I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë hapen të dielën e 9 shkurtit, në orën 7. A keni vendosur se cilës parti t’ia jepni votën tuaj? Nëse jo, ky udhëzues nga Ekrem Idrizi ofron një përmbledhje të asaj se ku qëndrojnë partitë politike për çështjet më me rëndësi për votuesit, bazuar në premtimet që ata i kanë bërë – apo nuk i kanë bërë – gjatë fushatës.
Në Kosovë prej kohësh nuk është mbajtur fushatë zgjedhore për një muaj të tërë. Prandaj, edhe ka qenë e vështirë t’iu ikësh diskutimeve për të. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është biseduar në studio televizive, në tavolina mes miqsh e kolegësh nëpër kafene, në familje. Kudo. Mos të flasim për rrjetet sociale.
Edhe kur videoklipet e partive politike nuk janë reklamuar me pagesë, një mori faqesh kanë shkëputur pjesë të fjalimeve të kandidatëve për kryeministër, qoftë për të bërë shaka, qoftë për kritikë, apo për të nisur debat se sa të realizueshme janë gjithë ato premtime. Fjalimet e fushatës i kemi përcjellë edhe ne në redaksinë e Radios Evropa e Lirë. Për ne është pjesë e punës.
Ajo që kemi vërejtur – sikurse edhe disa organizata joqeveritare që monitorojnë fushatën dhe zgjedhjet – është që premtimet janë bërë kryesisht në sektorin e ekonomisë. Në këtë pikë, premtimet kanë qenë goxha zemërgjera.
Disa prej tyre përmendin ndihmën për prodhuesit vendorë dhe fokusimin në ankesat e tyre, përfshirë tatimin e lartë mbi vlerën e shtuar, ekonominë joformale, kamatat e larta për kredi, mungesën e infrastrukturës, jostabilitetin me rrymë, e të tjera. Çdo vit, Kosova importon mesatarisht mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton në vlerën e më pak se 1 miliard eurove. Çfarë u tha, e çfarë nuk u tha për këtë sektor në fushatë, e kuptoni në këtë artikull që kemi publikuar së voni.
Hiç më larg se në natën e Vitit të Ri, kemi dëgjuar për probleme me energji elektrike, apo kemi parë njerëz duke festuar me qirinj në tavolinë, në mungesë të rrymës.
Por, partitë politike kanë premtuar se ato ditë do të harrohen. Në mesin e premtimeve të tyre përfshihen prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit, apo edhe ndërtimi i një termocentrali të ri me thëngjill. Shikojeni këtë video që kemi publikuar, për të kuptuar çfarë u premtua në fushatë, çfarë thonë ekspertët, e sa të realizueshme janë gjithë këto ide.
Nëse për ekonomi dhe për sektorin e energjisë është folur dhe stërfolur, për çështje tjera të mëdha, të rëndësishme e të pashmangshme, sikurse qasja në dialogun me Serbinë, apo nëse duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kandidatët për kryeministër – Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – kanë qenë të heshtur.
Anëtarë tjerë të partive të tyre, përveç të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, kanë thënë hapur se Asociacioni duhet të formohet, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë material, dhe në këtë tjetrin, mund të kuptoni gjerë e gjatë se si është situata.
Në fushatë nuk është folur as për tema të tjera me rëndësi për qytetarët, sikurse Kodi Civil, Ligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor (IVF), si dhe bartja e shamisë në shkolla. Çfarë kemi bërë ne? I kemi ftuar kandidatët për deputetë në studion tonë, në Prishtinë, dhe u kemi kërkuar mendim për secilën temë, veç e veç. Ftesën e kanë pranuar përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së. Shikojeni këtë video dhe vlerësojeni vetë se si i shohin ata këto tema.
E kemi vërejtur që në fushatë nuk është folur as për dhunën në familje, pavarësisht se shifrat rriten nga viti në vit. Të dhënat e Policisë së Kosovës, për vitin 2024, tregojnë se numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2023.
Me gjithë përpjekjet e redaksisë, përfaqësuesit politikë nuk janë deklaruar për REL-in se çfarë do të bëjnë për t’iu kundërvënë dhunës në familje. Sipas njohësve të fushës, as puna e tyre në programet zgjedhore për ta adresuar këtë problem nuk është për lëvdatë. Lexojeni këtë artikull për të mësuar më shumë.
Nga ajo që kemi parë në gjithë këto ditë fushatë, fokusi në arsim ka qenë relativisht i zbehtë, me gjithë faktin se cilësia e arsimit në Kosovë mbetet e dobët. Në tri teste të PISA-s – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë – më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.
Prapëseprapë, partitë politike nuk kanë shkuar përtej metodave tradicionale në premtimet e tyre mes gjithë bumit teknologjik. Më shumë hollësi në këtë material tonin. Vëmendje të ngjashme kanë marrë edhe çështjet mjedisore, pavarësisht se Kosova vuan nga nivele të larta të ndotjes së ajrit, e përtej. Lexojeni këtë artikull për të parë se cilat janë planet e partive për reduktim e ndotjes.
Ndër materialet më interesante që kemi punuar në ditët e fushatës ka qenë me të rinjtë. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që të dëgjojmë se si iu duket atyre situata në Kosovë, çfarë pëlqejnë, çfarë jo, çfarë duhet të ndryshohet, çfarë po bëhet mirë…
Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj. Mos harroni, dalja në votime është e rëndësishme, sepse e forcon demokracinë, dhe përmes saj ju shpërbleni apo ndëshkoni politikanët./ REL
FRANCË- Senati francez mori “dritën jeshile” për buxhetin e vitit 2025 duke e dërguar për shqyrtim në...
SHBA- Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të...
hristijan mickoski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi të enjten se deputetët e partisë s&eum...
foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz tha të enjten se ka udhëzuar ushtrinë të përgatisë planin ...
foto ilustruese SHBA- Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfryt&e...
KOSOVË- Millosh Kovaçeviç, 32 vjeç, nga fshati Bajë i Komunës së Skenderajt, thotë se është shkarkuar ...
ANGLI- Meghan Markle dhe Princi Harry kanë këmbëngulur se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Princesha e Uellsit, nuk ishin të l...
UKRAINA- Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia rritur mundësit...
EUROPA- Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rënd&eu...
Foto ilustruese GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve t&e...