Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, për të bojkotuar disa kanale televizive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, që nis më vonë gjatë kësaj jave. Këto organizata kërkuan që Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje të heqin dorë nga vendimi për të bojktuar disa media në Kosovë.
“Ne e kuptojmë se asnjë arsyetim formal nuk është dhënë ndaj këtyre televizioneve për këtë vendim”, u tha në letrën e hapur dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i LVV-së, nga 13 organizata.
Një ditë më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësoi këtë vendim si përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse Lëvizjen e Kurtit “për politikat e saj”.
“Gjatë katër vjetëve të fundit, si Reagim i Shpejtë për Lirinë e Medias [MFRR] kemi monitoruar nga afër zhvillimet sa i përket lirisë së mediave dhe kemi qenë dëshmitarë të rënies së lirisë së medias në Kosovë. Më 2022, Platforma për Siguri të Gazetarëve i Këshillit të Evropës ka vizituar Kosovën për të vlerësuar gjendjen e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve. Përderisa është vërejtur pak progres, misioni erdhi në përfundim se ‘retorika toksike dhe fushatat e shpifjeje kundër mediave, financimi joadekuat i transmetuesit publik dhe mungesa e transparencës minojnë progresin’”, u tha në letrën drejtuar Kurtit.
Organizatat kërkuan që LVV-ja të sigurohet që t’u japë atyre qasje të barabartë në informacionin publik. Ato thanë se të gjithë gazetarët duhet të jenë në gjendje që të raportojnë lirshëm dhe drejtë gjatë periudhës zgjedhore.
“Duke bojkotuar televizionet tradicionale, minohet e drejta e publikut për t’u informuar dhe roli thelbësor i gazetarëve për të promovuar transparencë dhe llogaridhënie”, u tha në letër.
Nga Lëvizja Vetëvendosje më 9 janar nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar ose mohuar lajmin se kjo parti mëton të bojkotojë disa organizata mediale gjatë fushatës zgjedhore.
Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, më 9 janar i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi për të bojkotuar disa media nga partia në pushtet, bëhet për “t’i ikur llogaridhënies dhe jo për ndonjë arsye parimore”.
"Bojkoti është sulm ndaj mediave dhe të drejtës për informim dhe do të ishte mirë që Lëvizja të rishqyrtonte këtë vendim”, deklaroi Kusari.
Përveç bojkotimit të mediave, organizatat botërore dhe rajonale kujtuan se në Kosovë janë regjistruar raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Vetëm gjatë vitit 2023, AGK-ja ka regjistruar 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ndërkaq, më 2024, janë regjistruar 24 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Shumica e këtyre incidenteve përfshijnë sulme verbale nga anëtarët e partisë tuaj, të cilët i kanë cilësuar gazetarët si ‘spiunë serbë’ apo kolaboracionistë dhe i kanë akuzuar ata se ndjekin interesat serbe”, u tha në letrën e hapur.
Gjendja e lirisë së mediave në Kosovë është përkeqësuar, sipas Indeksit për Lirinë e Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Më 2024, Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se vitin paraprak. Në këtë raport u tha se pavarësisht se vazhdojnë t’i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë “cak i sulmeve politike”.
Ndërkaq, në raportin për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, vitin e kaluar, u citua Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që tha se “zyrtarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin dhe anëtarë të partisë në pushtet, janë angazhuar në fushata shpifëse për të minuar besimin e publikut në media”./ REL
Damask DAMASK- Tre gra u vranë dhe pesë fëmijë u plagosën të premten në një rrëmujë në xhaminë&...
Foto RUSI- Rusia e ka akuzuar Ukrainën se e ka kryer sulmin vdekjeprurës ajror ndaj një dyqani ushqimor në qytetin e Donjeckut – ...
Foto ilustruese RUMANI- Mijëra rumunë u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit në Bukure...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka kërkuar që të shtyhet dënimi i së premtes për çështjen e tij të...
LOS ANGELES- Këngëtarja Dua Lipa është detyruar të evakuohet nga Los Angeles pasi zjarret vazhdojnë të shkak...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka komentuar bisedën e tij me Barack Obamën, në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter....
GROENLANDA- Danimarka paralajmëron Presidentin e zgjedhur Trump se Groenlanda nuk është në shitje, por kërkon bashkëpunim pë...
ukraine UKRAINË- Sulmet ruse kundër Ukrainës vranë tre civilë dhe plagosën 19 gjatë ditës së kaluar, raportuan...
ukraine UKRAINË- Sulmet ruse kundër Ukrainës vranë tre civilë dhe plagosën 19 gjatë ditës së kaluar, raportuan...
los angeles LOS ANGELES- Autoritetet arrestuan një burrë me dyshimin për zjarrvënie, pasi morën një telefonatë nga nj&eu...