Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KINË - Në esenë e tij "Vëzhgime mbi dënimin me vdekje" nga viti 1957, shkrimtari, Albert Camus mbrojti me forcë refuzimin e dënimit me vdekje. Për shkrimtarin dhe filozofin, dënimi me vdekje është shprehje e hakmarrjes dhe shpagimit. Nëse e ke parasysh këtë qëndrim të Camus kur lexon raportin e fundit të AI, e kupton se drejtësia globale nuk i ka punët mirë.
Sipas raportit të fundit të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International vitin e kaluar janë ekzekutuar 1.153 vetë në të gjithë botën -me prerje koke, të varur, të qëlluar me armë apo helmuar. 31% më shumë. AI shkruan se kjo është shifra më e lartë që "prej një dekade".
Ekzekutimet: Kina para Iranit dhe Arabisë Saudite
Nga 16 vendet që zbatojnë dënimin me vdekje, vetëm pak vende janë përgjegjëse për numrin e lartë të ekzekutimeve. Irani është përgjegjës për 853 ekzekutime, Arabia Saudite 172. Somalia 38, SHBA 24 ekzekutime.
Amnesty International është e mendimit, se në Kinë ekziston numri më i lartë i ekzekutimeve, por për shkak të sekretit shtetëror, raporti nuk përmban të dhëna për ndoshta mijëra të ekzekutuar në vend. Politikanja e FPD-së, Renata Alt, drejtuese e komisionit të Bundestagut për të drejtat e njeriut është shprehur se "rritja dramatike e ekzekutimeve në mbarë botën është shokuese. Në një kohë që shifrat e Amnesty International tregojnë vetëm majën e ajsbergut, sepse nga disa vende nuk jepen të dhëna".
Si sukses mund të konsiderohet sipas AI, rënia e numrit të përgjithshëm të shteteve që kryejnë ekzekutime. "Gjithnjë e më shumë vende heqin dorë nga praktika mizore e dënimit me vdekje", raporton Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International për Gjermaninë, Julia Duchrow. Nga 20 vende në vitin 2022, në vitin 2023 kjo shifër ishte 16. Në Bjellorusi, Japoni, Mianmar dhe Sudanin Jugor nuk kryhen më ekzekutime. Deri më sot 144 vende e kanë shfuqizuar dënimin me vdekje.
Dënimi me vdekje si mjet shtypjeje, sidomos në Iran
Në vendet që zbatojnë dënimin me vdekje, ky dënim përdoret edhe si instrument politik. "Ekzekutimet publike prej kohësh janë mjet i represionit politik dhe frikësimit shoqëror", thotë Max Meißauer, ekspert në AI. Kjo vlen sidomos për Iranin. Aty autoritetet e kanë shtuar dënimin me vdekje, për të frikësuar popullsinë dhe për të forcuar pushtetin e tyre.
60% e dënimeve me vdekje të zbatuara janë për vepra penale që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk duhet të pasojnë me dënim me vdekje, mes tyre ka edhe delikte të drogës. Në Iran ka pasur 246 ekzekutime në vitin 2020, thotë eksperti Meißauer. "Në raportin tonë aktual janë tanimë 853." Këto janë shifra shumë të larta, thekson eksperti. Politikanja liberale, drejtuesja e komisionit për të drejtat e njeriut, Renata Alt kërkon nga BE që të ushtrojë më shumë presion ndaj regjimit të mullahëve. "Për fat të keq vendet e BE nuk janë të një mendimi, ndryshe BE do t'i kishte vendosur prej kohësh Gardat e Revolucionit në listën e terrorit."
Arabia Saudite i vetmi vend që praktikon prerjen e kokës me shpatë
Në anën tjetër të Gjirit Persik në Arabinë Saudite, vendin e tretë me numrin më të lartë të ekzekutimeve gjendja është përmirësuar vetëm në vështrim të parë. Vërtet që numri i ekzekutimeve me vdekje është ulur me 12% në 172, por sipas raportit të AI, aty janë marrë "deponime" me forcën e torturës dhe dënimet me vdekje janë dhënë pas proceseve jo të rregullta sipas të drejtës ndërkombëtare. Për shembull rasti i Mohamad al-Ghamdit. Ish mësuesi u dënua me vdekje për shkak se kishte postuar në mediat sociale deklarata kritike për qeverinë. Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që dënimin me vdekje e kryern duke prerë kokën me shpatë.
Me shqetësim AI shikon edhe nga SHBA, ku numri i ekzekutimit të dënimit me vdekje u rrit nga 18 në 24 vetë. Shtetet federale Idaho dhe Tenesi kanë sjellë projekligje që mundësojnë ekzekutimet me komandon e vdekjes. Montana po verifikon zgjerimin e listës për zbatimin e dënimit me vdekje me substanca të reja për injeksionit vdekjeprurëse.
Eksperti i AI për Gjermaninë Meißauer është i mendimit se nuk mjafton vetëm përmendja e dënimit me vdekje në bisedimet bilaterale apo nota proteste. "Ne dëshirojmë që qeveria gjermane t'i japë më shumë rëndësi luftës kundër dënimit me vdekje dhe në rastin e vendeve që bien në sy negativisht të marrë masa të qarta diplomatike."/DW
Foto ilustruese GREQI - Tre persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen për posedim të lëndëve n...
Foto nga plantacioni me kanabis GREQI - Një hapësirë e projektuar posaçërisht për kultivimin e dhjetëra bimëve ...
Rrëzimi i një droni Shahed nga mbrojtja ukrainase në Kiev. Fotografi nga arkivi. UKRAINA- Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 1...
Foto ilustruese GJERMANI - Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se ...
Foto ilustruese UKRAINË - Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian po mbajnë një takim në Bruksel, në përpjekje p&eum...
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Uashington, 4 prill 2024. SHBA- Shtëpia ...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë një prokuror ...
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evrop&e...
Foto ilustruese SHBA- Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golfit goditën ...
Harta ITALI- Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autorietet ital...