BOTA

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt pezullon financimin buxhetor për partinë e Dodik

n.f Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 14:15

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt pezullon

BOSNJE- Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka marrë vendim për t'i pezulluar pagesat nga buxheti në të gjitha nivelet në Bosnje për Aleancën e Socialdemokratëve të Pavarur, e cila udhëhiqet nga Millorad Dodiku, dhe për partinë politike Sërpska e Bashkuar, e cila është partnere në koalicion me partinë e Dodikut në entitetin Republika Sërpska.

Duke folur në Sarajevë, Schmidt tha të enjten se pezullimi i financimit vlen për buxhetet në të gjitha nivelet – nga ai shtetëror, i entiteteve deri te ai komunal – duke theksuar se “veprimet kundër Marrëveshjes së Dejtonit kanë pasoja dhe se ai do ta rishqyrtojë vendimin e tij pasi ato të ndalen”.

“Të gjitha fondet për këto parti, në të gjitha nivelet e pushtetit, do të pezullohen dhe do të ridrejtohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të BeH,” tha Schmidt.

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje ka kompetenca, të cilat janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të imponuar ligje dhe për të shkarkuar zyrtarë. Ai gjithashtu e ka ndryshuar Kodin Penal të Bosnjës dhe ka përcaktuar që vendimet e tij janë të detyrueshme.

Dodik, së bashku me kryetarin e Kuvendit të RS-së dhe liderin e partisë Sërpska e Bashkuar, Nenad Stevandiq, si dhe me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, në një hetim që Prokuroria e Bosnjës po e zhvillon që nga fundi i vitit të kaluar. Në mars u lëshuan fletarrestime qendrore ndaj tyre, pasi ata nuk iu përgjigjën ftesës për t’u marrë në pyetje.

Kjo do të thotë që secila nga gjithsej 16 agjencitë policore në të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje duhet t’i arrestojë ata, gjë që deri më sot nuk është bërë.

Schmidt theksoi se me vendimin që ka imponuar, synon t’i mbështesë përpjekjet e institucioneve të Bosnjës për t’iu kundërvënë "sulmeve flagrante të koalicionit qeverisës të RS-së, të udhëhequr nga SNSD-ja dhe Sërpska e Bashkuar, ndaj parimeve themelore të Marrëveshjes së Dejtonit dhe rendit kushtetues-juridik të Bosnjës".

Ai theksoi se udhëheqësit e SNSD-së dhe të Sërpskas së Bashkuar janë në pararojë të aktiviteteve kundër Dejtonit dhe se kjo është në kundërshtim me zotimet e tyre deklarative për respektimin e dispozitave të Marrëveshjes së Dejtonit për paqe.

“SNSD-ja dhe Sërpska e Bashkuar vazhdimisht i instrumentalizojnë institucionet e RS-së për të penguar institucionet e Bosnjës që t’i zbatojnë në mënyrë efikase vendimet dhe kompetencat në të gjithë territorin e Bosnjës”, tha Schmidt.

Ai gjithashtu theksoi se udhëheqësit e këtyre partive nxisin institucionet e RS-së dhe qytetarët e këtij entiteti të kryejnë vepra penale, duke i kërcënuar me sanksione nëse shfaqin rezistencë dhe mosbindje. Vendimi i marrë, siç tha ai, hyn menjëherë në fuqi.

“Institucionet shtetërore kanë bazë në Marrëveshjen e Dejtonit dhe çdo mosrespektim i vendimit që kam marrë i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe mund të rezultojë me masa të mëtejshme”, tha ai.

Schmidt e mori vendimin për pezullimin e financimit buxhetor një ditë pasi pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), policët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS-së ua ndaluan hyrjen në ndërtesën e Qendrës Administrative në Sarajevën Lindore, në kohën kur Dodiku po mbante një takim me përfaqësues të Qytetit të Sarajevës Lindore.

Nga SIPA konfirmuan për REL-in se pjesëtarët e kësaj agjencie kishin për qëllim të vepronin sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjës, dhe se nuk kishte pasur përdorim të forcës.

Në fund të shkurtit, Dodiku u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe iu ndalua veprimtaria politike për gjashtë vjet, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë dhe nënshkrimit të dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt më herët i kishte anuluar.

Një ditë pas dënimit ndaj Dodikut, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi më 27 shkurt një ligj jokushtetues për ndalimin e funksionimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTV).

Autoritetet e RS-së deklaruan se nuk heqin dorë nga ky ligj, edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës më 7 mars e ndaloi përkohësisht zbatimin e tij.

Në mes të marsit, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi gjithashtu një draft-kushtetutë të re të RS-së, me të cilën autoritetet synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si “shtet të popullit serb”, t’i japin të drejtë vetëvendosjeje, të krijojnë ushtrinë e vet, si dhe ta shfuqizojnë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy popujt tjerë përbërës.

Për shkak të veprimeve që përbëjnë kërcënim ndaj rendit kushtetues të Bosnjës, Gjermania dhe Austria në fillim të prillit vendosën sanksione kundër Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit. Së bashku me anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e rëndësishëm politikë, Dodiku tashmë ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan