Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...

Një avion i kompanisë JetBlue ka ndërprerë ngjitjen në ajër për të shmangur një përplasje të mundshme me një avion furnizues të Forcave Ajrore të SHBA-së. Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi nga Curaçao drejt Nju Jorkut, pranë hapësirës ajrore të Venezuelës. Piloti i JetBlue e cilësoi situatën si tejet të rrezikshme dhe akuzoi avionin ushtarak për mungesë sinjalizimi.
Një incident serioz ajror është regjistruar mbi Karaibe, ku një avion pasagjerësh i kompanisë JetBlue ka shmangur për pak një përplasje në ajër me një avion furnizues të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Bëhet fjalë për fluturimin JetBlue 1112, që ishte nisur nga ishulli Curaçao drejt aeroportit “John F. Kennedy” në Nju Jork. Gjatë ngjitjes, piloti u detyrua të ndalë manovrën pasi një avion ushtarak amerikan kaloi drejtpërdrejt në trajektoren e fluturimit, në të njëjtën lartësi.
Sipas regjistrimeve të komunikimit me kontrollin ajror, piloti i JetBlue deklaroi se distanca mes dy avionëve ishte vetëm 2 deri në 3 milje, duke shtuar se avioni ushtarak nuk kishte të aktivizuar transponderin, pajisjen që lejon identifikimin në radar.
Kontrollori ajror e përshkroi situatën si “të papranueshme” për shkak të pranisë së avionëve të paidentifikuar në hapësirën ajrore.
Piloti tha gjithashtu se avioni i Forcave Ajrore më pas u drejtua drejt hapësirës ajrore të Venezuelës, një zonë ku aktiviteti ushtarak është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Kompania JetBlue konfirmoi se incidenti është raportuar pranë autoriteteve federale, duke theksuar se ekuipazhi ka ndjekur procedurat standarde të sigurisë dhe ka vepruar në kohë për të shmangur rrezikun.
Nga ana tjetër, Pentagoni nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa Forcat Ajrore të SHBA-së nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Incidenti vjen në një kohë kur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka paralajmëruar aviacionin amerikan të tregojë kujdes të shtuar në dhe rreth hapësirës ajrore të Venezuelës, për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë dhe aktivitetit të shtuar ushtarak.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e fluturimeve civile në zona ku operojnë njëkohësisht avionë ushtarakë dhe pasagjerësh.
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto, paralajmëroi gjatë udhëtimit të tij për në nj&eum...
Donbasi nuk do të jetë fortesa e fundit e Putin. Ky është paralajmërimi që ka bërë Përfaqësuesja e Lartë...
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor tha se Serbia ndodh...
Bota vijon të mbetet e tronditur nga një prej sulmeve më të përgjakshme terroriste të viteve të fundit në Australi. Su...
Pavarësisht akuzave se ai është i paaftë të adresojë krizën në rritje të kostos së jetesës, me kostot e...
Është rritur në 21 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë e forta që goditën qytetin Safi të Marokut. Kushtet e...
Ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris po përgatitet për një tjetër kandidaturë drejt Shtëpisë së B...
Jimmy Lai u shpall fajtor nga një gjykatë e Hong Kongut për dy akuza për shkelje të ligjit të sigurisë komb&...
Presidenti Zelenski nuk këmbëngul më për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkon një armëpushim p&eu...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi se qeveria australiane po shqyrton ligje më të ashpra për armët pas të...