës Harris u përforcuan nga protestuesit jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten, të cilët kundërshtonin sjelljen e ushtrisë izraelite në Gazë dhe i kërkonin Presidentit Biden të mos ofronte mbështetje për Izraelin.
Shtëpia e Bardhë tha se takimi Biden-Netanyahu ishte produktiv, por pa përmendur ndonjë përparim.
“Ishte një diskutim i mirë me Kryeministrin Netanyahu. Presidenti pati mundësinë të parashtrojë shqetësimet e tij rreth asaj se ku jemi lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe të kërkojë finalizimin e saj, si dhe të bisedojë për një sërë çështjesh të tjera siç janë aktivitetet destabilizuese të Iranit, tensionet me Libanin, nevoja për më shumë ndihmë humanitare për popullin e Gazës. U diskutuan shumë çështje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë
Sot zoti Netanyahu takohet edhe me kandidatin republikan për President Donald Trump.
Bisedimet e Kryeministrit Netanyahu me tre udhëheqësit amerikanë shihen si një përpjekje për një ruajtur një balancë delikate politike. Disa analistë pro-izraelitë thonë se pozicioni sfidues i zotit Netanyahu ndaj Uashingtonit, ka sjellë rezultate.
“Ka më shumë gjasa për një armëpushim aktualisht sesa kishte disa muaj më parë, përpara se Izraeli të hynte në Rafah. Nënpresidentja Harris i tha izraelitëve se nuk duhet të hynin, përndryshe do të përballeshin me pasoja. Presidenti Biden nuk donte që ushtria izraelite të hynte. Në fakt rezultoi të ishte një mision mjaft i suksesshëm. Misioni në Rafah nuk ka përfunduar ende, por Izraeli arriti të zhvendosë me shpejtësi shumë civilë palestinezë në zona të tjera, në mënyrë që ushtria, të mund të luftonte kundër Hamasit”, thotë Michael Makovsky, i Institutit Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës
Por kundërshtarët e zotit Netanyahu, si jashtë ashtu edhe brenda Kongresit, nuk bien dakord me një gjë të tillë. Ata po i kujtojnë presidentit të ardhshëm amerikan– kushdo qoftë, ai ose ajo – se fjala e tyre ka peshë në këtë çështje./ VOA
Starmer ANGLI- Qeveria e re e Britanisë së Madhe nuk do ta sfidojë kërkesën e një prokurori të Gjykatës Ndërko...
Altari JERUZALEM- Një zbulim i veçantë është bërë nga arkeologët në vendin ku thuhet se ësht&...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur të premten se auto...
Trump dhe Netanyahu SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu p&eu...
Lajçak KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur zyrtarisht mandatin emisarit sllovak, Miroslav Lajçak. Mësohet se m...
Harris SHBA- Kë do ta zgjedh Kamala Harris si kandidat për nënpresident? Në ditët në vijim, kjo do të jetë pyetja m...
Foto ilustruese PAKISTAN- Sulmues vetëvrasës dhe sulmues të armatosur hynë në një bazë ushtarake në veriperënd...
SHBA- Kandidatja demokrate i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së republikanit për një debat televiziv.Zëvendëspre...
BULLGARI- Një shpërthim ka ndodhur në magazinat e fishekzjarrëve në afërsi të Sofjes, në Bullgari, për pasojë...
foto ilustruese SPANJË- Policia spanjolle tha të premten se kishte sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me ...