Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luanin me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror. Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Presidenti Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë pikëpyetjes se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike “The Economist” se anëtarët e aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën që të godasë brenda Rusisë me armë perëndimore, pikëpamje e mbështetur nga disa vende anëtare të NATO-s, por jo nga Shtetet e Bashkuara.
“Përshkallëzimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë pasoja të rënda”, tha për shtypin Presidenti Putin gjatë një vizite në Tashkent. “Nëse këto pasoja të rënda ndodhin në Evropë, si do të sillen Shtetet e Bashkuara, duke patur parasysh barazinë tonë në fushën e armëve strategjike?”
“Është e vështirë të thuhet nëse ata duan një konflikt global”, tha zoti Putin. Presidenti rus tha se sulmet ukrainase ndaj Rusisë me armë me rreze të gjatë veprimi do të kishin nevojë për ndihmë satelitore, zbulimi dhe ushtarake perëndimore, kështu që Perëndimi do të përfshihej drejtpërdrejt. Ai tha se dërgimi i trupave franceze në Ukrainë do të ishte hap drejt një konflikti global.
Duke folur për anëtarët e NATO-s, Presidenti Putin tha se vendet e vogla në Evropë “duhet të jenë të vetëdijshme se me çfarë po luajnë”, pasi ato kishin sipërfaqe të vogla tokësore me popullsi shumë të dendur.
“Ky është një faktor që ata duhet ta kenë parasysh përpara se të flasin për goditje në thellësi të territorit rus”, tha Presidenti Putin.
PËRPARIMI I TRUPAVE RUSE NXIT DEBATE NË PERËNDIM
Fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në vitin 2022, shkaktoi dëmtimin më të madh të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit në 60 vjet. Kriza po përshkallëzohet drejt asaj që diplomatët thonë se është faza më e rrezikshme deri më sot. Pushtimi ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas, ka detyruar miliona të ikin jashtë vendit dhe ka kthyer në gërmadha qytete të tëra.
Rusia, e cila kontrollon 18% të Ukrainës, po përparon dhe ka hapur një front të ri në rajonin e Kharkiv-it, duke nxitur një debat në Perëndim se çfarë mund të bëjë më shumë pasi i ka dhënë Kievit ndihma ushtarake prej qindra miliarda dollarësh. Udhëheqësit perëndimorë dhe Ukraina kanë minimizuar paralajmërimet e Rusisë për rrezikun e një lufte më të gjerë që përfshin Rusinë, fuqinë më të madhe bërthamore në botë, dhe NATO-n, aleancën më të fuqishme ushtarake në botë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ukraina thotë se duhet të jetë në gjendje të godasë përtej linjave të forcave ruse, përfshirë territorin rus, për të luftuar agresorin. Zyrtarët rusë thonë se durimi i Moskës po venitet pas sulmeve të përsëritura të Ukrainës ndaj qyteteve ruse, rafinerive të naftës, dhe ditët e fundit, edhe kundër elementëve të sistemit të paralajmërimit të hershëm bërthamor./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golfit goditën ...
Harta ITALI- Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autorietet ital...
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha se përpjekja e saj për të dërguar në hapësirë një satelit të ri zbulimi usht...
hashtagu GAZË- Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suks...
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Presidentit amerikan Joe Biden të marrë pjesë në samtin e paqes ...
Melinda French Gates SHBA- Filantropistja amerikane Melinda French Gates thotë se do të dhurojë 1 miliardë dollarë gjatë dy ...
takimi ITALI- Një takim i tensionuar ka qenë ai mes kryeministres Giorgia Meloni dhe presidentit të rajonit të Campania, Vin...
foto ilustruese UKRAINA- Liderët e Francës dhe të Gjermanisë kanë thënë të martën se Ukraina duhet të lej...
AMERIK- Një grua nga Connecticut është përballur me një situatë të rrezikshme pasi u përpoq të shuante vajin e dj...
FRANCË- Arkeologët francezë kanë zbuluar nëntë varre të mëdha që përmbajnë eshtrat e kuajve deri në...