
Ivanka Trump ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe emocional gjatë një interviste në podkastin “Diary of a CEO”, ku foli hapur për disa nga momentet më të vështira të jetës së saj.
Vajza e Donald Trump nuk i mbajti dot lotët teksa kujtoi nënën e saj, Ivana Trump, duke theksuar ndikimin e madh që ajo pati në formimin e saj si njeri dhe si nënë. Ajo u ndal gjithashtu te lidhja e fortë me gjyshen, Marie Zelníčková, e cila jeton me familjen e saj dhe luan një rol aktiv në rritjen e fëmijëve.
Ivanka tregoi se humbja e nënës ishte një goditje e fortë, sidomos për faktin që ndodhi papritur, duke e bërë përballjen me dhimbjen edhe më të vështirë. Në intervistë, ajo foli edhe për sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur me kancerin e tiroides, si dhe për ndikimin emocional që këto situata patën në jetën e saj.
Ajo zbuloi se këto përvoja e shtynë të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për shëndetin mendor. Një tjetër moment tronditës që përshkroi ishte atentati ndaj babait të saj në Pensilvani, të cilin e ndoqi drejtpërdrejt në televizor.
Ivanka u shpreh se përjetoi frikë dhe ankth, por kishte besim se ai do t’ia dilte. Ajo theksoi se ka zgjedhur të falë autorin e sulmit, duke e konsideruar mbijetesën e të atit një bekim dhe një arsye për të vlerësuar më shumë jetën dhe familjen.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Prill12:02
Parashikimi: Ja çfarë pritet për sezonin e uraganeve në Atlantik për vitin 2026
Më pak stuhi se zakonisht mund të formohen gjatë sezonit të uraganeve në Atlantik të vitit 2026, thonë studiuesit, pasi mod...
BOTA
10 Prill11:51
Njihuni me vendin ku çmimet e benzinës janë në stratosferë dhe ja cila është arsyeja
Një qark i qetë dhe rural në Kaliforni ka çmimet më të larta të benzinës në vend dhe përveç luft&eu...
BOTA
10 Prill11:50
Trump i kërkon JD Vance zgjidhje për luftën me Iranin, zëvendëspresidenti niset për negociata në Pakistan
Donald Trump i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të gjejë një mënyrë për të nxjerrë SHBA-në ...
BOTA
10 Prill11:48
Ekuipazhi i Artemis II vëren diçka “qesharake” në sipërfaqen hënore
Një foto e një krateri gjigant hënor e marrë nga astronautët e Artemis II tregon se “njeriu në Hënë&rd...
BOTA
10 Prill10:56
Negociatat me SHBA-në, “Wall Street Journal”: Delegacioni iranian mbërrin në Islamabad
Delegacioni iranian ka mbërritur në Islamabad, në kuadër të bisedimeve për armëpushim me Shtetet e Bashkuara, raportoi Wall...
BOTA
10 Prill10:42
“Me ose pa armëpushim!”, BBC: Ripozicionimi i forcave në Lindjen e Mesme nuk është ende i plotë
Shpresat për një armëpushim mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani po rriten, por mbeten të brishta për shkak të mungesës së...
BOTA
10 Prill09:47
Evropa regjistron marsin e dytë më të ngrohtë në histori
Muaji i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të dhënave të publi...
BOTA
10 Prill09:44
Kreu i IDF: Nuk ka armëpushim me Libanin, mund të rikthehemi në Iran në çdo moment
Shefi i ushtrisë izraelite (IDF) ka deklaruar se Izraeli vijon të jetë në gjendje lufte dhe jo në armëpushim sa i përket si...
BOTA
10 Prill09:30
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet
Një eksperiment me agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale tregon se si mund të gjenerohet një fushatë propagande p&...
BOTA
10 Prill09:03
“Ethet diplomatike” në Lindjen e Mesme nën kërcënimin e një përshkallëzimi të ri të sulmeve
Armëpushimi pesëmbëdhjetëditor midis SHBA-së dhe Iranit po vihet në provë të rëndë në një ...