Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

FINLANDË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, theksoi rëndësinë që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.
“Dhe, nuk po flas vetëm për këtë pjesë të Evropës — po flas edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse ka pasur gjithmonë një qëllim tradicional dhe historik të Rusisë për të krijuar një efekt zinxhir”, tha Osmani të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Helsinki.
Osmani deklaroi se nëse i bëhen lëshime Rusisë, vetëm sepse është më e madhe dhe ka më shumë armë, kjo është e rrezikshme për pjesën tjetër të botës dhe jo vetëm për kontinentin evropian.
Ajo tha se beson se është shumë e rëndësishme që presidenti amerikan, Donald Trump, po i kushton vëmendje vuajtjes njerëzore.
“Kur kemi një qasje të përqendruar te njeriu, atëherë paqja është e mundur”, u shpreh Osmani.
Presidentja e Kosovës argumentoi se objektivi i Kremlinit shkon përtej pushtimit territorial, duke synuar të minojë unitetin evropian dhe të diskreditojë sistemet me vlera të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
“Sepse, përtej territoreve, ajo që dëshiron [presidenti rus, Vladimir] Putin është një Evropë e paqëndrueshme. Ajo që dëshiron Putin është të japë mesazhin se sistemet me vlera që përfaqësojnë Bashkimi Evropian dhe NATO janë një dështim. Nuk duhet t’i japim këtë argument, sepse Kosova është një dëshmi e suksesit të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partneritetit transatlantik”.
Ajo tha se është e rëndësishme që marrëdhënia transatlantike ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të mbetet e fortë, “sepse historia na ka treguar se vetëm kur kjo marrëdhënie është e fortë, shohim suksese që kontribuojnë në një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.
Osmani ndodhet në një vizitë dyditore në Finlandë. Gjatë takimit me presidentin finlandez, Stubb, ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Kosovës, për luftën në Ukrainë, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë evropiane.
Presidenti i Finlandës tha gjatë konferencës për media se pasojë e papritur e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë është se Evropa është më e bashkuar se kurrë, dhe se integrimi evropian është rikthyer në agjendë.
“Po jemi dëshmitarë të lindjes së një Perde të Re të Hekurt mes Evropës dhe Rusisë, dhe vendi i Kosovës është shumë i qartë. Është në zemër të Evropës, dhe, natyrisht, shpresojmë që Kosova do të bëjë çdo përpjekje për ta shfrytëzuar këtë mundësi drejt një integrimi më të thelluar në zemrën e Evropës dhe anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Të dy presidentët nuk pranuan të komentojnë mbi pyetjen e një gazetareje se çfarë do të ndodhte nëse Ukraina refuzon një marrëveshje, sipas së cilës do të humbte disa territore, dhe nëse SHBA-ja tërhiqet nga ky proces. Ata thanë se nuk do të komentojnë derisa të bëhet zyrtare se çfarë ndodh me procesin.
“Është një punë e vështirë”, tha Stubb, duke shprehur bindjen se përpjekja diplomatike do të vazhdojë.
Presidenti finlandez, Stubb, shtoi se Finlanda mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, dhe se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm për sigurinë evropiane.
“Për ta përmbyllur, dialogu Beograd-Prishtinë është një hap thelbësor për ndërtimin e një stabiliteti afatgjatë në rajon. Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme jo vetëm për popujt e rajonit, por për Evropën në tërësi”.
Osmani tha se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por shtoi se “paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes respektimit të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit, dhe në fund, duke mos mohuar apo ngacmuar fqinjin”.
“Fatkeqësisht, ne e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se çfarë do të thotë të kesh një fqinj që nuk i beson këtyre parimeve. Megjithatë, ne sërish kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit, për të gjithë fqinjët tanë, sepse duhet të sigurohemi që fëmijët tanë, brezi i parë që ka njohur vetëm paqen dhe jo luftën, të mos përjetojnë kurrë atë që kemi përjetuar ne”.
Osmani tha, gjithashtu, se ajo ka propozuar që Kosova dhe Finlanda të punojnë së bashku për një marrëveshje më gjithëpërfshirëse në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.
Në kuadër të kësaj vizite, presidentja e Kosovës ndau Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR./REL
TURQI- Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur mesditen e sotme Stambollin Lajmin e njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të...
KOSOVË- Gazetarët kanë hedhur mikrofonët në tokë në shenjë proteste ndaj kryeministrit në detyrë të Kos...
LONDER- Bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën, të cilat ishin paraparë të zhvilloheshin në Londër, janë ...
pamje nga stambolli STAMBOLL- Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ditën e sotme Stsambollin. Epiqendra ishte në Detin Marmara,...
kardinali VATIKAN- George Alencherry, një kardinal nga India, nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e Papës s&...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin K...
foto ilustruese STAMBOLL- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai...
SHBA- Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një zja...
KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvi...
FINLANDË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nisur vizitën në Finlandë, me ftesë të ...