Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
EUROPA- NATO po zhvillon korridore tokësore të shumta për trupat dhe forcat e blinduara amerikane drejt vijave të frontit në rast të një lufte të madhe tokësore evropiane me Rusinë. Mediat e huaja shkruajnë se ushtarët amerikanë do të zbarkojnë në një nga pesë portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t’u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska.
Kjo vjen mes paralajmërimeve nga udhëheqësit më të lartë të Aleancës se qeveritë perëndimore duhet të përgatiten për një konflikt me Rusinë në dy dekadat e ardhshme. Rrugët logjistike janë bërë një prioritet kyç që kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të përgatisin 300 mijë trupa që do të mbahen në një gjendje gatishmërie të lartë për të mbrojtur aleancën në një samit në Vilnius vitin e kaluar.
Planet ekzistuese parashikojnë që trupat amerikane të zbarkojnë në portet holandeze përpara se të hipin në trenat që i transportojnë ato përmes Gjermanisë dhe në vazhdim në Poloni. Në rast të një pushtimi rus të NATO-s, trupat amerikane do të dërgoheshin në portin e Roterdamit përpara se të transportoheshin drejt lindjes. Por, aranzhimet po bëhen gjithashtu në prapaskenë për të zgjeruar rrugët drejt porteve të tjera për të siguruar që linja tokësore e komunikimit të mos shkëputet nga forcat e Moskës.
Gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, shefi i komandës së logjistikës Jsec të NATO-s, tha për The Telegraph se “Ukraina vuan shumë nga sulmet ruse me raketa me rreze të gjatë veprimi”. Nëse forcat e NATO-s që hyjnë nga Holanda dhe rusët do t’i bombardojnë ose shkatërrojnë portet e Evropës veriore, aleanca më e fuqishme ushtarake do të zhvendosë fokusin në portet në Itali, Greqi dhe Turqi. Nga portet italiane, trupat amerikane mund të transportoheshin përmes tokës së Sllovenisë, Kroacisë në Hungari, e cila është në kufi me Ukrainën. Plane të ngjashme ekzistojnë për të transportuar forca nga portet turke dhe greke përmes Bullgarisë dhe Rumanisë për të arritur në krahun lindor të aleancës.
Gjithashtu po hartohen plane për transportimin e trupave nëpërmjet porteve në Ballkan, si dhe përmes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Në këto korridore, ushtritë kombëtare nuk do të kufizohen nga rregulloret lokale dhe do të jenë të lira të transportojnë ngarkesa pa kufizime normale. Më parë, qeveria franceze është ankuar se tanket e saj janë bllokuar në kufijtë e huaj nga proceset burokratike ndërsa përpiqeshin të vendoseshin në Rumani si pjesë e një skeme të re për t’u mbrojtur kundër një pushtimi të frikshëm rus. Në pesë vitet e fundit, Jsec ka kryer analiza në emër të NATO-s për të zbuluar rrugë të ndryshme që mund të përdoren për dërgimin e trupave për të luftuar një pushtim rus.
Portet në Evropën veriore, si Holanda, Gjermania dhe shtetet Baltike konsiderohen veçanërisht të ndjeshme ndaj sulmeve raketore ruse. Gjenerali Sollfrank tha se “gjithçka është krijuar në një mënyrë që të kemi qëndrueshmëri të mjaftueshme”.
Por, pas paralajmërimeve se NATO ka vetëm 5 për qind të mbrojtjes ajrore të nevojshme për të mbuluar krahun e saj lindor, komandanti i Jsec është i shqetësuar për aftësitë tokë-ajër për të mbrojtur qendrat e tij kryesore logjistike.
“Duke vëzhguar dhe vlerësuar luftën ruse në Ukrainë, ne kemi vërejtur se Rusia ka sulmuar bazat logjistike të Ukrainës”, tha ai.
“Kjo duhet të çojë në përfundimin se është e qartë se bazat e mëdha logjistike, siç i njohim ne nga Afganistani dhe Iraku, nuk janë më të mundshme, sepse ato do të sulmohen dhe shkatërrohen shumë herët në një situatë konflikti. Për sa i përket mbrojtjes ajrore… Është gjithmonë e pakët. Nuk mund ta imagjinoj një situatë që ju keni mjaftueshëm mbrojtje ajrore. Ky është një shembull i mirë ku zbatohet një parim ushtarak: “Nëse dëshiron të jesh i fortë kudo, nuk je i fortë askund”, pohoi Jsec.
Foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv, që do të kufizo...
Parlamenti i Sllovenisë SLLOVENIA- Sllovenia i është shtuar listës së vendeve evropiane që e ka njohur shtetin palestinez. Pa...
RUSI- NATO ka dy deri në tre vite për t'u përgatitur për një sulm rus. Ky paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit të ushtris...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu SHBA - Presidenti amerikan Joe Biden, i cili së fundmi është bërë gjithnjë e më...
Foto ilustruese SHBA- Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në mesin ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin e Bashkimit Evropian, qindra fermerë udhëtuan drejt Bruk...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është e nevojsh...
AZI- Një fëmijë u vra dhe 22 të tjerë u plagosën në një shpërthim granate në n...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në zgjed...
foto ilustruese WASHINGTON – Me afrimin e Lojërave Olimpike që mbahen këtë sezon veror në Paris po vijnë paralajmë...