Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

GROENLANDA- Danimarka paralajmëron Presidentin e zgjedhur Trump se Groenlanda nuk është në shitje, por kërkon bashkëpunim për sigurinë në Arktik. Rusia ndërkaq thotë se po vëzhgon nga afër situatën me Groenlandën, pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump nuk përjashtoi masat ushtarake ose ekonomike për të marrë ishullin nën kontroll. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, tensionet gjeopolitike po rriten në rajonin e Arktikut mes ngrohjes së shpejtë globale.
Groenlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishulli në Arktik është një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të gjerë.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump këtë javë nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake ose masat ekonomike për të marrë ishullin nën kontroll. Sipas tij, kjo është e nevojshme për të mbrojtur botën e lirë.
“Ne po vëzhgojmë këtë zhvillim mjaft dramatik të situatës, por deri më tani, falë Zotit, ajo mbetet në nivel deklaratash”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ndryshimet mjedisore po hapin rrugë të reja transporti dhe qasje në burime të vlefshme, thotë Liana Fix nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Po bëhet një zonë gjithnjë e më shumë e militarizuar, ku kanë qasje jo vetëm fqinjët e Arktikut. Rusët ishin të parët që u pozicionuan aty, ndërsa tani gjithashtu bashkëpunojnë me rojet bregdetare kineze. Arktiku po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë konkurrence dhe rivaliteti mes fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se po e humbin këtë lojë”, thotë zonja Fix.
Danimarka thotë se Groenlanda nuk është në shitje, por është e hapur për bashkëpunim më të thellë me Shtetet e Bashkuara.
“Unë shoh se Presidenti, që do të marrë detyrën së shpejti, ka vëmendjen e përqëndruar në Arktik dhe unë këtë e kuptoj. Këtë vëmendje e kemi shtuar edhe ne nga pala daneze, e kemi edhe brenda NATO-s”, thotë ministri i jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen.
Udhëheqës të tjerë evropianë kundërshtuan komentet e zotit Trump.
“As që bëhet fjalë që Bashkimi Evropian të lejojë cilindo vend në botë dhe më lejoni të them duke filluar nga Rusia të përcaktojë kufijtë e tij sovran”, tha ministri i jashtëm francez Jean Noël Barrot.
“Parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht nëse është në lindje apo në perëndim”, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz.
Qeveria e Groenlandës, ndërkohë, po bën trysni për mbajtjen e referendumit për pavarësi të plotë dhe thotë se vetëm banorët e saj do të vendosin të ardhmen e ishullit./VOA
ukraine UKRAINË- Sulmet ruse kundër Ukrainës vranë tre civilë dhe plagosën 19 gjatë ditës së kaluar, raportuan...
ukraine UKRAINË- Sulmet ruse kundër Ukrainës vranë tre civilë dhe plagosën 19 gjatë ditës së kaluar, raportuan...
los angeles LOS ANGELES- Autoritetet arrestuan një burrë me dyshimin për zjarrvënie, pasi morën një telefonatë nga nj&eu...
Foto ilustruese BRUKSEL- Planeti ka lëvizur një hap të madh më afër ngrohjes me më shumë se 1.5C, tregojnë të ...
Foto ilustruese LOS ANGELES- Një avion zjarrfikës goditi një dron ndërsa po operonte mbi Palisades Fire të enjten në mbrë...
AUSTRIA- Në disa qytete kanë protestuar dhejtra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e...
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardh...
britani BRITANI- Temperaturat në pjesët veriore të Britanisë së Madhe mund të bien deri në minus 20 gradë Celsius t...
RUSIA- Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me Groenlandën, pas refuzimit të presidentit të zgjedhur të Shtetev...
María Corina Machado VENEZUELA- Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, është e lir&eu...