Lamine Yamal e bën botën të flasë, thyen rekordin e Mbappé në Kupën e Botës!
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...
Ka nisur pasditen e kësaj të diele, protesta e 22 masive në Tiranë, ku qytetarët janë mledhur në “Sheshin Skënde...
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...
Trajneri i Japonisë, vlerëson mesfushorin Kamada pas fitores ndaj Tunizisë në Botëror.Japonia e shkatërroi Tunizinë 4-0 t&e...
Petro Hurin jeton mes muzikës, poezisë dhe nostalgjisë. Por mbi të gjitha, ai jeton, ndryshe nga shumë prej shokëve të tij që, 40 vite më parë, u dërguan të pastronin në Çernobil pas katastrofës më të rëndë bërthamore në histori.
Sot, 75 vjeç, ai ishte një nga personat që u angazhuan për pastrimin e zonës radioaktive pas shpërthimit të reaktorit numër 4 më 26 prill 1986. Reja radioaktive u përhap në një pjesë të madhe të Evropës.
31 punëtorë dhe zjarrfikës vdiqën menjëherë, ndërsa mijëra të tjerë humbën jetën në vitet që pasuan. Ata që u ekspozuan drejtpërdrejt ndaj rrezatimit, siç thotë vetë Hurin, “u përballën me një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme”.
Ai punonte për një kompani që siguronte mjete ndërtimi dhe u dërgua në zonën e ndaluar bashkë me 40 punëtorë të tjerë.
“E dija që, sado i vogël të ishte roli im, po bëja pjesën time për të frenuar atë përbindësh atomik”, kujton ai. Sot jeton në Cherkasy me bashkëshorten e tij Olha. Edhe pse me probleme shëndetësore, vazhdon të shkruajë poezi e të kompozojë.
Kur u dërgua në Çernobil, askush nuk i dha shumë shpjegime.
“Nuk më thanë asgjë, por unë e dija. Kisha shërbyer në trupat raketore dhe e dija çfarë ishin rrezatimet. Duhej të shkoja, ishim 40 veta”. Sot, nga ai grup, sipas tij, kanë mbetur gjallë vetëm pesë.
Ai nuk është penduar kurrë:
Bëra gjënë e duhur. Nëse nuk do të shkoja unë, do të shkonte dikush tjetër. Duhej të shpëtonim jo vetëm Ukrainën, por gjithë Evropën!
Puna e tij ishte e rëndë dhe e rrezikshme. Për 12 orë në ditë, ai drejtonte një ekskavator, duke ngarkuar beton të përzier me plumb që përdorej për ndërtimin e sarkofagut mbi reaktorin. “Pluhuri ishte i tmerrshëm. Punonim me maskë, por pas pak gjithçka bëhej kafe, si ngjyra e një qepe”.
Pas vetëm katër ditësh, filluan simptomat: gjakderdhje nga hunda, dhimbje të forta koke, lodhje ekstreme dhe një shije metalike në gojë. Askush nuk evakuohej, as punëtorët, as civilët.
“Qëndronim aty, në Çernobil”.
Gjendja e tij u përkeqësua shpejt.
Filloi të humbiste ndjenjat dhe u dërgua në spital. “Kur më bënin analizat, nga gishtat më dilte një lëng i tejdukshëm, si ujë, në vend të gjakut”. Pas disa ditësh, u transferua në Kiev dhe më pas në qendra të specializuara sovjetike për trajtimin e rrezatimit.
Për vite me radhë kaloi shumicën e kohës në spital. Autoritetet shmangnin diagnozën e vërtetë.
“Më thoshin se kisha anemi…Vetëm shumë vite më vonë, kur gruaja ime gjeti dokumentet, u zbulua se bëhej fjalë për sëmundje nga rrezatimi”.
Edhe pse u kthye në punë, shëndeti i tij nuk u rikuperua kurrë plotësisht. “Punoja gjysmë dite dhe pastaj nuk kisha më fuqi. Kisha dhimbje të vazhdueshme. Mendoja se do të vdisja nga momenti në moment”.
Hurin sheh edhe një lidhje mes asaj kohe dhe luftës së sotme. Ai kujton se në kohën e Bashkimit Sovjetik, shumë ukrainas dërgoheshin në misione të rrezikshme jashtë vendit. Sipas tij, edhe katastrofa e Chernobyl u fsheh, duke shkaktuar më shumë viktima. “Ndonjëherë duket sikur kërkonin të na zhduknin”, thotë ai.
Ai kujton se autoritetet sovjetike nuk anuluan as paradën e 1 majit në Kiev, edhe pse rrezatimi ishte përhapur tashmë. “Njerëzit dolën me fëmijët në rrugë, pa e ditur rrezikun”.
Sot, ai e konsideron veten mbi të gjitha viktimë, por nuk mohon krenarinë për atë që bëri. “Një pjesë e jetës dhe e shëndetit tim mbeti atje. Por e di që kam ndihmuar”.
Nëse një katastrofë e tillë do të ndodhte sërish, ai thotë se do të vepronte njësoj. “Do të shkoja përsëri, për familjen dhe atdheun tim. Atdheu është si nëna, duhet mbrojtur gjithmonë”.
Ai e krahason luftën e sotme me atë që përjetoi:
Sot kemi një armik që shihet dhe që shkatërron. Atëherë kishim një armik të padukshëm, rrezatimin, që vriste gjithçka të gjallë.
Mesazhi i tij për të rinjtë është i qartë: të ruajnë paqen dhe të bëjnë gjithçka që tragjedi si Çernobili të mos përsëriten më. Ai përmend edhe katastrofën e Fukushima-s, duke theksuar se bota duhet të tregojë më shumë kujdes ndaj centraleve bërthamore.
Ai shpreh shqetësim të madh për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, duke e konsideruar shumë të rrezikshme praninë ushtarake aty.
Sot, mes dhimbjes dhe kujtimeve, ai vazhdon jetën:
Rezistoj. Ndonjëherë qaj, ndonjëherë këndoj. Ka shumë dhimbje, por gjithçka do të shkojë mirë. Kjo është jeta! La Stampa
Një vajzë 18-muajshe pësoi lëndime të rënda pasi mbeti e bllokuar në një makinë kositëse bari të shtun&eu...
40 vjet më parë, më 26 prill 1986, saktësisht në orën 1 e 23 minuta, në Çernobil të Ukrainës shpërtheu ...
Dëshmitarët përshkruajnë skena paniku gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, k...
Nëna e saj e paraqiti atë si të sëmurë rëndë ndërsa ajo ishte e shëndetshme dhe ajo e vrau për të jetuar ...
I dyshuari që hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret në Dark&eu...
Presidenti Donald Trump u evakuua me urgjencë pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në hotelin ku po mbahej darka e korresponden...
Në botën tejet maskiliste të karteleve të drogës në Amerikën Latine, ndonjëherë janë gratë ato që du...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë (IDF) të “sulmojë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pretenduar se Irani po “shembet financiarisht” dhe tha se vendi po humbet miliona dollar...
Pretendimi për komplot të lig tërheq vëmendjen e ligjvënësve dhe presidentit por a janë zhdukjet dhe vdekjet vërtet t&...