Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJERMANI- Pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë është se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme? Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) caktoi fillimisht datën 15 janar si datën ku do të kërkojë votëbesimin, por pas presionit nga partitë CDU/CSU dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, që janë ende partnerë të koalicionit, kancelari Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme.
Gjatë një interviste me gazetaren Caren Miosga në televizionin publik gjerman ARD kancelari Scholz tha: "Jam i gatshëm për votëbesimin madje edhe këtë vit".
Kryetari i CDU-së Merz dëshiron që kancelari Scholz ta kërkojë votëbesimin këtë të mërkurë në mënyrë që zgjedhjet e parakohëshme të zhvillohen më 19 janar.
Kancelari Scholz, tha se datën e zgjedhjeve duhet ta diskutojmë sa më qetë të jetë e mundur. Sipas tij, do të ishte mirë që fillimisht "të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.
Po ashtu kancelari tha se është i gatshëm të bisedojëpër një datë më të hershme, por me kusht që CDU dhe CSU të mbështesin propozimet e koalicionit qeverisës për disa ligje të reja. Por lideri i opozitës Friedrich Merz (CDU) e refuzoi këtë ofertë dhe tha: së pari duhet mocioni i mosbesimit, pastaj bisedimet për ligjet.
Për të përgatitur zgjedhjet nevojiten 60 ditë
Në debatin politik për datën e zgjedhjeve janë përfshirë tani edhe reagimet e drejtueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Drejtuesja e kësaj zyre, Ruth Brand, i ka dërguar kancelarit Olaf Scholz një letër në të cilën i bën thirrje të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në letrën drejtuar Scholzit.
Letra mban tiutllin: "Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, "në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve."
Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. "Nëse datat dhe afatet do të bien gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën e ndryshimit të viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.
Ajo do të takohet me kolegët e saj të hënën (11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Rreziqe të paparashikueshme?
Sipas Brand, kjo mund të çojë në "rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.
Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. P.sh. partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.
Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./ DW
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer një numër rekord të sulmeve me dronë, me Moskën duke lëshuar gjithsej 145 dronë ...
majmuni SHBA- 43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të cilët gabimisht dolën nga një laborato...
trump,vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me president...
hakan fidan TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri sot thirrje botës myslimane që të bëjë presion p&eu...
trump, putin SHBA- Fakti që lufta në Ukrainë do të ishte një nga temat më të nxehta në krye të axhen...
jake sullivan SHBA- Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe t&e...
oscar sanchez gil SPANJË- Kreu i Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit në Spanj&eum...
jay claton SHBA- Jay Clayton, i cili shërbeu si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim gjatë administratës s&e...
foto ilustruese SHBA- Bitcoin ka kaluar për herë të parë kufirin e 80,000 dollarëve pas zgjedhjes së Donald Trump president t...
Protesta AMSTERDAM- Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalestineze të dielën, pasi një gjykatë...