Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani.
Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë. FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si "subjektin e përfshirë" në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.
Agjencia tha se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën. Crooks u vra nga personeli i Shërbimit Sekret. Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.
Presidenti Joe Biden tha të dielën se ai ka kërkuar një analizë të pavarur të masave të sigurisë në tubim. Zoti Biden tha se ai ka udhëzuar gjithashtu Shërbimin Sekret të SHBA-së që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë për Kuvendin Kombëtar Republikan, që fillon të hënën në Miluoki.
Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos spekullojnë lidhur me motivin e autorit të sulmit. FBI po e heton atentatin si një akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm. Sulmi tronditi majat e sistemit politik amerikan dhe solli si rezultat - të paktën përkohësisht – një zbutje të fushatës së nxehtë presidenciale të 2024-ës.
Motivi i autorit mbetet i paqartë. Familja e tij po bashkëpunon me autoritetet. Në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.
Prirjet politike të tij nuk ishin të qarta. Ai ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.
Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se "është e habitshme" që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.
“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj./VOA
Autori SHBA- Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani është publikuar nga mediat amerikane duke n...
Trump SHBA- Ish-presidenti, Donald Trump ka folur së fundmi për "Washington Examiner" ku ka rrëfyer për momentet e atentatit&...
Agresori SHBA- Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e atentatit ndaj i ish-presidentit Donald Tru...
Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi të dielën nevojën p&eum...
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump është niset për në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Milluoki. Ai shkruan në...
SHBA- Partia Republikane pritet të emërojë zyrtarisht zotin Donald Trump si kandidat për president këtë javë, disa ditë...
SHBA- Policia lokale hasi në tentativë për vrasjen e Thomas Crooks vetëm pak çaste përpara se ai të përpi...
SHBA- Pak para sulmit ndaj Donald Trump të shtunën, agjentët e Shërbimit Sekret u alarmuan për praninë e një burri të ...
Makina VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan. M&...
SHBA- Një ish-shef vullnetar i zjarrfikësve në Pensilvani u identifikua si viktima e vrarë nga një snajper që qëlloi dhe pl...