Osmani
KANADA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë. Gjatë fjalës së saj Osmani përmendi të arritjet e Kosovës, dhe mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e tyre.
Ajo tha se Kosova nga një vend i djegur deri në hi, u shndërrua në shtetin më demokratik në rajon dhe në një vend që jep siguri te vendet tjera, kur dikur merrte atë.
“Kënaqësia ime më e madhe gjatë vizitave anë e kënd botës është kur flas m studentë, kam qenë profesoreshë juridike më parë, pra është diçka që me të vërtetë më mungon. Është kënaqësi të jem në Kanada, dhe jam falënderuese për mbështetjen që Kanadaja në vazhdimësi i ka dhënë njerëzve të Kosovës”, tha Osmani.
Presidentja shtoi se njerëzit e Kanadasë i qëndruan krah popullit të Kosovës gjatë luftës. Ajo thekosi se në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah tyre.
“Në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah nesh. Njerëzit e Kanadasë ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës, dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen e thellë që kemi ndaj jush, që gjithsecili nga ju hapi zemrat dhe dyert për ne”, tha ajo.
Më tej Osmani shtoi se Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Ajo shtoi se Kosova ka breza të rin të edukuar, punëtorë të cilët janë gati të kontribuojnë jo vetëm për Kosovën por edhe jashtë saj.
“Në 25 vjet ne jemi bërë një shtet që dikur merrte siguri, tani po jep atë. Jemi kthyer nga një shtet që ishim të shkrumbuar, në një shtet që ka demokracinë më të fortë në rajonin tonë. Kemi popullsinë më të re në Evropë, një nga asetet tona më të shkëlqyera, kemi gjeneratën e re të edukuar, punëtorë të cilët janë gati të kontribuojnë jo vetëm për Kosovën por edhe jashtë saj”, u shpreh ajo.
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
BOTA
25 Nëntor17:55
Tragjedia në Egjipt/ Autoritet: 17 persona janë zhdukur nga fundosja e varkës turistike në Detin e Kuq! Nuk dihet ende shkaku
Sea Story
EGJIPT- Autoritetet egjiptiane thonë se 17 persona janë të zhdukur, përfshirë të huaj, dhe 28 janë shpëtu...
n.f
BOTA
25 Nëntor16:42
Pa parti dhe fushatë në TikTok, Calin Georgescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani
Calin Georgescu
RUMANI- Calin Georgescu fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Ky person pa parti, i ekstremi...
n.f
BOTA
25 Nëntor16:40
Me gjithë dhunën, gratë nga pakicat etnike në Kosovë heshtin
Foto ilustruese
KOSOVË- Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën q&...
n.f
BOTA
25 Nëntor16:03
"Krejtësisht për qëllime politike", REL: Motivet prapa sulmit të Rusisë në Ukrainë me raketë balistike
RUSI- Në sipërfaqe, ishte një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Por, lëshimi nga Rusia i asaj që presidenti Vladimir Putin e për...
ZH.LL
BOTA
25 Nëntor16:02
Pas javësh diskutimesh të tensionuara, Partia Social Demokrate emëron Olaf Scholz si kandidat për kancelar
Olaf Scholz
BERLIN- Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) emëroi të hënën kancelarin Olaf Scholz si kandidatin e saj për...
ZH.LL
BOTA
25 Nëntor15:49
Më shumë punonjës ndihmash të vrarë në 2024 se kurrë! Gati dy të tretat e punëtorëve të vrarë ishin në Palestinë
PALESTINË- Më shumë punonjës ndihmash janë vrarë në vitin 2024 se në çdo vit tjetër të regjistruar, k...
E.D
BOTA
25 Nëntor14:45
Ukraina godet një depo nafte dhe objektiva të tjera ruse
RUSI- Ushtria e Ukrainës tha të hënën se ka goditur një depo nafte gjatë natës në rajonin Kaluga në perëndim...
ZH.LL
BOTA
25 Nëntor14:19
Intensifikohen luftimet/ Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore me raketa dhe dron
sulme ne Kursk
UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ajrore, pas një jave retorikë të intensifikuar në të...
ZH.LL
BOTA
25 Nëntor13:37
Media shtetërore ruse TASS: Një britanik i kapur nga forcat ruse ndërsa luftonte për Ukrainën në rajonin e Kurskut
Kursk
RUSI- Një britanik është zënë rob teksa po luftonte për Ukrainën në rajonin Kursk të Rusisë, raport...