Trafik kokaine me trëndafila nga Kanadaja drejt Greqisë, DEA dhe policia greke godet grupin shqiptar me 7 të arrestuar
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...

Ryan Wedding ka sot tre probleme madhore: është në listën e personave më të kërkuar të FBI-së, mbi të peshon një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, dhe krahu i tij i djathtë, Andrew Clark, i njohur si “Diktatori”, ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet amerikane. Megjithatë, Wedding – 44 vjeç, i njohur edhe me nofkën “El Jefe” – duket se është mësuar me rrezikun.
Sipas autoriteteve, ai aktualisht fshihet në Meksikë, nën mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij dhe të figurave të lidhura me kartelin e Sinaloas, një nga organizatat kriminale më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.
Historia e Ryan Wedding është sa e pazakontë, aq edhe tronditëse. Pas tij fshihet një e kaluar krejt ndryshe nga ajo e një krimineli ndërkombëtar: familje e qetë, arsim i mirë dhe pasion për sportin. Në vitin 2002, ai madje mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Salt Lake City, si anëtar i ekipit kanadez të snowboarding-ut.
Por ajo karrierë sportive rezultoi vetëm një episod i shkurtër. Vetëm pak vite më vonë, Wedding hyri në botën e trafikut të drogës, një zgjedhje që do ta çonte drejt një rruge pa kthim.
Nga burgu te ndërtimi i perandorisë kriminale
Përplasja e parë me ligjin erdhi në vitin 2004, e ndjekur nga një tjetër dënim disa vite më vonë, sërish për trafik droge. Ironikisht, koha në burg u kthye në trampolinë për ngritjen e tij kriminale: aty Wedding lidhi kontakte me një kolumbian që më vonë do t’i hapte dyer kyçe në botën e narkotrafikut.
Pas lirimit në vitin 2011, këto lidhje i mundësuan ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm për importimin e kokainës, që shtrihej nga Amerika Latine, përmes Meksikës, deri në Shtetet e Bashkuara.
Dhunë, luks dhe frikë
Sipas hetuesve, Wedding është një figurë dominuese: trupmadh, kërcënues dhe i gatshëm të rrezikojë gjithçka për pushtet. Ai krijoi marrëdhënie me ish-zyrtarë të sigurisë meksikane, bashkëpunoi me kartele droge, grumbulloi pasuri, luks dhe një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh, përfshirë një avokat që kishte për detyrë të “zgjidhte problemet” me çdo kusht.
Sipas raportimeve të New York Times, Wedding dyshohet se ka urdhëruar eliminimin e një dëshmitari kyç në Kolumbi, duke përdorur informacione të blera me para, dhurata dhe favore. Në këtë rrjet përfshiheshin edhe prostituta, bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe një vrasës me pagesë i njohur me nofkën “Kim Jong Un”.
Për të identifikuar objektivat, ai shfrytëzonte madje edhe ndikimin e blogjeve kriminale, ku publikoheshin foto dhe informacione sensitive.
Reagimi i FBI-së dhe tradhtia nga brenda
Përshkallëzimi i dhunës e detyroi FBI-në të rrisë shpërblimin dhe të publikojë një dosje të detajuar mbi rrjetin e Wedding, duke zbuluar lidhjet e tij ndërkombëtare, përfshirë pastrimin e parave në Evropë. Prokurorët federalë theksojnë se paratë e drogës pastroheshin edhe përmes shitjes së makinave luksoze, duke përdorur koncesionarë krejtësisht të ligjshëm.
Një goditje vendimtare për organizatën erdhi nga Andrew Clark, bashkëpunëtori i tij më i besuar. I arrestuar në Meksikë në vitin 2024 dhe i ekstraduar në SHBA, Clark ka vendosur të flasë, duke ofruar informacione të gjera dhe të detajuara për aktivitetet e bandës.
Presioni rritet, arratisuri ende në kërkim
Ditët e fundit, autoritetet meksikane njoftuan sekuestrimin e dhjetëra motoçikletave, armëve, dokumenteve dhe objekteve personale të lidhura me Wedding, gjatë bastisjeve në disa banesa. Njëkohësisht, është publikuar edhe një foto e tij e kohëve të fundit, me shpresën se dikush do ta njohë dhe do të ndihmojë në kapjen e tij.
Me një shpërblim milionash në lojë, hetuesit shpresojnë që frika të mos jetë më e fortë se tundimi për të folur. Por për momentin, Ryan Wedding mbetet i lirë, një nga figurat më të rrezikshme dhe më enigmatike të botës së krimit ndërkombëtar.
Një aksident masiv që përfshinte 67 automjete në mot me dëborë vrau dy persona dhe plagosi 26 të tjerë në një...
Një burrë spanjoll dhe tre nga fëmijët e tij janë të zhdukur pasi një varkë turistike u fundos në det t...
Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos në Greqi, u dhunua&n...
Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, të moshës midis 25 dhe 28 vjeç, nën dyshimin për krim, pasi besohet se jan...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guatemalën. Një autobus ka rënë në një përrua, në Autostrad...
Në një nga tragjeditë më tronditëse alpiniste të viteve të fundit në Greqi, 4 persona që ndanin një dashuri ...
Prezantuesi i “Vita in diretta” (Jeto Jetën) Alberto Matano , 53 vjeç, dhe korrespondentja Barbara di Palma , 46 vjeç, janë...
Një stuhi e fortë dimërore po përfshin zonën e gjerë të Nju Jorkut dhe shtetet verilindore të Shteteve të Bashkua...
Një diplomat rus është dënuar me 12 vjet burg pasi u kap duke dhënë informacione tek inteligjenca amerikane.Momenti kur Arseniy ...
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dërgoi një mesazh optimizmi dhe uniteti me rastin e festave, duke iu referuar lindjes së...