Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
AFGANISTAN- Atel shtyn një karrocë druri çdo ditë rreth kryeqytetit afgan, Kabul, duke shitur perime. Pensionisti 70-vjeçar doli në pension rreth pesë vjet më parë. Por, që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët e kanë ndaluar pagesën e pensioneve. Kjo i ka detyruar mijëra pensionistë si Ateli t’i kthehen punës, shpesh si shitës ambulantë, për të ushqyer familjet e tyre mes një krize shkatërruese ekonomike dhe humanitare në vend.
"Kanë kaluar gati tre vjet që kur kemi marrë pensionet tona për herë të fundit", tha Atel për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë. "Unë nuk kam fuqi të bëj punë fizike. Por, blej qepë dhe patate në treg çdo ditë dhe i rishes", tha ai.
Puna është rraskapitëse dhe ai fiton vetëm rreth 1 dollarë në ditë. Por, Atel, i cili ka një familje me tetë anëtarë, tha se nuk ka zgjidhje tjetër pos të punojë. Mohammad Nasim është një tjetër pensionist që është detyruar të gjejë një punë. Ai shet fletore dhe stilolapsa në rrugë, duke fituar rreth 1 dollarë në ditë.
“Nuk kam mjete për të bërë punë të tjera”, tha për Radio Azadin Nasimi, i cili është me aftësi të kufizuara. Nga ana tjetër kam dhimbje dhe nuk kam para as t’i blej ilaçet e mia.
Rreth 150.000 pensionistë morën një pagesë mujore prej rreth 100 dollarësh nga shteti para se talibanët të merrnin Afganistanin, ku mosha e daljes në pension është 65 vjeç. Por, pensionistëve nuk u janë paguar pensione që atëherë, duke shtyrë disa familje drejt urisë. Shumë nga pensionistët u shërbenin qeverive që kishin luftuar kundër talibanëve.
Në prill, udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, urdhëroi qeverinë e tij të ndalonte zbritjen e kontributeve të pensionit nga pagat e nëpunësve civilë, duke çmontuar në mënyrë efektive sistemin e pensioneve. Akhundzada sugjeroi se sistemi ishte "jo-islamik".
Ky veprim bëri që pensionistët të ngriheshin në protesta, duke thënë se nuk mund të mbijetojnë pa ndihmën e shtetit. Dhjetëra nëpunës civilë në pension dhe anëtarë të pensionuar të forcave të armatosura, organizuan një tubim në Kabul më 20 prill. Protesta u shpërnda nga talibanët.
Papunësia masive dhe varfëria në rritje, si dhe mungesa e ndihmës nga qeveria, i kanë detyruar të moshuarit, madje edhe fëmijët, të gjejnë atë punë që munden. Kufizimet e ashpra të talibanëve për punësimin e grave i kanë lënë familjet pa një person në familje që do të mund të siguronte të ardhura. Jo të gjithë pensionistët janë në gjendje të punojnë për shkak të sëmundjes ose moshës së tyre të shtyrë. Ata e kanë të vështirë të sigurojnë edhe punë të rëndomta.
“Ne kemi mjekra të thinjura, na dridhen duart dhe këmbët dhe askush nuk na jep punë”, tha për Radio Azadi një pensionist, i cili mori pjesë në protestën e prillit dhe foli në kushte anonimiteti.
Kreu i Shoqatës së Pensionistëve Afganë, Aafandi Sangar, tha se "njerëzit më të varfër në Afganistan janë pensionistët që nuk mund të punojnë më".
"Disa prej tyre janë duke bërë punë të vështirë, por disa janë të sëmurë [dhe të paaftë për të punuar]," tha ai për Radio Azadi.
Sangar theksoi se pensionistët do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga qeveria talibane.
“Këto para janë para personale të pensionistëve”, tha ai. “Nuk janë paratë e qeverisë, pensionet janë e drejta e patjetërsueshme e çdo pensionisti”.
Marrrë nga REL
Foto ilustruese UKRAINË- Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër. Para Konferencës për Rindë...
Fico SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë , Robert Fico , i cili mbeti i plagosur rëndë nga një sulm ndaj tij, ka publikuar t&...
foto ilustruese QIPRO- Një çift të moshuarish shkuan në një stacion policie në Nikosia të shtunën në m&...
foto ilustruese KOSOVË- Ndihma financiare për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, Lindja e Mesme por edhe Rajoni i Ballkani...
joe biden FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përsëritur të shtunën mbështetjen e fuqishme për Kievin teksa e ...
foto ilustruese EUROPË- Votuesit në Itali, Sllovaki dhe vendet të tjera europiane po votojnë në ditën e tretë të zg...
christopher deloire FRANCË- Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, Christopher Deloire, drejtori i përgjithsh&eum...
parada KOSOVË- Ka nisur “Parada e Krenarisë” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Kem...
olaf scholz GJERMANI - Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar për lirimin e 4 pengjeve izraelite ditën e sotme. Përmes një postimi n...
macron dhe biden ne france FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden n&eum...