Putin mund të takohet me Trump në Kinë
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vend...
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë m&e...
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur t&e...
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...
Kina ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se do të marrë masa hakmarrëse nëse Londra vendos kufizime ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë, ndërsa qeveria britanike po shqyrton mundësinë e përafrimit të politikës së saj tregtare me atë të Bashkimit Evropian, sipas “The Guardian”.
Ministria kineze e Tregtisë i kërkoi Britanisë së Madhe të respektojë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të mos ndjekë automatikisht politikën e BE-së për kufizimin e importeve të automjeteve elektrike kineze.
Pekini theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në industrinë e automobilave, bazohet në përfitimin e ndërsjellë dhe paralajmëroi se do të mbrojë interesat e industrisë kineze nëse Britania e Madhe vendos masa kufizuese.
“Ne do të ndjekim nga afër veprimet e Britanisë së Madhe. Nëse ajo këmbëngul në vendosjen e kufizimeve ndaj automjeteve elektrike kineze, Kina do të marrë masa të vendosura kundërpërgjigjeje”, deklaroi Ministria kineze e Tregtisë.
Paralajmërimi vjen pasi ministri britanik i Tregtisë, Anas Sarwar, tha se Londra dhe Brukseli duhet të bashkëpunojnë për të përballuar ndikimin në rritje të Kinës në sektorin e automobilave.
Ai konfirmoi se diskutimet me partnerët evropianë për tarifat e mundshme ndaj makinave elektrike kineze janë ende në vijim, pa dhënë hollësi për nivelin e tyre apo afatin e mundshëm të zbatimit.
Britania e Madhe po shqyrton gjithashtu mundësinë e përfshirjes në nismën evropiane “Made in Europe”, e cila synon të favorizojë prodhimin vendas në disa projekte dhe procedura të prokurimit publik.
Sipas një propozimi franko-gjerman, pjesëmarrja britanike mund të kushtëzohet nga përafrimi me masat tregtare të BE-së, përfshirë tarifat ndaj automjeteve kineze.
Ndryshe nga Bashkimi Evropian, i cili në vitin 2024 vendosi tarifa shtesë për makinat elektrike kineze, Britania e Madhe aktualisht zbaton tarifën e zakonshme të importit prej 10 për qind, pa taksa shtesë të posaçme ndaj këtyre automjeteve.
Tarifat shtesë të BE-së variojnë nga 7,8 deri në 35,3 për qind, në varësi të prodhuesit.
Megjithatë, qeveria britanike nuk ka marrë ende një vendim për vendosjen e tarifave të reja.
Çështja mbetet pjesë e diskutimeve tregtare me Bashkimin Evropian, ndërsa Kina ka bërë të ditur se do të reagojë nëse Londra vendos kufizime ndaj automjeteve të saj elektrike.
Administrata e Presidentit Donald Trump ka revokuar mbi 300,000 viza amerikane gjatë mandatit të tij të dytë. Një zëdhën&e...
Një defekt i madh në shërbimet “Google Cloud” në Britani të Madhe shkaktoi sot probleme teknike në disa vende të ...
Elon Musk ka bërë thirrje që rrjeti satelitor Starshield të kufizohet në Ukrainë, raportoi të martën Wall Street...
Një mister që ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se 150 vjet në Abacinë e Westminsterit, në Londër, mund të j...
Një ushtar ukrainas 49-vjeçar ka mbijetuar për 491 ditë në një nga zonat më të rrezikshme të frontit, përpar...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu planifikoi të niste sulme ajrore kundër Iranit në fillim të këtij muaji, por Presidenti i S...
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Bloomberg-ut, Francine Laqua, Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) foli, ndër të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Egjiptin, ku një autobus turistik është përplasur me një kamion në per&e...
Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Izrael për bisedime me ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin Sonora në Meksikë, ku një 30-vjeçar me origjinë amerikane, i dyshuar pë...