Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
UASHINGTON – Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonominë po paraqitet si një mundësi e mirë, por edhe një rrezik për kandidaten e mundshme për presidente të Partisë Demokrate.
Pak pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga kandidimi një javë më parë, Nënpresidentja Harris filloi të ndërtojë një plan të sajin për ekonominë, duke e vendosur theksin tek dhënia fund e varfërisë për fëmijët, tek fuqizimi i sindikatave, pakësimi i kostove për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin për fëmijët, si dhe në mbrojtje të daljes në pension me dinjitet.
Gjatë fjalimeve në Uiskonsin, Indiana apo Teksas, ajo shmangu përdorimin e fjalës “inflacion”, që ka qenë edhe sfida më e madhe për administratën e Presidentit Biden dhe që e detyroi atë të pranonte vazhdimisht në fjalimet e tij pasojat që po përjetojnë votuesit, ndërsa përballen me shpenzime më të mëdha për ushqimet, karburantin, blerjen e shtëpive dhe makinave.
Nënpresidentja Harris po i jep përparësinë më të madhe asaj që ajo thotë se pritet në të ardhmen.
“Në vizionin tonë për të ardhmen, parafytyrojmë një vend ku çdo person ka jo vetëm mundësinë që t’ia dalë mbanë, por që t’ia dalë me sukses – një të ardhme ku asnjë fëmije nuk i duhet të jetojë në varfëri, ku çdo i moshuar mund të dalë në pension me dinjitet dhe ku çdo punëtor është i lirë të bëhet pjesë e një sindikate”, tha Nënpresidentja Harris të enjten ndërsa fliste për Federatën e Mësuesve Amerikanë.
Por, republikanët vepruan me shpejtësi duke u përpjekur të fajësojnë zonjën Harris për inflacionin, për të cilin deri vonë fajësonin Presidentin Biden. Ata po theksojnë ndikimin në rritje të çmimeve të larta nën drejtimin e administratës demokrate.
Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë se çmimet e mallrave të konsumit janë rritur me 19.2 për qind që kur Presidenti Biden mori detyrën, ndërsa të ardhurat mesatare janë rritur me 16.9 për qind.
Drejtuesit republikanë po thonë tashmë haptazi se Nënpresidentja Harris ka përgjegjësi për inflacionin, pa dhënë detaje të mëtejshme se si ia arriti kësaj, përtej vetëm faktit se është Nënpresidente e vendit.
“Nënpresidentja Harris ka përgjegjësi për historikun e kësaj administrate”, tha drejtuesi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell. “Gjurmët e saj gjenden përgjatë gjithë dështimeve të katër viteve të fundit”.
Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë që kanë punuar me zonjën Harris janë shprehur në intervista se nuk mendojnë që kritikat për inflacionin do të prekin kandidimin e saj, pasi për shumë votues ajo përfaqëson një zë të ri, pas gati tetë viteve me ish-Presidentin Trump apo me Presidentin Biden në Zyrën Ovale.
Duket se është tashmë momenti i duhur që zonja Harris të ravijëzojë politikat e saj për çështjet ekonomike.
Disa nga zyrtarët thanë se ka gjasa që zonja Harris t’i përmbahet propozimit të Presidentit Biden për buxhetin e vitit 2025 dhe planeve për rritur taksat ndaj korporatave në 28 për qind, nga niveli 21 për qind që u përcaktua gjatë reformës së taksave nga ish-Presidenti Trump.
Dalja e saj si kandidate e mundshme demokrate për presidente përkoi edhe me disa lajme pozitive për ekonominë.
Departamenti i Tregtisë njoftoi të enjten se rritja vjetore e ekonomisë ishte në 2.8% gjatë tremujorit të dytë. Të premten, Departamenti njoftoi se inflacioni i matur nëpërmjet shpenzimeve të konsumit personal u lehtësua në 2.5 për qind, ndërsa tregjet financiare presin që në shtator Rezerva Federale të vendosë për uljen e normës së interesit./VOA
foto ilustruese ANGLI- Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është rritur me gati 40 për qind në vitet e fundit, si...
foto ilustruese SHKUP- Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë pranuar mesazhe kë...
foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën ...
Pedro dhe Emma SHBA- Një grua shtatzënë dhe i fejuari i saj vdiqën tragjikisht në Kaliforni kur një dallgë...
viktor orban RUMANI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi në një ...
FRANCË- Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesor...
IZRAEL- Të paktën 30 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, than...
KOSOVË- Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi deri në janar të vitit 2025, ka njof...
PARIS- Organizatorët olimpikë kërkuar një falje të thellë pasi atletët e Koresë së Jugut u prezantuan gabimisht s...
SHBA- Donald Trump sulmoi rivalët e tij demokratë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Florida, duke para...