Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA- Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku me ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ende nuk dihen emrat e individëve të sanksionuar.
Në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit Trump, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj prokurores së atëhershme Fatou Bensouda dhe një prej ndihmësve të saj kryesorë lidhur me hetimet ndaj trupave amerikane nën dyshimet për krime lufte në Afganistan.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, ICC, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e çdo pasurie në Shtetet e Bashkuara të individëve të përcaktuar në listën e sanksioneve dhe ndalimin e tyre dhe familjeve të tyre që të futen në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e përhershme me 125 anëtarë mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit kundër territorit të vendeve anëtare ose nga shtetasit e tyre. Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Izraeli nuk janë anëtare të kësaj gjykate.
Presidenti Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv pasi senatorët demokratë bllokuan javën e kaluar një përpjekje republikane për të miratuar një legjislacion që përcaktonte sanksione ndaj gjykatës.
Gjykata ka marrë masa për të mbrojtur punonjësit e saj nga sanksionet e mundshme amerikane, duke ua paguar rrogat tre muaj paradhënie, ndërsa pritet të përballet me kufizime financiare që mund të dëmtojnë funksionimin gjykatës për krimet e luftës, thanë muajin e kaluar burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.
Vitin e kaluar në dhjetor, presidentja e gjykatës, gjyqtarja Tomoko Akane, paralajmëroi se sanksionet do të “dëmtonin me shpejtësi operacionet për të gjitha situatat dhe çështjet, si dhe do të rrezikonin vetë ekzistencën e saj”.
Rusia gjithashtu ka vënë në shënjestër gjykatën. Në vitin 2023, GJNP-ja lëshoi një urdhër arresti për presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar për krim lufte lidhur me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Rusia i ka ndaluar hyrjen kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan dhe e ka vendosur atë dhe dy gjyqtarë të tjerë në listën e personave të kërkuar./VOA
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri të enjten konfiskimin e një avioni të qeverisë së Venezuelës n&e...
foto ilustruese GROENLANDË- Përfaqësues të Groenlandës në Shtetet e Bashkuara janë takuar kohët e fundit me të...
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta ndara me kryen...
BANGLADESH- Protestuesit në Bangladesh kanë vandalizuar dhe djegur shtëpinë e ish-kryeministres Sheikh Hasina. Trazirat u ndezën nga ...
FILIPINE- Katër persona humbën jetën pasi një aeroplan i marrë me qira nga ushtria amerikane u rrëzua sot në ishullin&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër tjetër ekzekutiv këtë herë pë...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtarë amerikanë” për të zbatuar propozimin e tij që Shte...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, është...
IZRAEL- Vendimi i Izraelit për t'u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC) u dënua ashpër nga ...
KOSOVË- Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë hapen të dielën e 9 shkurtit, në orën 7. A keni vendosur se c...