BOTA

Presidenti i Rusisë shkarkon ambasadorin rus në SHBA

E.D Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 15:34

Presidenti i Rusisë shkarkon ambasadorin rus në SHBA

SHBA- Vladimir Putin ka lëshuar një dekret për shkarkimin e ambasadorit të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov. Gjithashtu urdhëri për shkarkimin e tij u botua në faqen e internetit të Qeverisë ruse. Dekreti mban datën 10 tetor dhe është nënshkruar nga presidenti rus. Në urdhrin e publikuar nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin dhe nuk thuhet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi se Antonov ishte kthyer në Moskë të shtunën e kaluar. Antonov kishte thënë në korrik se posti i tij ishte drejt përfundimit. Kremlini kishte thënë të hënën se një ambasador i ri rus do të emërohej për të zëvendësuar, Antonov, 69 vjeç, i cili kishte qenë kreu i ambasadës ruse në Uashington që nga viti 2017, gjatë një kohe në të cilën marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit ishin përkeqësuar ndjeshëm.

Kur u pyet nëse largimi i Antonov sinjalizonte se marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin po përkeqësoheshin, Peskov u përgjigj, “jo, sigurisht që një ambasador do të emërohet në kohën e duhur”.

Lindur në qytetin siberian të Omsk, Antonov ishte i specializuar në kontrollin e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike. Ai shërbeu në Ministrinë e Punëve të Jashtme Sovjetike dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ruse. Në vitin 2004, ai u emërua drejtor i departamentit për sigurinë dhe çarmatimin përpara se të emërohej zëvendësministër i mbrojtjes midis 2011 dhe 2016. Para rolit të tij si ambasador në SHBA ai shërbeu si zëvendësministër i Jashtëm në dhjetor 2016.

Antonov ishte në qendër të një stuhie diplomatike pasi Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti Putinin një vrasës dhe u thirr në Moskë më 17 mars 2021. Ai u kthye në Uashington, DC pas samitit Rusi-SHBA më vonë atë vit. Vetëm disa ditë para fillimit të luftës në Ukrainë, ai mohoi se Rusia po planifikonte një pushtim të plotë. Një vit pas fillimit të luftës, ai tha se qeveria amerikane po përpiqej të ushqejë krizën ukrainase me akuzat se Moska po kryente krime kundër njerëzimit.

Në qershor 2024, ai i tha se kishte nevojë për një arkitekturë të re sigurie në sistemin global. Ai gjithashtu pohoi se interesat e Rusisë janë “injoruar hapur, pasi dukej se nuk kishte alternativë ndaj dominimit të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj të menjëhershëm”.

vladimir putin anatoly antonov

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan