
Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat.
Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në rrezik të mos marrin pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA, të së ashtuquajturës "mbyllje". "Nëse SHBA nuk i sigurojnë fondet në kohë, qeveria federale do të marrë përsipër fillimisht kostot e pagave të tetorit", i njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Financave portalit online tagesschau.de.
Ministria "do të fillojë procesin për të autorizuar një shpenzim të jashtëzakonshëm prej afërsisht 43 milionë eurosh". "Sapo SHBA t'ia paguajnë fondet zyrës së pagave, këto fonde do t'i kthehen qeverisë gjermane", vazhdoi zëdhënësja.
"Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen"
Për momentin, mbetet të shihet nëse SHBA-të do të autorizojnë pagat e punonjësve në fusha jo ushtarake, siç janë logjistika, furnizimet, ushqimi ose siguria. "Në të kaluarën, këta punonjës civilë, të paguar sipas 'marrëveshjes kolektive për punonjësit e forcave të armatosura të stacionuara në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë', përjashtoheshin nga ngrirja e buxhetit (mbyllja) dhe i merrnin pagat e tyre", deklaroi ministria.
Sidoqoftë, pagat tani janë të garantuara. "Në koordinim të ngushtë midis qeverisë federale dhe landit të Rheinland-Pfalz-it, për këtë po krijohen aktualisht kushtet e nevojshme." Kjo është gjithashtu "një shenjë solidariteti me forcat e armatosura amerikane të stacionuara në Gjermani dhe punonjësit e tyre civilë".
"Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen. Ministri i Financave Lars Klingbeil ka arritur të garantojë vazhdimin e pagesës së pagave. Falënderoj Ministrin Federal të Financave për veprimin e tij të shpejtë dhe vendimtar", tha Alexander Schweitzer, kryeministër i landit të Renani-Pfalc-it, sipas një deklarate. Qeveria rajonale e landit ishte angazhuar fuqimisht për afërsisht 6.300 punonjësit civilë në bazat amerikane në Rheinland-Pfalz.
Ver.di mirëpret garancinë e pagave
Sindikata ver.di i kishte bërë më parë thirrje qeverisë federale të merrte përsipër pagesat nëse është e nevojshme. Prandaj, sindikata mbështet njoftimin e Ministrisë së Financave. "Ky është një lajm shumë i mirë për punonjësit, një shenjë pozitive politike e përgjegjësisë sociale dhe një sukses për punën tonë sindikale", tha nënkryetarja e ver.dit, Christine Behle.
Në të njëjtën kohë, pala e punëdhënësve amerikanë mbetet një faktor pasigurie, përfshirë edhe për muajt e ardhshëm. "Prandaj, ne supozojmë se zgjidhja e gjetur tani do të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e ngrirjes së buxhetit (shutdown)", deklaroi Behle. Situata do të konsiderohet përfundimisht e qetë vetëm kur të përfundojë mbyllja në Shtetet e Bashkuara./DW
Sipas sindikatës ver.di, pagat e punonjësve gjermanë zakonisht miratohen nga autoritetet amerikane dhe më pas paguhen përmes një autoriteti rajonal në Rheinland-Pfalz, Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Shërbimeve (ADD). Megjithatë, ky miratim nuk është dhënë që nga fillimi i së ashtuquajturës mbyllje më 1 tetor - pavarësisht kërkesave të autoriteteve gjermane.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
25 Tetor13:19
Merret vendimi, Kroacia rikthen shërbimin e detyruar ushtarak
Në Gjermani ka debat të madh rreth shërbimit të detyruar ushtarak, kurse Kroacia merr vendimin dhe e rikthen atë. Arsyeja e dhën...
BOTA
25 Tetor09:57
Teksa largohej nga SHBA-ja për një udhëtim në Azi, Trump deklarohet për Korenë e Veriut: Ata janë disi një fuqi bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të premten se Koreja e Veriut është “disi një fuqi ...
BOTA
25 Tetor08:59
Qëndrojnë në hotel me pesë yje në Kajro, 150 terroristë të rrezikshëm të liruar nga Izraeli në jetë luksi
Zbulimi nga Daily Mail se 154 terroristë të liruar si pjesë e marrëveshjes së paqes në Gaza po qëndrojnë në nj&eu...
BOTA
25 Tetor08:28
Vijojnë sulmet me dronë ndaj Ukrainës, të paktën dy viktima dhe 8 të plagosur në Kiev
Sulmet me dronë dhe raketa nga Rusia kanë vrarë të paktën dy persona dhe kanë plagosur më shumë se një duzinë...
BOTA
24 Tetor08:13
Një prej personave më të kërkuar në botë, merr fund arratia si në filma e trafikantit të drogës
Qeveria kubaneze ka ekstraduar Zhi Dong Zhang, një shtetas kinez i akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, tek autorit...
BOTA
25 Tetor07:57
Stuhia tropikale 'Melissa' shkakton vdekjen e tre personave, ja çfarë paralajmërojnë autoritetet
Stuhia tropikale Melissa ka shkaktuar vdekjen e tre personave në Haiti, duke përfshirë dy viktima nga rënia e pemëve dhe një t&e...
BOTA
25 Tetor07:48
Ishte dënuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare, lirohet gabimisht nga qelia azilkërkuesi
Policia britanike ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian që u lirua gabimisht nga burgu,...
BOTA
25 Tetor07:35
Vriten 6 persona, SHBA tjetër sulm ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një tjetër sulm ndaj anijeve të dyshuara për trafikim me narkotik, duke shkaktua...
BOTA
25 Tetor07:26
Merz përforcon strategjinë, CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në
Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytet...
BOTA
24 Tetor23:38
Fraksionet palestineze: Një komitet teknokrat i pavarur të drejtojë Gazën
Fraksionet kryesore palestineze kanë thënë se kanë rënë dakord që një komitet i pavarur teknokratësh do të mar...