Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
SHBA - Organet federale të zbatimit të ligjit i kanë shtuar operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në disa qytete amerikane si pjesë e premtimit të Presidentit Donald Trump për t’i dëbuar ata nga vendi. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh nga qyteti i Çikagos, banorët që jetojnë në lagjet e emigrantëve thonë se bastisjet kanë rritur ankthin mes tyre.
Michael Rodrigues përfaqëson distriktin 22 të Çikagos, përfshirë lagjen “Little Village”. Rruga njëzet e gjashtë është një pjesë e rëndësishme, plot me dyqane që tërheqin emigrantët nga mbarë zona.
“Rruga 26 njihet si kryeqendër meksikane. Këtu ekonomia po lulëzon dhe siguron të ardhura për të gjithë rajonin”.
Një studim nga Instituti Delta në vitin 2020 tregon se lagja “Little Village” siguron rreth 900 milionë dollarë të ardhura vjetore nga tatimet, shuma e dytë më e lartë për Çikagon.
Ndërsa organet federale të imigracionit dhe punonjësit e rendit shihen në të gjithë zonën, si pjesë e përpjekjeve të administratës së Presidentit Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, këtë lagje e ka pllakosur qetësia.
“Frika ka kapluar anëtarët e komunitetit tim”, thotë Michael Rodriguez. i cili përfaqëson distriktin 22 të Çikagos.
Zyrtari thotë se ka shpërndarë për komunitetin të dhëna mbi të drejtat që ata gëzojnë.
“Kemi zhvilluar takime për biznesin dhe shpërndarë fletushka që njerëzit të informohen mbi drejtat që gëzojnë. Organizata dhe subjekte të tjera shkojnë derë më derë, duke folur me banorët për të drejtat e tyre”, thotë zoti Rodriguez.
I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për kufirin, Tom Homan, ishte në qytetin e Çikagos për të vëzhguar operacionet e organeve të emigracionit. Duke folur për Zërin e Amerikës ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, zoti Homan tha se emigrantët që respektojnë ligjin amerikan nuk janë objektiv i bastisjeve.
“Aktualisht jemi përqendruar tek kërcënimet publike dhe të sigurisë kombëtare, çka përbëjnë objektivin tonë kryesor. Janë katër agjenci federale që po bashkëpunojnë në këto operacione për të goditur emigrantët e paligjshëm që kanë kryer krime në Shtetet e Bashkuara. Do të veprojmë në çdo qytet amerikan dhe do të arrestojmë ata që janë ilegalisht në vend dhe janë dënuar për krime”, tha zoti Homan për Zërin e Amerikës.
Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Trump u mundëson organeve të rendit që të kenë qasje në shkolla dhe kisha për të ndaluar të dyshuarit, tha zoti Homan për rrjetin ABC të dielën.
“Organet e emigracionit duhet të kenë lirinë e gjykimit për të vendosur nëse në këto objekte ka individë që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare apo publike. Në raste të tilla duhet të kenë alternativën për të bërë arrestime”.
“Jemi të shqetësuar për sigurinë e familjeve tona”, thotë Cristina De La Rosa e cila drejton organizatën jofitimprurëse “Erie House” që ndihmon emigrantët në lagjen “Little Village”.
“Disa nga pjesëtarët janë larguar nga qendrat tona dhe po i mbajnë fëmijët në shtëpi. Duam të sigurohemi që ata ta dinë që organizata jonë është e përgatitur”.
Ajo thotë se organizata e saj ka zhvendosur në internet disa nga shërbimet për ata që hezitojnë të vizitojnë zyrat e saj.
Shefi i policisë së Çikagos, Larry Snelling, njoftoi për të paktën 100 të arrestuar gjatë operacionit të fundit në Çikago./VOA
FRANCË- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen ka deklarua se vendi i saj duhet të ndjekë s...
SHBA- Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë...
SHBA- Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave po luan një rol kyç në planet e administratës Trump për të goditur imigracionin ...
GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim për politik...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka bërë një postim të ri në lidhje me tragjedinë e avionit në Aeroportin Komb&...
Foto ilustruese SPANJË - Gjatë vizitës në Spanjë këtë javë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri...
MEKSIKË- Një murale e lënë pas dore gjatë viteve 1934 në Meksikë që paralajmëron për ngritjen e fa...
KOSOVË- Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, janë shumë t&eum...
GROENLANDË- Në një sondazh të publikuar së funsmi mësohet se pothuajse gjysma e danezëve tani e konsiderojnë SHBA...
tom dodaj KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ...