Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese komentet e tij kundër Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), duke e kundërshtuar atë si “antikushtetues” dhe kundër lirisë së medias.
Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në korrik me gjithë kritikat, veç tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili së bashku me juristen e mediave, Flutura Kusari, i dorëzoi komentet e asociacionit në Kushtetuese, tha se shpreson se gjykata do ta rrëzojë këtë ligj.
“Kjo çfarë ka ndodhur në fakt dhe diskutimi që do të ndodhë brenda Gjykatës për këtë ligj është i një rëndësi absolutisht historike, për shkak se për herë të parë do të merren një vendim për një ligj kaq të rëndësishëm për sa i përket lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë”, tha Rexha.
Komente në Kushtetuese kundër këtij ligji ka dërguar edhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) muajin e kaluar.
Rexha shpreson se gjykata do të “bindet” se ligji është “antikushtetuese dhe “ai do të shfuqizohet në tërësi, pasi mënyra se si është hartuar, mënyra se çfarë përmban, janë në kundërshtim me frymën e Kushtetuese dhe në kundërshtim me lirinë universale të medias”.
Në korrik, i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, shprehu keqardhje që Kuvendi e miratoi ligjin "pa i adresuar shqetësimet" dhe nuk u rreshtua përkrah standardeve të BE-së.
Qeveria e ka mbrojtur ligjin për KPM-në, duke thënë se ai respekton Direktivën e BE-së dhe se është i harmonizuar me legjislacionet që janë në fuqi.
Juristja Kusari tha se ligji është bërë “në kundërshtim me disa nene” të Kushtetuës dhe për këtë ajo shpreson se do të ketë bazë për shfuqizimin e ligjit në tërësi.
“Në dorëzuam sot komente përmes së cilave argumentojnë se procedura se si është bërë ligji dhe disa nene që kanë të bëjnë me rregullimin e funksionimin e komisionit bien ndesh me disa nene të Kushtetutës, por në veçanti bien ndesh me parimin e barazisë gjinore, me lirin e medias dhe pavarësinë e KPM-së. Shpresojmë se argumentet tona do ta bindin gjykatën ta shfuqizoi ligjin për KPM”, tha ajo.
Projektligji i miratuar të enjten, më 11 korrik, parasheh licencimin dhe kontrollimin e mediave online që prodhojnë video prej KPM-së, më herët në këtë organ kanë qenë të obliguara që të regjistrohen vetëm mediat audio-vizuale.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) - i themeluar në vitin 2005 - është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.
Sipas këtij projektligji, mediat që funksionojnë si organizata joqeveritare do të duhen të hapin kompani që t’i plotësojnë kushtet e licencimit nga KPM-ja.
Po ashtu, mediat duhet të marrin leje prej KPM-së në rast të ndryshimit të pronësisë mbi 10 për qind.
Sipas tij, mediat online do t’i nënshtrohen regjimit të sanksioneve me vlerë në deri 40.000 euro për shkeljet eventuale siç janë: mosrespektimi i ligjit, mosdorëzimi i raportit vjetor te KPM-ja brenda afatit, mosruajtja e arkivit të transmetimeve, mosrespektimi i kohës së përcaktuar për transmetim, si dhe për disa raste të tjera.
Përveç përfshirjes së mediave online që prodhojnë video nën monitorimin e KPM-së, projektligji i ri parasheh edhe rritjen e numrit të anëtarëve të KPM-së nga shtatë në 11 dhe zgjatjen e mandatit të tyre.
Anëtarët e KPM-së votohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo rritje e stafit në KPM mund të keqpërdoret nga Qeveria “për t’i dërguar njerëzit e tyre”, të cilët do të mund të qëndronin më gjatë në pozitat e tyre, duke rrezikuar kështu, sipas tyre, pavarësinë e KPM-së.
Projektligj për KPM-në u miratuaa nga Qeveria e Kosovës më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe u dërgua në Kuvendin e Kosovës, ku është miratuar në lexim të parë më 7 mars të këtij viti. Pas miratimit në lexim të dytë, duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) i patën bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në projektligj, pasi diçka e tillë ishte konsideruar “sulm mbi mediat”.
Misioni i OSBE-së dhe i BE-së më herët kanë thënë se mbështesin qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e shërbimeve audio-vizuale, por, "siç thekson raporti i Këshillit të Evropës, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai mos të nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore”./REL
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të martën se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor t&eu...
RUSI- Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë këtë javë, njoftoi të hënën mi...
Burns SARAJEVË- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë ...
Peter Stano MITROVICË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë...
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris në tre sondazhet e zhvilluara në një javë tregojnë se ajo është pas ish-p...
SHBA- Një muaj pasi njoftoi se nuk do të rikandidojë, Presidenti Joe Biden iu drejtua Kuvendit Kombëtar Demokrat të hënën n...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trupat e gjashtë pengjeve të marra prej militantë...
Donald Trump SHBA- Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë...
Joe Biden SHBA- Një Parti Demokrate e rigjallëruar u mblodh mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar fjalën p&e...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi ...