Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

MAQEDONIA E VERIUT- Frika nga mospranimi, presioni, madje edhe frika prej largimit nga puna bën që 73 për qind e personave të komunitetit LGBTI (lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët, ndërgjinorët) në Maqedoninë e Veriut, të mos e shprehin lirshëm orientimin e tyre seksual në vendin e punës, thonë të dhënat e hulumtimit të realizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian (BE) për të Drejtat Themelore.
Madje, 27 për qind e pjesëtarëve të këtij komuniteti, në bazë të hulumtimit në fjalë, kanë theksuar se pasi kanë treguar orientimin e tyre seksual në vendin e punës, janë ballafaquar me diskriminim.
Hulumtimi në fjalë i përfshinë të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, megjithëse për dallim nga hulumtimi i fundit i këtillë i realizuar në vitin 2019, tani në të janë përfshirë edhe tri shtete të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.
Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI theksojnë se shqetësuar është fakti se në bazë të hulumtimit të realizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, 18 për qind e pjesëtarëve LGBTI janë shprehur se pothuajse çdo herë kanë mendime për të bërë vetëvrasje, përderisa 27 për qind e tyre ngaherë, ose herë pas here mendojnë për vetëvrasje.
Në raportin në fjalë theksohet rasti i 19-vjeçarit biseksual nga Maqedonia e Veriut, i cili ka kërkuar ndryshimin e ligjeve që do të mundësonin më shumë siguri për personat e komunitetit LGBTI.
“Kam frikë se nuk mund të duroj më, kam frikë se sërish do të tentoj të vetëvritem”, ka theksuar 19-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.
Në hulumtimin e realizuar nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore, thuhet se rritja e mendimeve suicide te personat LGBTI, ashtu si në shtetet e BE-së, edhe në Maqedoninë e Veriut janë rrjedhojë e rritjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj këtij komuniteti.
Me gjithë përqindjen e lartë të njerëzve që ndihen të diskriminuar ose të fyer në bazë gjinore, hulumtimi tregon se në Maqedoninë e Veriut vetëm 14 për qind e rasteve janë raportuar në polici, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhunë fizike apo verbale ndaj personave LGBTI.
Sllavço Dimitrov nga Rrjeti nacional, sa i përket luftës kundër homofobisë dhe transfobisë, thotë se pjesëtarët e komunitetit në fjalë kanë frikë të deklarojnë hapur orientimin e tyre seksual e aq më pak ta denoncojnë dhunën ndaj tyre - qoftë ajo fizike apo verbale – në organet e drejtësisë. Kjo, thotë Dimitrov, për faktin se gjithnjë e më të zëshme së fundmi janë bërë lëvizjet që janë kundër biseksualitetit, përkatësisht pjesëtarëve të LGBTI-së
Dimitrov thotë këto lëvizje shpeshherë kanë mbështetje të fuqishme edhe nga institucionet fetare në Maqedoninë e Veriut, të cilat shprehin qëndrime në dëm të interesave të komunitetit LGBTI, po gjithsesi këtu do theksuar edhe parti të caktuara politike që kanë qëndrime kundër këtij komuniteti.
“Platformat e partive të caktuara politike dhe qëndrimet që shprehen kundër komunitetit LGBTI, paraqesin burim të gjuhës së urrejtjes ndaj këtij komuniteti. Veçanërisht është shqetësues fakti se rrjetet sociale janë të mbushura me gjuhë të urrejtjes dhe kjo bën që pjesëtarët e komunitetit LGBTI, posaçërisht ata që jetojnë në vendet më të vogla, të ndihen jashtëzakonisht të pasigurt”, thekson Dimitrov, duke shtuar se kjo atmosferë bën që Maqedonia e Veriut si shtet të kthehet një dekadë prapa për sa i përket të drejtave të personave LGBTI.
“Në qytet, vendbanimet e vogla, lëvizjet kundër barazisë gjinore janë më të mobilizuara, të mbështetura madje edhe nga kisha, duke promovuar vlerat e trungut të familjes burrë-grua, dhe duke atakuar orientimin biseksual të personave LGBTI”, shton ai.
Nga ana tjetër, Irena Cvetkoviq, nga organizata joqeveritare Koalicioni i margjinave, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasiguria që ndiejnë personat LGBTI, vjen dhe nga portretizimi i papërshtatshëm, stigmatizues, dhe i bazuar në stereotipat e zakonshëm kundrejt tyre.
Cvetkoviq thotë se me gjithë ndryshimin e ligjit mbi barazinë gjinore dhe atij kundër diskriminimit, me të cilat garantohen të drejtat e personave LGBTI, në praktikë është evidente rezistenca sociale dhe ajo institucionale për realizimin e të drejtave të këtyre personave.
“Kur keni institucione, të cilat janë të fuqishme, politikanë dhe religjion të organizuar që në vazhdimësi merren me shpërndarjen e panikut të rrejshëm se ekzistenca e komunitetit LGBTI paraqet kërcënim për pjesën tjetër të shoqërisë, nuk mund të prisni që kjo të mos japë efekt kundër të drejtave të personave LGBTI”, vlerëson Cvetkoviq.
Do theksuar se për bashkësitë fetare –Kisha Ortodokse Maqedonase (Peshkopata e Ohrit), Bashkësia Fetare Islame, Kisha Katolike - ishin të papranueshme projektligjet për Gjendjen Civile dhe Barazinë Gjinore, të cilat bëjnë diferencimin si “seksi, gjinia dhe identiteti gjinor”.
Këtë qëndrim të tyre e kanë shprehur vitin e kaluar edhe me organizimin e protestave./REL
MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku trupat e katër personave përfshirë dhe një kamdidat p&...
KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosov&eum...
Vladimir Putin dhe Xi Jinping KINA- Udhëheqësi kinez foli me atë rus për mundësinë e një armëpushimi gjatë Loj...
KOSOVA- Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot në Strasburg n&e...
KOSOVË- Kosova kritikoi të premten vendimin e Këshillit të Evropës kundër mbajtjes së votimit për anëta...
SHBA- Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesv...
SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan udhëton të shtunën drejt Ara...
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha dje se një person ...
Foto ilustruese SHBA- Menaxherët e zinxhirit të furnizimit duket se nuk mund të gjejnë dot paqe. Marrim parasysh se çfarë n...
Foto ilustruese SUEDI- Policia suedeze njoftoi sot se ka rritur sigurinë në vende pas të shtënave të regjistruara gjatë nat&e...