BOTA

‘Një krizë ekzistenciale’/ Analiza e The Times: A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

m.l Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 14:53

‘Një krizë ekzistenciale’/ Analiza e The Times: A do

SHBA- Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte përdorur një chatbot me inteligjencë artificiale për të kopjuar në detyrat e tij. Ishte e para nga shumë të tjera. Më pak se një vit më parë, ChatGPT i OpenAI ishte lançuar dhe studentët tashmë po e përdornin atë për të përmbledhur artikuj shkencorë dhe libra. Por gjithashtu edhe për të shkruar ese.

“Që nga telefonata e parë, menjëherë mendova se kjo do të ishte një çështje e madhe. Për atë student të veçantë, universiteti kishte përdorur vetë inteligjencën artificiale për të zbuluar plagjiaturën. Unë pashë të metat e mundshme në atë proces dhe parashikova se një valë studentësh do të përballeshin me çështje të ngjashme,” thotë Palmer, nga zyra e tij në Robertsons Solicitors në Cardiff, ku ai është i specializuar në të drejtën e arsimit.

Ndërsa përdorimi i chatbot-eve po bëhet gjithnjë e më i përhapur, ajo që fillimisht ishte një rrjedhë e lehtë problemesh, është kthyer në një sfidë të thellë për universitetet. Nëse një numër i madh studentësh po përdorin chatbot për të shkruar, kërkuar, programuar dhe menduar për ta, cili është qëllimi i arsimit tradicional?

Që nga ajo telefonatë e parë në vitin 2023, Palmer ka krijuar një specializim të veçantë duke ndihmuar studentët e akuzuar për përdorimin e AI për të kopjuar në detyrat e kursit apo në provimet online. Ai thotë se shumica e studentëve janë shpallur të pafajshëm pasi kanë paraqitur prova si, ese të shkruara paraprakisht, shënime për përgatitje dhe punë të mëparshme.

“‘Kopjimi me AI’ është… një çështje më vete. Shpesh janë prindërit ata që telefonojnë në emër të fëmijëve të tyre. Shpesh ndihen se fëmijët e tyre nuk kanë marrë udhëzime apo trajnim të qartë mbi mënyrën si mund apo nuk mund të përdorin AI,” thotë Palmer.

Në raste të tjera, Palmer ka ndihmuar studentë që e pranojnë përdorimin e AI të shmangin dënimin duke argumentuar se politikat e universitetit mbi AI nuk ishin të qarta, ose se ata kishin probleme të shëndetit mendor si depresioni apo ankthi.

“Ata vijnë duke thënë, ‘Kam gabuar'. Në raste të tilla, marrim një letër nga mjeku i familjes apo një raport nga ndonjë ekspert që konfirmon se gjykimi i tyre ishte i dëmtuar,” thotë ai. 

‘Ishte formuluar vërtet mirë’

Disa studentë raportojnë se ChatGPT është tani programi më i zakonshëm që shfaqet në laptopët e studentëve në bibliotekat universitare. Për shumë prej tyre, është tashmë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme. Gaspard Rouffin, 19 vjeç, student në vitin e tretë për histori dhe gjermanisht në Universitetin e Oksfordit, e përdor atë çdo ditë për gjithçka, nga gjetja e sugjerimeve për libra deri te përmbledhja e artikujve të gjatë për të kuptuar nëse ia vlen t’i lexojë të plotë. Për modulet e gjuhës, përdorimi i AI është padyshim më i diskutueshëm.

“Kam pasur një pedagoge në vitin e dytë, në një klasë përkthimi [në gjermanisht], dhe ajo vuri re se shumë përkthime ishin gjeneruar nga AI, kështu që refuzoi të vlerësonte përkthimet atë javë dhe na tha të mos e bënim kurrë më,” thotë ai.

Pedagogë të tjerë kanë qenë më pak vigjilentë. Një studente tjetër e vitit të tretë në Oksford kujton një tutorial ku një bashkëstudent po lexonte një ese që ajo ndjente se ishte qartazi e krijuar nga AI.

“E kuptova menjëherë. Kishte diçka në sintaksën, mënyrën se si ishte ndërtuar dhe mënyrën se si ajo po e lexonte,” thotë ajo.

Reagimi i pedagogut? “Tha ‘Wow, ishte një hyrje vërtet e shkëlqyer, ishte formuluar shumë mirë dhe më pëlqeu saktësia e saj.’ Unë thjesht po rrija aty, duke menduar ‘si nuk e kupton që kjo është produkt i ChatGPT?’ Mendoj se kjo tregon një mungesë njohurish për këtë çështje.”

Një studim nga kompania e akomodimit për studentë Yugo tregon se 43 për qind e studentëve në Mbretërinë e Bashkuar po përdorin AI për të korrigjuar punën akademike, 33 për qind e përdorin për të ndihmuar me strukturën e eseve dhe 31 për qind për të thjeshtuar informacionin. Vetëm 2 për qind e 2,255 studentëve thanë se e përdorin për të kopjuar në detyra.

Megjithatë, jo të gjithë kanë një qëndrim pozitiv ndaj këtij softueri. Claudia, 20 vjeç, e cila studion “shëndeti, mjedisi dhe shoqëritë”, ndonjëherë ndihet e pafavorizuar.

Ajo thotë: Ndonjëherë ndihem e zhgënjyer, si për shembull në modulet e gjuhëve moderne, kur e di me siguri që e kam shkruar gjithçka nga e para dhe kam punuar shumë për ta realizuar, dhe pastaj dëgjoj për të tjerë që thjesht e kanë përdorur ChatGPT dhe në fund marrin nota shumë më të larta.

Studentët gjithashtu kanë frikë nga pasojat nëse chatbot-i i zhgënjen.

“Kam frikë të gaboj dhe të bëj plagjiaturë,” thotë Eva, 20 vjeç, e cila studion “shëndet dhe mjedis” në University College London. Në vend të kësaj, ajo fut shënimet e saj të përsëritjes në ChatGPT dhe i kërkon të bëjë pyetje për të testuar njohuritë e saj.

“Sigurisht që është pak bezdisëse, kur dëgjon: ‘Ah, unë mora këtë notë,’” thotë ajo. “Dhe ti mendon: ‘Po ti e përdore ChatGPT për ta marrë atë.’ [Por] nëse të tjerët duan të përdorin AI tani dhe më pas të mos dinë asgjë nga lënda, është problemi i tyre.”

Si duhet të përgjigjen universitetet?

Universitetet, disi me vonesë, po përpiqen të hartojnë kode të reja etike dhe të sqarojnë se si mund të përdoret AI në varësi të kursit, modulit apo llojit të vlerësimit.

Qasjet ndryshojnë ndjeshëm. Shumë universitete lejojnë përdorimin e AI për qëllime kërkimi ose për ndihmë në drejtshkrim dhe gramatikë, por disa të tjera e ndalojnë plotësisht. Dënimet për shkeljen e rregullave variojnë nga paralajmërime me shkrim deri në përjashtim.

“Universitetet janë në pozicionin e dikujt që përpiqet të mbyllë derën e hambarit pasi kali ka ikur,” thotë një pedagog ndihmës në një universitet të grupit Russell, dhe se Universiteti ynë po reagon vetëm tani ndaj AI duke vendosur politika, si për shembull cilat vlerësime nuk lejojnë përdorimin e saj.

Ka disa shenja të dukshme të shkrimit të krijuar nga robotë që profesori i vëren: Nëse shoh një punim shumë të ngarkuar me fjalë të mëdha ose me shumë mbiemra, filloj të dyshoj.

Disa studentë padyshim po kapen. Të dhënat e marra nga Times Higher Education tregojnë se rastet e sjelljes së pahijshme lidhur me AI në universitetet e grupit Russell janë në rritje, ndërsa AI po bëhet e zakonshme. Në Universitetin e Sheffield, për shembull, pati 92 raste të dyshuara për shkelje të lidhura me AI në vitin akademik 2023–24, ku 79 studentë u ndëshkuan. Kjo krahasohet me vetëm 6 raste të dyshuara dhe 6 ndëshkime në 2022–23.

Por Palmer thotë se shumë universitete janë bërë tepër të varura nga softuerë të AI si Turnitin, i cili krahason punën e studentëve me miliarda faqe në internet për të zbuluar plagjiaturë të mundshme. Turnitin jep një “pikë për ngjashmëri”, përqindjen e tekstit që përputhet me burime të tjera. Vetë kompania thotë se rezultatet nuk duhet të përdoren të izoluara.

“Bara e provës bie mbi universitetin për të vendosur nëse, sipas gjasës, studenti ka kopjuar, por kjo barrë është mjaft e ulët krahasuar me një rast penal,” thotë Palmer.

Studentët e mjekësisë dhe të shkencave biomjekësore duket se janë më të cenueshmit ndaj akuzave, sipas Palmer, sepse ata shpesh mësojnë përmendësh përkufizime teknike dhe terminologji mjekësore drejtpërdrejt nga AI.

Rasti i Andrew Stanford ilustron se sa i ndërlikuar mund të jetë ky problem. Në vitin 2023, Stanford, 57 vjeç, u akuzua nga Universiteti i Bath për përdorim të AI në kopjim gjatë provimeve të vitit të parë. Ai kishte paguar 15,000 £ për t’u regjistruar në një kurs MSc në ekonomi të aplikuar (banking dhe tregje financiare) nga shtëpia e tij në Tajlandë. Megjithatë, nëntë muaj pas fillimit të diplomës, u akuzua për përdorim të AI për të formuluar përgjigjet në provim. Nuk është e qartë se si universiteti arriti në këtë përfundim.

Stanford ngul këmbë se paragrafët në fjalë ishin punë e tij personale. Ai kërkoi në aplikacione të njohura të inteligjencës artificiale për të parë nëse kishte ndonjë formulim të ngjashëm me të tijin, por nuk gjeti asgjë, thotë ai. Megjithatë, dy muaj më vonë, në nëntor 2023, iu komunikua se ishte shpallur fajtor dhe do t’i hiqeshin 10 për qind nga notat e vlerësimit.

“Nuk më shqetësoi aspak zbritja prej 10 për qind, por më shqetësoi fakti që do të mbetesha me një shënim për sjellje të pahijshme akademike,” thotë Stanford, i cili jep mësim në matematikë dhe ekonomi në Tajlandë. “Ishte jashtëzakonisht dëshpëruese për mua, kur nuk kisha bërë asgjë të keqe. Ndihej si një gjykim i padrejtë.”

Stanford, i cili do të përfundojë diplomën e tij master prej dy vjetësh e gjysmë në Bath më vonë këtë vit, e çoi ankesën e tij në Zyrën e Arbitrimit të Pavarur për Arsimin e Lartë. Këtë muaj ai u shpall i pafajshëm/

“Studentët do të kenë nevojë për këto aftësi”

Rreziku për studentët, dhe universitetet, është shumë i madh.

“Universitetet po përballen me një krizë ekzistenciale,” thotë Sir Anthony Seldon, ish-rektor i Universitetit të Buckingham. Por nëse sfidat kapërcehen, kjo mund të jetë edhe një mundësi.

“AI mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë arsimit, por vetëm nëse i paraprijmë të metave që sjell. Dhe problemi më i madh për momentin është mashtrimi. AI gjeneruese po përmirësohet më shpejt sesa softuerët që përdoren për ta zbuluar. Mund të personalizohet sipas stilit të përdoruesit, që do të thotë se edhe një mësues shumë i mirë do ta ketë të vështirë ta dallojë. Shumica dërrmuese e studentëve janë të ndershëm, por është shumë e vështirë të mos mashtrosh kur e di që të tjerët po e bëjnë,” thotë ai.

Disa akademikë kanë propozuar rikthimin e provimeve me mbikëqyrje dhe dorëzimin e punimeve me shkrim dore si zgjidhje. Por Seldon nuk mendon se zgjidhja është kalimi nga detyrat në provime, sepse ato nuk i mësojnë studentëve aftësi të mëdha për jetën. Në vend të kësaj, ai thotë se duhet të ketë më shumë fokus në seminare ku studentët inkurajohen të “mendojnë në mënyrë kritike dhe bashkëpunuese”.

Profesori Paul Bradshaw, pedagog kryesor i gazetarisë së të dhënave në Universitetin Birmingham City, thotë se AI është një “problem masiv” për pedagogët që tradicionalisht i kanë bazuar vlerësimet në aftësinë e studentëve për të përthithur tekstin dhe për të nxjerrë përfundime të tyre.

Megjithatë, ai mendon se është thelbësore që universitetet t’u mësojnë studentëve si të përdorin AI me sy kritik, duke kuptuar përfitimet dhe mangësitë e saj, në vend që ta ndalojnë.

“Ke një grup studentësh që nuk duan t’ia dinë fare për AI. Problemi për ta është që do të dalin në një treg pune ku këto aftësi do t’u nevojiten. Pastaj ke një grup tjetër që e përdorin, por nuk i tregojnë askujt dhe në të vërtetë nuk e dinë çfarë po bëjnë. Mendoj se ndodhemi në një situatë shumë të pakëndshme ku po na duhet të përshtatemi në ecje e sipër, dhe do të shohësh shumë gabime, nga studentët, nga pedagogët dhe nga kompanitë e teknologjisë. AI ka potencialin ose ta çojë arsimin përpara ose ta shkatërrojë atë,” thotë ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan