U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Siria ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi me forcat kurde, pas një takimi më 7 tetor mes presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe udhëheqësit kurd, Mazloum Abdi.
Takimi u zhvillua pas përplasjeve vdekjeprurëse në qytetin verior të Alepos.
Autoritetet në Siri, që morën pushtetin vitin e kaluar pasi rrëzuan nga pushtetin sundimtarin Bashar al-Assad, kanë refuzuar kërkesat e kurdëve për një qeveri të decentralizuar që do t’u jepnin atyre më shumë autonomi.
Kjo çështje rriti tensionet me administratën kurde që kontrollon pjesë në veri dhe veriperëndim të Sirisë, ndërsa dallimet mes dy palëve kanë penguar zbatimin e një marrëveshjeje të arritur më 10 mars për integrimin e institucioneve civile dhe ushtarake kurde në shtet.
Përmes një deklarate të publikuar në X, ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra, tha se është takuar në Damask me Abdin, kreun e Forcave Demokratike Siriane (SDF), që udhëhiqen nga kurdët dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
“Jemi pajtuar për një armëpushim gjithëpërfshirës në të gjitha frontet, si dhe për pikat për dislokimin e forcave ushtarake në veri dhe verilindje të Sirisë”, tha Qasra, duke shtuar se zbatimi i marrëveshjes do të nisë menjëherë.
Më pas, Sharaa u takua me Abidin, për herë të parë që nga korriku, kur të dy kishin diskutuar për “çështjet e sigurisë të lidhura me marrëveshjen e 10 marsit”, tha një burim për AFP-në.
Sipas burimit, i dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, dhe admirali i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, Brad Cooper, ishin të pranishëm në takim.
Një ditë më parë, Barrack shkroi në X se ai dhe Cooper kishin vizituar Sirinë verilindore për “bisedime thelbësore” me Abdin.
Ndërkaq, më herët gjatë të martës, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – që monitoron situatën në Siri – dhe media shtetërore raportuan se luftimet janë ndalur në Alepo.
Të hënën në Alepo të paktën një pjesëtar i forcave të sigurisë të Sirisë dhe një civil u vranë. Për sulmet në Alepo u fajësuan forcat kurdë.
Autoritetet e reja islamiste në Siri kanë qeverisur me qytetin Alepo që nga rrëzimi i Assadit në dhjetor. Por, disa lagje të qytetit janë nën kontrollin e kurdëve, pavarësisht se SDF zyrtarisht u tërhoq nga qyteti në prill pas një marrëveshjeje të arritur me ekzekutivin.
Kurdët, të cilët krijuan administratën e tyre gjysmë-autonome gjatë kaosit të luftës civile gjatë sundimit të Assadit, vazhdimisht kanë kërkuar decentralizim, kërkesë që autoritetet e reja të Damaskut e kanë refuzuar.
Ata po ashtu kanë kritikuar Kushtetutën e përkohshme të Sirisë, duke e cilësuar se ajo nuk pasqyron diversitetin e vendit, ndërkohë që provincat nën kontrollin kurd, Raka dhe Hasake, u përjashtuan nga votimi që u zhvillua gjatë fundjavës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Parlamentit të ri sirian.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të li...
Një atentat ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë, Maqedoni e Veriut, ku kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim ...
Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovë...
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizik&...
Iris Stalzer, kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke në North Rhine-Westfalen, Gjermani, është sulmuar me thikë dhe ndodhet në gjendj...
Një tragjedi ndodhi në qendrën e Madridit, ku një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb papritur, duke lënë pas disa...
Një bos i njohur i mafies italiane, i shpallur në kërkim nga autoritetet, është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte. Ai...
Një i burgosur 34-vjeçar nga burgu i Domokos u soll në Zyrën e Oficerit Hetues të Lamias dje në mesditë, me akuzën e n...
7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kuf...
Në mëngjesin e hershëm të 10 shtatorit, derisa tufa dronësh rusë po hynin në hapësirën ajrore bjelloruse duke shkua...