Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka nevojë për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një takimi me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof të enjten në Prishtinë.
“Në takimin me Kasanof, presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha zyra e Osmanit në një njoftim për media.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të kënaqura me veprimet e autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, duke thënë se ato kanë ndikuar në partneritetin mes dy vendeve.
Uashingtoni i ka cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara” vendimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në veri për ndalimin e dinarit serb, mbylljen e institucioneve paralele serbe dhe synimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.
Kasanof po e viziton Kosovën për herë të parë si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor – pasi e pasoi Gabriel Escobarin – ku pritet të zhvillojë konsultime të rregullta me Kurtin dhe me zyrtarë të Qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se "presim vizitë frytdhënëse, që nënvzon mbështetjen tonë afatgjate për popullin, adresimin e shqetësimeve të përbashëta, dhe synimin për të arritur përparim për rrugën evropiane të Kosovës, si shtet i pavarur, sovran dhe shumetnik".
Kasanof erdhi në Prishtinë pas një vizite në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë gjatë kësaj jave.
Në Serbi, ai u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën, sipas liderit serb.
"Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe Metohi dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb", ka shkruar Vuçiç më 9 tetor në Instagram.
Ai shtoi se për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, "pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë".
Kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Por, takim mes udhëheqësve të lartë nuk ka pasur për më shumë se një vit. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Tensionet mes tyre i kanë rritur edhe sulmi i vitit të kaluar në Banjskë dhe mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë. Ndërkohë, në Bosnje, Kasanof pati bisedimeve me Presidencën e Bosnje e Hercegovinës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku përsëriti se SHBA-ja "mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnje e Hercegovinës".
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentet në dispozicion, përfshirë sanksionet, në rast të minimit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Ai akuzoi presidentin e Republikës Serbe (RS), Millorad Dodik, për sulmet ndaj Bosnje e Hercegovinës dhe u bëri thirrje autoriteteve të këtij entiteti të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nga Republika Sërpska dhe t’i zbatojnë vendimet e saj./ REL
SHBA- Me siguri që keni dëgjuar për disa prej teorive më të pabesueshme mbi zgjedhjet amerikane: dikush që voton disa her&e...
ANGLI- Princesha e Uellsit ka bërë një paraqitje të papritur përkrah Princit të Uellsit në një vizitë në...
KOSOVA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof, është duke qënd...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje banorëve të Floridës të prekur ...
SHBA- Disa njerëz kanë injoruar paralajmërimet për evakuim dhe kanë zgjedhur të përballen me uraganin Milton. Milton s...
KOSOVA- Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova tash e tutje n&...
SHBA- Vladimir Putin ka lëshuar një dekret për shkarkimin e ambasadorit të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov. Gjith...
INDI- India ka miratuar planet për të ndërtuar dy nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, kanë njoftuar dy zyrtarë t...
SHBA- Uragani “Milton” shkaktoi erëra të fuqishme si dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës,...
Han Kang SUEDI- Autorja koreano-jugore, Han Kang është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024 për...