Rruga nga Valbona në Theth e mbushur me qenë endacakë, autoritetet asnjë masë për të mbrojtur turistët
Turistët shprehin shqetësimin për praninë e madhe të qeneve endacak gjatë udhëtimit nga Valbona në Theth. Përmes n...
Turistët shprehin shqetësimin për praninë e madhe të qeneve endacak gjatë udhëtimit nga Valbona në Theth. Përmes n...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Një valë e re e të nxehtit po godet Evropën Qendrore, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet në disa shtete të marrin masa emergjente për të përballuar pasojat e motit ekstrem.
Hungaria është ndër vendet më të prekura. Sipas shërbimit meteorologjik, temperaturat do të ngjiten deri në 40-41 gradë gjatë ditëve në vijim. Për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve, autoritetet kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura në të gjithë territorin.
Situata është përkeqësuar edhe për furnizimin me ujë. Në qytetin Szentendre, mijëra banorë kanë mbetur pa ujë të pijshëm, ndërsa ushtria është angazhuar me cisterna dhe mijëra qese me ujë për të mbështetur popullsinë deri në rikthimin e normalitetit.
Ndërkohë, niveli i ulët i lumit Danub po ndikon edhe në funksionimin e centralit bërthamor Paks, i cili aktualisht operon me më pak se gjysmën e kapacitetit të tij. Autoritetet paralajmërojnë se centrali mund të pezullojë përkohësisht aktivitetin nëse niveli i ujit vazhdon të bjerë.
Edhe në Sllovaki janë aktivizuar alarme për valën e të nxehtit, me temperatura që pritet të luhaten nga 34 deri në 39 gradë Celsius. Në Bratislavë janë hapur dhjetëra pika ndihme, ku qytetarët mund të marrin ujë të pijshëm dhe të strehohen në ambiente me ajër të kondicionuar.
Në Slloveni, autoritetet kanë shpallur nivelin "jashtëzakonisht të lartë" të rrezikut nga zjarret në pjesën perëndimore të vendit. Për shkak të temperaturave të larta, operatori hekurudhor ka ulur shpejtësinë e trenave në disa segmente për të shmangur problemet që mund të shkaktojë deformimi i shinave.
Edhe bregdeti slloven i Adriatikut po përballet me temperatura të pazakonta, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se uji i detit mund të thyejë rekordin historik prej 30.4 gradë Celsius.
Në Rumani janë në fuqi alarme të verdha dhe portokalli për gjysmën perëndimore të vendit, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa meteorologët nuk përjashtojnë vendosjen e alarmit maksimal në ditët në vijim.
Temperatura shumë të larta janë regjistruar edhe në Austri, ku në rajonet lindore termometri pritet të shënojë deri në 40 gradë Celsius. Sipas GeoSphere Austria, vendi po kalon një periudhë thatësire ekstreme, me reshje rreth 30% nën mesataren sezonale, duke e bërë gjysmën e parë të vitit 2026 ndër më të thatat që nga fillimi i shekullit të kaluar.
Autoritetet në të gjithë rajonin u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta, të kursejnë ujin dhe të respektojnë kufizimet e vendosura për të reduktuar rrezikun e zjarreve dhe problemeve në furnizimin me energji.
Një incident i pazakontë ka tronditur ushtrinë izraelite, pasi rreth 100 pjesëtarë të këmbësorisë u larguan të...
Në bregun verior të Afrikës, përgjatë Mesdheut, Spanja administron disa territore të vendosura në territorin gjeografik t&eum...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se Italia është e gatshme të kërkojë pezullimin e zbatimit të marr&eu...
32 milionë persona që jetojnë me HIV në botë po marrin trajtim, por 9 milionë të tjerë ende nuk kanë akses në ...
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus n...
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në plazhin e Marina di Raguzës, në Siçili, ku qindra mijëra euro të...
Një video e publikuar në rrjetet sociale pretendohet se tregon pjesëtarë të Xhandarmërisë Mbretërore të Marokut duk...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Votimi i parë joformal i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshë...
Zjarret shkatërruese që kanë goditur Evropën këtë vit nuk janë vetëm për shkak të valëve ekstreme t&eum...