
LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi më 30 shtator se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban. Duke folur me trupat e brigadës 188 të armatosur dhe të trupave të këmbësorisë Golani në kufirin verior, Gallant tha:
“Eliminimi i [Hassan] Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi”.
Ai iu referua vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut, grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor, më 27 shtator gjatë sulmeve në periferi të Bejrutit.
Gallant shtoi se “nëse dikush nga ana tjetër nuk e ka kuptuar se çfarë nënkuptojnë aftësitë, do të thotë të gjitha aftësitë dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje”.
Izraeli së fundi ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut. Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez. Po ashtu, Hezbollahu ka intensifikuar sulmet me raketa drejt Izraelit, por ushtria izraelite ka thënë se shumica e raketave janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.
Javën e kaluar, edhe shefi i ushtrisë izraelite aludoi se shteti mund të nisë një operacion tokësor në Liban. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, mes Izraelit dhe Hamasit. Ushtria izraelite ka thënë se sulmet e saj në Liban kanë për synim të degradojnë aftësitë e Hezbollahut./ REL
ministri izraelit i mbrojtjes
Artikuj te sugjeruar
I.A
BOTA
30 Shtator13:32
SBASHK dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
KOSOVË- Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ia ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit të Kosovë...
M.B.
BOTA
30 Shtator08:41
Fitorja e Partisë së Lirisë/ A do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?
AUSTRIA- Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e udhëhequr nga Herbert Kickl, ka fituar zgjedhjet parlamentare të mba...
M.B.
BOTA
30 Shtator08:41
Shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme, SHBA rrit gatishmërinë e trupave
SHBA- Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen ...
n.f
BOTA
29 Shtator22:55
Pavarësisht kufizimeve studentët në Afganistan ndjekin pasionin për gazetarinë
Studente
AFGANISTAN- Nën qeverisjen e talibanëve, mediat në Afganistan janë ndër më të kufizuarat në botë, por...
n.f
BOTA
29 Shtator22:51
Izraeli kryen sulme masive në bazën e rebelëve Houthi, tymi dhe një zjarr i madh mbulon zonën, 4 të vdekur
Sulmi
JEMEN- Izraeli njoftoi se ka bombarduar objektivat e grupeve Houthi në Jemen këtë të diel, duke zgjeruar konfrontimin e tij me al...
n.f
BOTA
29 Shtator22:50
A do ta pranojë fajësinë "Diddy"? Habit avokati i reperit: Është vënë në shënjestër sepse ai është një burrë i suksesshëm me ngjyrë
Diddy
SHBA- Avokati i Sean "Diddy" Combs së fundmi ka bërë një deklaratë tronditëse në lidhje me një marrëvesh...
n.f
BOTA
29 Shtator22:50
Të dhënat e CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori!
Foto ilustruese
SHBA- Vetëvrasjet në SHBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit viti...
n.f
BOTA
29 Shtator22:50
Apeli urgjent i Bidenit: Duhet të shmanget një luftë në Lindjen e Mesme
Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden tha sonte se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk specifikoi se k...
n.f
BOTA
29 Shtator21:23
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste
Foto ilustruese
SIRI- Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qa...
n.f
BOTA
29 Shtator21:22
Rashiç: Lista Serbe po punon që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit!
Nenad Rashiç
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç së fundmi ësht&...