Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim për politikë më të ashpër migrimi. Kjo ndodhi një javë pas vrasjes me thikë në Aschafenburg të Bavarisë të një fëmije dy vjeç dhe një burri nga një azilkërkues që duhet të qe dëbuar.
Ky veprim kritikohet si thyerje tabuje historike: CDU/CSU i hyri një vote të pambështetur nga partitë e qendrës dhe të majta, por të mbështetur nga AfD-ja, parti me pjesë ekstreme të djathta. CDU/CSU e mori parasysh këtë dhe çau, sipas kritikëve, kordonin sanitar, refuzimin e një kauze të përbashkët me AfD-në.
Që nevojitet një politikë më e ashpër apo më efektive migrimi në Gjermani, për këtë janë dakord thuajse të gjithë. Edhe kancelari socialdemokrat Olaf Scholz pranoi në Bundestag se atentatet e fundit në Gjermani duhet të qenë parandaluar. Megjithatë jo me marrjen parasysh të mbështetjes edhe nga AfD-ja.
Merz i hyn një rreziku dhe shkakton revoltë
Por kryetari i CDU-së, Friedrich Merz argumentoi se "një përmbajtje e drejtë nuk bëhet e gabuar, sepse votojnë të gabuarit për të". Të njëjtën logjikë përdori ai edhe për ligjin për kufizimin e migrimit për votim të premten (31.01.). Ai parasheh ndër të tjera fundin e bashkimit familjar për persona në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por lejohen të qëndrojnë në Gjermani, për momentin, për arsye të tjera.
Protestat nga partitë e majta, nga personalitete të politikës dhe kulturës, nga mijëra demonstrues në qytete të ndryshme të Gjermanisë janë masive. Mbi 6000 vetë protestuan të enjten (30.01.) para godinës së CDU-së në Berlin. Mbi 6500 vetë qenë në Frankfurt mbi Main. Mbi 5000 vetë protestuan në Lajpcig. Shumë protesta të tjera kundër një bashkëpunimi me AfD-në janë lajmëruar në Këln, Dortmund, Dyseldorf, Münster etj.
Në një letër, kishat protestante dhe katolike ankohen se tani i hapet rrugë denigrimit të të gjithë migrantëve. Një i mbijetuar i Holokaustit tha se do të dorëzonte si protestë Kryqin Federal të Meritave.
Ish- kancelarja Angela Merkel, në një nga deklaratat e rralla të saj, qe e ashpër ndaj partisë së saj, CDU-së, që ka ndryshuar. Ajo quajti "të gabuar" pranimin nga CDU, për herë të parë të një shumice, me votat e AfD.
Çfarë kërkon CDU/CSU?
Në një plan pesë pikësh konservatorët kërkojnë refuzimin e të gjithë emigrantëve pa dokumenta në kufirin gjerman. Kështu që në të ardhmen nuk do të mjaftojë më kërkesa për azil për të hyrë në Gjermani. Kërkohen kontrolle të përhershme të kufirit. Si dhe arrest për refugjatët që duhet të dëbohen deri në dëbim.
Mocioni të mërkurën (29.01.) u miratua me tre vota diferencë: pro votuan 348 deputetë: 187 nga CDU/CSU, 80 nga FDP dhe 75 nga AfD. 345 votuan kundër.
Pas kësaj, AfD kaloi në shprehje triumfuese. Deputeti i AfD-së Bernd Baumann deklaroi se "ky është një moment historik. Fillon një epokë e re dhe AfD është flamurtari i saj".
Megjithëse pritej ky reagim i AfD-së pas votimit, në Bundestag u krijua situatë e pakëndshme. Lideri i CDU dhe pretendenti kryesor për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz doli në podium dhe tha se i vjen keq për votimin, por e majta duhet të qe treguar e përgjegjshme në votim.
Paraprakisht kancelari socialdemokrat, Olaf Scholz e kishte akuzuar Merzin se po bënte "një gabim të pafalshëm". Scholz kujtoi se masat shkelin kushtetutën e Gjermanisë dhe ligjet evropiane.
Vendimi i Bundestagut ka fuqi simbolike. Ai nuk e detyron qeverinë gjermane juridikisht për asgjë.
Por në fushatë elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit, është hapur debati i "kulturës politike” në Gjermani. Çfarë do të konsiderohet e lejueshme për Gjermaninë e sotme, me të kaluar e saj naziste mbi 80 vjet më pare?
Kemi të bëjmë me një thyerje tabuje. Që shënon, me shumë gjasa, një pikë kthese në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare. Një anëtar i CDU-së, i cituar nga mediet, u shpreh se këtë javë u vendosën zgjedhjet. "Unë vetëm nuk e di në cilin drejtim."
Si shpjegohet kjo? Mocioni i Friedrich Merz-it, kryetarit të CDU-së prek dy tema qendrore për Gjermaninë: së pari politikën e azilit e migrimit. Që është bërë kryesorja pas vrasjeve nga të huajt vjet dhe sivjet.
Së dyti prek parimin bazë të deritashëm për identitetin demokratik të Gjermanisë: mosbashkëpunimin me ekstremin e djathtë.
CDU/CSU nuk bashkëpunoi në votim me AfD, teksti i mocionit e quan AfD-në shprehimisht kundërshtare. Mosbashkëpunimin me AfD, CDU/CSU e ka deklaruar edhe tani më pas. Por fakti që CDU/CSU e dinte se mund të fitonte vetëm me mbështetjen e AFD-së dhe e pranoi këtë, shkon për shumë vetë larg.
Vendimtare për zgjedhjet: shumica më e heshtur
A e dëmtoi veten dhe shanset për të ardhur në pushtet me këtë mocion CDU/CSU?
Kjo do të varet nga rrethana, sa do të arrijnë të argumentojnë në bazë CDU/CSU dhe ata që e quajnë të drejtë vendimin. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruante të premten se komunat që vuajnë nga numri i madh i migrantëve duhet të thonë fjalën e tyre tani.
Por suksesi apo dështimi i CDU/CSU do të varet në fund nga ajo që mendojnë në të vërtetë ata njerëz, që (ende) nuk shprehen zëshëm publikisht. Forcimi aktual i AfD-së, fakti që AfD rezulton e dyta në sondazhe, vjen prej diku.
Janë 57% e gjermanëve që konsiderojnë të drejtë, që njerëzve pa dokumenta t'u mohohet si parim hyrja në Gjermani (sipas ARD-"Deutschlandtrend").
Protestat këto ditë të mijëra vetëve tregojnë se Gjermania ka një demokraci të gjallë e aktive. Njëkohësisht, demonstratat historike masive të një viti më parë kundër planeve të AfD-së për "remigrimin" nuk e dëmtuan gjatë AfD-në.
Rreziqe për CDU-në, shanse për partitë e majta
Parashikimet për këto zgjedhje mbeten të vështira. Veprimi i Merz-it shoqërohet me rreziqe për CDU-në. Ai mund t'i shtojë vota CDU/CSU, duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë gjermanëve përballë krimeve dhe atentateve.
Por ai i ofron papritur mundësi revanshi edhe së majtës. Kancelari Scholz e kapi momentin në Bundestag dhe Merzi u duk papritur në pozicion defensiv. Merz-it "nuk mund t'i besosh më, a do të bashkëpunojë me AfD-në", u shpreh kancelari Olaf Scholz. Edhe 54% e gjermanëve dyshojnë që Merzi do t'i përmbahet garancisë për mosbashkëpunim me AfD-në (sipas RTL/ntv "Trendbarometer")
SPD, Të Gjelbërve, të majtëve në tërësi u hapen shanse. Shanse, nëse arrijnë t'i paraqesin me sukses konservatorët si prishës të konsensusit themelor të demokratëve gjermanë: asnjë bashkëpunim me ekstremin e djathtë.
CDU/CSU humbi pas votimit një pikë dhe arrin aktualisht 29%. SPD fitoi një pikë, arrin 17%; AfD mbetet në 22%; të Gjelbrit arrijnë 13%, FDP 4% (sondazh i Institutit Insa, 30.01.).
Sondazhet: zgjedhësit janë të ndarë
Megjithë protestat e bujshme: gati gjysma e të anketuarve të pyetur në sondazhin aktual të RTL/ntv "Trendbarometer" e quajnë të drejtë që CDU/CSU e imponoi me votat e AfD-së mocionin për migrimin. Me fjalë të tjera: 46 për qind e mbështesin, që CDU/CSU pranoi me vetëdije mbështetjen e AfD-së kur votoi në Bundestag mocionin e saj për politikën e migrimit. 50 për qind nga ana tjetër mendojnë se kjo ishte e gabuar.
Kjo tregon se vetëm në ditën e votimit do të dihet qëndrimi real i votuesve.
Para votimeve në Bundestag, si SPD e kancelarit Scholz, ashtu dhe CDU/CSU patën rënie në sondazhe. Kurse AfD kishte rritje me katër përqind.
CDU thotë se nuk dëshiron rrethana si në Austri, ku ultra të djathtët po formojnë qeverinë. Partitë unioniste janë të interesuara të dobësojnë mbështetjen për AfD. Pritet të shihet a do ta arrijnë dot këtë./ DW
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka bërë një postim të ri në lidhje me tragjedinë e avionit në Aeroportin Komb&...
Foto ilustruese SPANJË - Gjatë vizitës në Spanjë këtë javë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri...
MEKSIKË- Një murale e lënë pas dore gjatë viteve 1934 në Meksikë që paralajmëron për ngritjen e fa...
KOSOVË- Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, janë shumë t&eum...
GROENLANDË- Në një sondazh të publikuar së funsmi mësohet se pothuajse gjysma e danezëve tani e konsiderojnë SHBA...
tom dodaj KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ...
Louvre PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macro do të restaurojë me themel muzeun e famshëm Louvre në Paris, sepse lagësht...
studentet ne serbi SERBI- Studentët serbë të nisur nga Beogradi, që kaluan natën në Ingjije, rreth 40 kilometra nga kryeqyte...
Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pa...
al bano ITALI- Europa po shpreson që fundi i luftës Ukrainë-Rusi të jetë sa më afër. Ndonëse ende nuk ka pasur ndo...