Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe sfiduesi i tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, ish-presidenti Donald Trump, ranë dakord të mërkurën për dy debate, një në 27 qershor dhe një tjetër më 10 shtator. CNN njoftoi se zyrtarët e të dyja fushatave ranë dakord për të mbajtur përballjen e parë pas gjashtë javësh, në studiot e rrjetit televiziv në Atlanta dhe pa publik. Debati i dytë do te drejtohet nga ‘ABC News’.
Trump, i cili në vitin 2020 humbi garën ndaj Biden për t'u rizgjedhur, ka bërë thirrje prej disa javësh për një seri debatesh parazgjedhore. Presidenti Biden ra dakord së fundmi mbi këtë çështje.
Të mërkurën, zyrtarët e fushatës se zotit Biden sugjeruar datat në qershor dhe shtator, ndërsa thanë se ai nuk do të merrte pjesë në tre debatet e propozuara për shtator dhe tetor, nga komisioni jopartiak për debatet presidenciale, që ka organizuar të tilla, prej tre dekadash.
Në një postim në faqen e tij në median sociale "Truth Social" zoti Trump shkruante se ishte "i gatshëm të debatonte" me zotin Biden muajin e ardhshëm dhe në shtator. CNN-i, njoftoi datën e debatit të parë pak kohë më vonë.
Të dy kandidatët ironizuan me njëri-tjetrin, lidhur me parametrat e debatit, si për shembull se për sa kohë do t'i mbyllej mikrofoni njërit kandidat ndërsa tjetri ishte duke folur dhe se sa kohë do të zgjasë secili debat. Çështje që janë lënë të diskutohen në vazhdim.
"Donald Trump humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020 dhe që atëherë, ai nuk është paraqitur për një debat", shkruante presidenti Biden në një postim në platformën e mediave sociale X. "Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë sërish për mua. Epo, ma bëj këtë nder, shoku", shkruante ai më tej.
Ish-presidenti Trump, nga ana e tjetër, shkruante se zoti Biden ishte "debatuesi më i keq me të cilin ai ishte përballur ndonjëherë”.
“Ai nuk mund t'i bëjë dy fjali bashkë”, shkruante ai.
Përpara se caktohej data 27 qershor, që është e enjte, për debatin e parë, kampi i zotit Biden ironizoi me zotin Trump, duke thënë se republikani ishte "i lirë të mërkurave", dita e zakonshme e pushimit për gjyqin penal që vazhdon ndaj ish-presidentit në Nju Jork.
Megjithatë procesi gjyqësor, që është parashikuar të zgjasë 6 javë, po shkon drejt fundit, e më pas pritet vendimi i jurisë. Gjyqi ka shumë të ngjarë të përfundojë pas rreth dy javësh. Debati në CNN do të jetë vetëm mes zotit Biden dhe zotit Trump, megjithëse rrjeti e la të hapur mundësinë që kandidati i pavarur, Robert F. Kennedy Jr., ose një tjetër kandidat, i një pale të tretë, që mund të arrijë një prag votash prej 15% për t’u përfshirë në fletëvotim, mund të përmbushë kushtet për t’u bërë pjesë e debatit.
Si Biden ashtu edhe Trump kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me kandidimin e zoti Kennedy, nga frika se ai mund të marrë vota të mjaftueshme në shtetet kyçe të fushëbetejës politike që mund të ndryshojnë trajektoren e rezultatit në rang kombëtar.
Në SHBA, vota popullore kombëtare nuk përcakton se kush bëhet president. Përkundrazi, zgjedhjet në thelb janë një votim shtet pas shteti, ku fituesi në secilin prej 50 shteteve, shpallet nga numri i votave elektorale. Kandidati qe arrin të sigurojë minimumi 270 nga 538 elektorë shpallet fitues i zgjedhjeve.
Shtetet më të populluara kanë më shumë vota elektorale dhe ndaj dhe një ndikim më të madh në përcaktimin se kush do të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri katërvjeçar që fillon më 20 janar 2025.
Marrë nga VOA
Menendez NJU JORK- Në fillim të gjyqit për korrupsion, prokurorja federale Lara Pomerantz, e portretizoi senatorin demokrat amerikan Robert ...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin tha se Kremlini është i gashmëm për të negociuar mbi konfliktin në Ukrainë, në prag t&...
foto ilustruese KILI- Kameret e sigurisë kanë regjistruar një skenë të çuditshme në Kili. Në video duket një...
Robert Menendez NEW YORK– Të mërkurën përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë në gjyqin ndaj senatorit dem...
Matus Sutaj Estok SLLOVAKI- Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur edhe sonte fjalën e tij para mbështetësve. Gjatë ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, nj&eu...
SLLOVAKI- Një video e autorit që qëlloi kryeministrin sllovak është publikuar. Siç raportohet autori Juraj Cintula, i cil...
foto ilustruese BRUKSEL- Në Bruksel për të shtatën me herë me radhë kryenegociatorët e të Kosovës dhe Serbis&e...
Milan Nic SLLOVAKI- Milan Nic, një ish-këshilltar i zëvendësministrit të jashtëm të Sllovakisë, thotë se klima...