Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
NATO-ja ka arritur dhe ka tejkaluar Rusinë në prodhimin e municioneve, duke mbyllur kështu hendekun shumëvjeçar ku kishte epërsi Moska.
Këtë e bëri të ditur sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, duke theksuar se vendet anëtare tani po prodhojnë më shumë rezerva ushtarake se në dekadat e kaluara.
Duke folur në Forumin Industrial të NATO-s në Bukuresht, Rutte shpjegoi se industritë mbrojtëse perëndimore kanë rritur ndjeshëm kapacitetet e tyre prodhuese, duke përmbysur pabarazinë e mëparshme.
“Tani po hapim dhjetëra linja të reja prodhimi dhe po zgjerojmë ato ekzistuese në mbarë Aleancën”, tha ai.
Ky vrull industrial është rezultat i zotimit të marrë në samitin e Hagës në korrik, ku vendet anëtare ranë dakord të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035. Ky vendim ka nxitur investime të mëdha në blerjen e gjithçkaje - nga aeroplanët dhe tanket te dronët, municionet dhe teknologjitë e avancuara.
Kreu i NATO-s vlerësoi aleatët evropianë dhe Kanadanë për rritjen e konsiderueshme të investimeve, me ç’rast janë krijuar burime të mëdha financiare për modernizimin e mbrojtjes.
NATO Secretary General Mark Rutte:
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 6, 2025
Until recently, Russia was producing more ammunition than all NATO Allies put together. But not anymore.
Across the Alliance, we are now opening dozens of new production lines and expanding existing ones. We are making more than we have done… pic.twitter.com/X1CIiUrhDN
Megjithatë, ai paralajmëroi se detyrimet financiare duhet të shndërrohen në fuqi të vërtetë ushtarake.
“Vetëm paratë nuk mund të sigurojnë mbrojtje”, theksoi Rutte, duke nënvizuar se është thelbësore të zhvillohen aftësi konkrete, pajisje dhe teknologji të përparuar.
Rutte dha gjithashtu një paralajmërim serioz për sfidat e vazhdueshme të sigurisë, duke theksuar se kërcënimet nga Rusia do të ekzistojnë edhe pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai veçoi bashkëpunimin gjithnjë e më të madh mbrojtës të Moskës me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin.
Për këtë arsye, ai u bëri thirrje anëtareve të NATO-s të shmangin çdo lloj vetëkënaqësie, të përshpejtojnë ciklet e prodhimit dhe të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, në mënyrë që Aleanca të ruajë epërsinë e saj strategjike.
“Fundi i historisë nuk është shkruar ende”, Sarkozi merr mijëra letra mbështetjeje në burg. Në një video ...
Elson Leka, 35-vjeç është arrestuar nga Policia italiane, pasi dyshohet se ka kryer një seri sulmesh dhe kërcënimesh ndaj nj&e...
Gruaja që ka akuzuar prokurorin e gjykatës ndërkombëtare penale për abuzim seksual është vënë në shënjest...
Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur n&eu...
Projektrezoluta për Gazën, e paraqitur nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të autorizonte një admini...
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten pasdite në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një...
Paul Biya, i cili ka qenë president i Kamerunit për 43 vjet, u betua për një mandat të tetë të enjten, më 6 nëntor,...
"Ëndrra ime është të bëhem mësuese në shkollë fillore ose çerdhe; po studioj për këtë”, thot...
19-vjeçari, i cili në moshën 17 vjeç goditi me thikë prindërit dhe vëllain e tij 12-vjeçar 108 herë në s...
Ish-presidenti Nicolas Sarkozy po jeton paraburgimin në burgun La Santé të Parisit me shumë dyshime. Ish-presidenti, i dënuar në...