Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

LONDER- Bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën, të cilat ishin paraparë të zhvilloheshin në Londër, janë shtyrë papritmas të mërkurën, njoftoi Ministria e Jashtme e Britanisë, pasi disa diplomatë të lartë u tërhoqën në çastet e fundit. Njoftimi erdhi pak orë para nisjes së takimeve të 23 prillit, të cilat parashihej të përfshinin ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
“Konfirmojmë se Bisedimet për Paqe në Ukrainë sot, me ministrat e Jashtëm, janë shtyrë”, i ka thënë Qeveria britanike Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se “bisedimet e nivelit zyrtar do të vazhdojnë, por ato do të jenë të mbyllura për mediat”.
Bisedimet, që kishin për synim të gjenin rrugën drejt përfundimit të luftës 38-muajshe të Rusisë në Ukrainë, u përballën me sfida edhe më herët, kur diplomatë të lartë, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, anuluan pjesëmarrjen dhe zbehën përpjekjet e vazhdueshme për paqe.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po ashtu zgjodhi të mos merrte pjesë në takime, raportoi Sky News më herët, ndonëse kjo nuk është konfirmuar. Delegacioni i Ukrainës, përfshirë këshilltarin kryesor të presidentit Volodymyr Zelensky, udhëtoi në Londër, me gjithë shtyrjen e bisedimet.
“Pavarësisht çdo gjëje, ne do të punojmë për paqe”, shkroi Andriy Yermak në Telegram.
Javën e kaluar, Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas dhe evropianë u takuan në Paris për bisedime që prodhuan atë që shumë e panë si përparim të vogël drejt përfundimit të luftës.Por, Rubio më vonë sinjalizoi mosdurimin e SHBA-së me gjendjen e bisedimeve, dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen tërësisht nga përfshirja në negociata.
Gjatë fundjavës, media amerikane si Wall Street Journal, Bloomberg dhe CNN raportuan se negociatorët amerikanë i kanë prezantuar Ukrainës një listë me lëshime të mundshme. Mes tyre thuhet se është edhe njohja e mundshme amerikane e aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë më 2014, dhe një refuzim definitiv i aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Që të dyja temat konsiderohen të papranueshme për presidentin ukrainas Zelensky dhe qeverinë e tij.
“Ukraina nuk do ta njohë okupimin e Krimesë”, u ka thënë ai gazetarëve në Kiev më 22 prill. “Është territor yni, territor i popullit të Ukrainës, s’ka asgjë për t’u diskutuar këtu”, është shprehur Zelensky./REL
pamje nga stambolli STAMBOLL- Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ditën e sotme Stsambollin. Epiqendra ishte në Detin Marmara,...
kardinali VATIKAN- George Alencherry, një kardinal nga India, nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e Papës s&...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin K...
foto ilustruese STAMBOLL- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai...
SHBA- Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një zja...
KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvi...
FINLANDË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nisur vizitën në Finlandë, me ftesë të ...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të martën planet e saj për të hequr gradualisht ngjyrosjen artifi...
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ditën e sotme është shprehur se tarifat doganore dhe luftërat tregtare minojnë të drejtat...
HAITI- Një spital në Haitin qendror është detyruar të mbyllet për shkak të përkeqësimit të situat&...