Plagosja e Erion Vishkulit, meret kamerat e Bankës së Shqipërisë/ Nga Italia kërkohet plumbi i gomës
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mezi pret të takohet me lideren e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, duke zbuluar se fituesja e këtij viti e Çmimit Nobel për Paqen pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
Gjatë një interviste, Trump u pyet nëse planifikon të takohet me Machado-n pas sulmit të fundit amerikan në Venezuelë, i cili çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro. “Nga sa kuptoj, ajo do të vijë diku javën e ardhshme. Pres me padurim ta përshëndes”, u shpreh presidenti i SHBA-së.
Maria Corina Machado e ka lavdëruar Donald Trump-in për rrëzimin e Nicolás Maduro-s dhe ka premtuar se do të kthehet së shpejti në atdheun e saj, duke deklaruar se është e gatshme të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
Megjithatë, Trump ka shprehur së fundmi dyshime nëse Machado mund ta qeverisë Venezuelën, duke pretenduar se “ajo nuk ka as mbështetjen dhe as respektin e popullit”.
Donald Trump deklaroi gjithashtu për Fox News se do të nevojitet kohë që Venezuela, ku presidenca aktualisht drejtohet përkohësisht nga Delcy Rodríguez, të jetë në gjendje të shkojë drejt zgjedhjeve. “Duhet ta rindërtojmë vendin. Ata nuk mund të zhvillojnë zgjedhje”, tha presidenti amerikan. “As nuk do të dinin se si t’i organizonin zgjedhjet në këtë moment”, shtoi ai.
Venezuela është një nga eksportueset më të mëdha të naftës në botë. Pas rrëzimit të presidentit Maduro, Donald Trump deklaroi hapur se SHBA-të do ta “administrojnë” Venezuelën dhe se kompanitë amerikane do të kontrollojnë naftën e saj. Sipas tij, SHBA-të mund të sigurojnë deri në 50 milionë fuçi nafte nga vendi i Amerikës Latine.
Trump bëri të ditur në emisionin e Hannity-t se të premten do të zhvillojë një takim me drejtues të kompanive të naftës, të cilat pritet të investojnë “të paktën 100 miliardë dollarë” në Venezuelë.
Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu nisjen e sulmeve tokësore kundër karteleve të drogës, duke përfshirë edhe Meksikën. “Do të fillojmë sulme tokësore kundër karteleve. Karteleve sundojnë Meksikën. Është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë po ndodh në këtë vend”, deklaroi Trump.
Që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë kryer sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër mjeteve lundruese që dyshohet se transportonin drogë, me një bilanc prej të paktën 107 të vdekurish.
Presidenti amerikan, Donald Trump propozoi që shpenzimet ushtarake të SHBA-së të arrijnë në 1,5 trilionë dollarë n&eum...
Trazirat në Iran po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë për të 12-tën ditë radhazi, ndërsa protesta masiv...
Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se gjatë një sherri në një l...
Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e naftës Marinera, dikur e njohur si Bella 1 – në Atlantikun e Veriut më 7 j...
Një hetim gjyqësor ka zbuluar se një gabim i rëndë policor bëri që familja e gabuar të njoftohej për vdekjen e dj...
Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Stambollin, duke shkaktuar kaos dhe panik te qytetarët. Sipas r...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se dokumenti që përcakton garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrain&eum...
Më shumë se një milion familje në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainën qendrore janë pa ujë dhe energji elektrike pa...
Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. R...
Kai Trump, mbesa 18 vjeçare e Donald Trumpit, ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjes në podcastin “Impaulsive” t&...