“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

NORVEGJIA- Policia norvegjeze njoftoi se ka sekuestruar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore të telekomunikimit mes Suedisë dhe Letonisë në Detin Baltik. Policia në qytetin Tromso tha të premten se anija me pronësi norvegjeze dhe e regjistruar në Norvegji, Silver Dania, u ndalua pas një kërkesë ligjore nga autoritetet letone dhe bazuar në një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Troms të Norvegjisë. Kjo është anija e dytë që ndalohet në javën e fundit në lidhje me dëmtimin e kabllove. Policia suedeze e ndali një anije mallrash me flamuj maltezë nën dyshimin se dëmtoi kabllot nënujore.
“Ka dyshime se anija është përfshirë në dëmtimin e madh të një kablloje fibër në Detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë”, tha policia në një komunikatë.
“Policia është duke e kryer një operacion në anije, për të kontrolluar, kryer intervistime dhe për të gjetur prova”, tha ajo.
Disa kabllo nënujore të telekomunikimit dhe energjisë janë dëmtuar në Detin Baltik që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Ekspertët dhe politikanët kanë fajësuar anijet e flotës së fshehtë të Rusisë, të përbërë nga cisterna të vjetra nafte. Kremlini ka mohuar përfshirjen. Si pasojë e veprimeve sabotuese në rajon në kohët e fundit, liderët e NATO-s dhe BE-së janë pajtuar për ta nisur një mision vëzhgimi në Detin Baltik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se "veprime të tilla armiqësore" nuk do të mbeten pa përgjigje, duke premtuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në rajon. Rasti i parë i madh i sabotimit të infrastrukturës ndodhi në shtator të vitit 2022, kur një seri shpërthimesh nënujore shkatërruan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, që ishin ndërtuar për të bartur gazin rus në Evropë. Ende nuk është përcaktuar se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Një gazsjellës nënujore midis Finlandës dhe Estonisë u mbyll në tetor të vitit 2023 pasi u dëmtua nga spiranca e një anije kineze e mallrave.
Incidenti më i fundit ndodhi më 26 janar, kur u këput kablloja që lidh telekomunikacionin midis Suedisë dhe Letonisë. Një muaj më herët, në një tjetër incident, u dëmtuan kablloja elektrik “Estlink 2” dhe katër kabllo të telekomunikacionit që lidhin Finlandën dhe Estoninë. Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi dy kabllo telekomunikimi në ujërat suedeze u këputën më 17-18 nëntor. Për incidentin e 25 dhjetorit dyshohet "Eagle S", një cisternë nafte me flamurin e Ishujve Kuk, e cila besohet të jetë pjesë e "flotës së fshehtë" të Rusisë. Hetuesit dyshojnë se kabllot u dëmtuan kur cisterna i tërhoqi ato me spirancën e saj./ REL
VENEZUELË- Ministria e Komunikimeve e Venezuelës konfirmoi sot në një postim në aplikacionin Telegram se Presidenti Ni...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Tarifa e alkoolit në MB është vendosur të rritet në përputhje me inflacionin nga 1...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli në propozimin e tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza n&eum...
MAQEDONIA E VERIUT- Mijëra qytetarë kanë demonstruar në mesditë në qendër të Shkupit për incidentin me një v...
SHKUP- Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi p...
Foto ilustruese SHBA - Organet federale të zbatimit të ligjit i kanë shtuar operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjs...
FRANCË- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen ka deklarua se vendi i saj duhet të ndjekë s...
SHBA- Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë...
SHBA- Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave po luan një rol kyç në planet e administratës Trump për të goditur imigracionin ...
GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim për politik...