Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

BE-ja e shtyu një vendim për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse për Ukrainën. Por Komisionit të BE-së iu ngarkua detyra të paraqesë një propozim.
Pas orësh të tëra negociatash mbi përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së ranë dakord në samitin e BE (23.10.) vetëm për një kompromis minimal. Në një deklaratë të samitit, ata vetëm e udhëzuan Komisionin e BE-së të shqyrtonte mundësitë për mbështetje financiare për Ukrainën. Pas samitit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky megjithatë foli për një vendim të rëndësishëm, kurse kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin një diskutim të mirë dhe produktiv.
Asetet shtetërore ruse mbeten të ngrira
Në deklaratën përfundimtare mbi Ukrainën theksohet më tej, se asetet ruse duhet të mbeten të ngrira derisa Rusia "të kompensojë dëmin e shkaktuar nga lufta e saj". Sipas diplomatëve të BE-së, ky formulim nuk përjashton shqyrtimin nga Komisioni të përdorimit të aseteve ruse. Megjithatë, deklarata e samitit nuk arriti ta përmbushte marrëveshjen, si ishte parashikuar fillimisht.
Plani ishte që Komisionit t'i ngarkohej posaçërisht detyra për të konkretizuar me siguri ligjore përdorimin konkret të aseteve. Komisioni i BE-së tani ka kohë deri në samitin e ardhshëm të BE-së më 18 dhjetor për të paraqitur propozimet e tij. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se pikat që ende duhen sqaruar për të financuar kreditë e dëmshpërblimeve për Ukrainën me asetet e ngrira ruse janë identifikuar. "Dhe pastaj ne do të kthehemi me opsione të ndryshme."
Shqetësime nga Belgjika dhe kompani gjermane
Në shtator, von der Leyen propozoi përdorimin e afërsisht 140 miliardë eurove nga fondet e bankës qendrore ruse të ngrira në Belgjikë për të financuar kreditë për Ukrainën. Rusia do të jetë në gjendje të përdorë përsëri fondet vetëm pasi t'i paguajë dëmshpërblimet Kievit. Shtetet anëtare të BE-së fillimisht do të jenë përgjegjëse për fondet.
Por sidomos Belgjika ka ngritur shqetësime serioze ligjore. Kryeministri Bart de Wever tha pas samitit: "Një bazë ligjore për këtë nuk është luks. Nuk është një detaj." Në të njëjtën kohë kryeministri belg sinjalizoi gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje. "Kemi disa javë kohë dhe problemet nuk duhen nënvlerësuar", tha ai.
Belgjika ka frikë, ndër të tjera, se do të duhet të mbajë e vetme rreziqet financiare të kundërmasave të mundshme ruse. Sipas njoftimeve, edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së ndajnë disa nga shqetësimet e Belgjikës. Kancelari Merz foli për "çështje vërtet serioze që duhet t'i zgjidhim".
Edhe në qarqet e biznesit gjerman ka rezerva të forta për këtë. "Gjermania ka investuar në Rusi si asnjë vend tjetër. Prandaj, ajo ka më shumë për të humbur nga përdorimi i planifikuar i fondeve të bankës qendrore ruse për blerjen e armëve për Ukrainën", tha Matthias Schepp, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjermano-Ruse. Në total, asete me vlerë 100 miliardë euro janë në rrezik, sipas Schepp./ dw
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz në samitin e BE-së (23.10.) në Bruksel i bëri thirrje Komisionit të BE-së për t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po i jep fund menjëherë të gjitha negociatave tregtare me Kanadanë, pas publikimit të...
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet preside...
Ministri i Financave i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka shprehur keqardhje, për deklaratat e bëra për Arabinë...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem të enjten, për të vazhdua...
Skandali që po trondit NBA-në dhe botën e sportit amerikan i ka rrënjët në trashëgiminë e errët të mafias ital...
Në zemër të pellgut të Amazonës, ku takohen kufijtë dhe kulturat e Perusë, Kolumbisë dhe Brazilit, një ishull i vog...
Një takim midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin nuk është përjashtuar plotë...
Një udhëheqës komuniteti ka përshkruar fëmijët emigrantë që janë barrikaduar në hotele për shkak të ...
Një ish-ushtar parashutist i akuzuar për vrasjen e dy civilëve në të shtënat e së Dielës së Përgjakshme në...