Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.
“Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës”, ka thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv NBC më 19 tetor.
“Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin”.
Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e “negociatave të vërteta për paqe” dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës.
Zelensky ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj liderit rus, duke thënë se Putini “frikësohet nga sanksionet” dhe që sanksionet sekondare do ta gjunjëzonin ekonominë ruse.
Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur Zelenskyn në Uashington më 17 tetor për të diskutuar për negociatat e së ardhmes për paqe.
Zelensky është nisur në Shtëpinë e Bardhë – për herë të tretë këtë vit – me idenë se do të diskutojë ndonjë marrëveshje për armët, që parasheh furnizimin e ushtrisë amerikane me dronë ukrainas, në këmbim të raketave me rreze të gjatë Tomahawk, mirëpo Trump ka qenë i ftohur ndaj një pakti të tillë.
Presidenti amerikan u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që menjëherë t’i ndalin luftimet, duke thënë se mjaftueshëm gjak është derdhur, dhe i ka bërë të ditura planet për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Budapest, në javët në vijim.
Data e saktë e samitit nuk është bërë e ditur.
Përgjatë intervistës me NBC, Zelensky e ka përsëritur se është i hapur që të angazhohet në bisedime dypalëshe apo trepalëshe për paqe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në tavolinën e negociatave.
E përditshmja amerikane, Washington Post ka raportuar më 18 tetor se Putini ka kërkuar që Kievi të heqë dorë krejtësisht nga rajoni i Donjeckut, rajon me rëndësi strategjike në lindje të Ukrainës që është pjesërisht i kapur nga Rusia, si parakusht për dhënie fund të luftës.
Në disa komente që ka bërë Trumpi pas telefonatës së zhvilluar me Putinin, ka thënë se rajoni duhet të “shkëputet në situatën që është tani” që nënkupton se Rusia të kontrollojë 78 për qind të rajonit.
Megjithatë, në disa komente që i ka bërë më 19 tetor, Trump e ka mohuar se ka diskutuar që Ukraina të heqë dorë nga Donjecku.
I pyetur në një intervistë për rrjetin televiziv Fox, nëse Putini është i gatshëm të pranojë një marrëveshje për paqe, Trump ka thënë se “ai do të marrë diçka”.
Koncesionet territoriale pritet të jenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje eventuale për Ukrainën, ndonëse është e paqartë se për çfarë mund të pajtohet Putini, apo se çfarë mund të ofrojë Kievi.
Kushtetuta e Ukrainës parasheh referendum kombëtar për të miratuar çfarëdo ndryshimi në territorin shtetëror, votim që nuk mund të mbahet nën gjendjen aktuale të luftës, të shpallur prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022./REL
Muzeu i Luvrit, i cili kishte njoftuar se do të rihapej për vizitorët në orën 9 të mëngjesit të sotëm, njoftoi s&...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se armëpushimi në Gaza vazhdoi të mbetet në fuqi, pavarësisht sulmeve të p...
Ushtarët e Izraelit janë sulmuar dhe ndaj tyre është qëlluar. Izraeli bën përgjegjëse organizatën terroriste Hama...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Rieti-Terni, pranë shenjës së Contigliano, ku një au...
Peter Hawkins, përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen dhe shtetas britanik, është midis 20 punonjësve të Kombeve të Bashkua...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 45 personave...
Një avion i linjës Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pas një zjarri që shpërtheu për shkak të...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka paralajmëruar se mbajtja e armëpushimit në Gaza do të jetë ...
Prej vitesh gjithnjë e më shumë studentë të huaj po i ndjekin universitetet në Gjermani. Cilësia e arsimit është ...
Presidenti amerikan, Donald J. Trump, përdori portën e vogël për t'u ngjitur në avionin presidencial "Air Force One" në aeroport...