Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Deri më 30 qershor, shtetet përfituese duhej të realizonin reformat e parashikuara, ndërsa tani kanë kohë deri më 15 korrik për të dorëzuar raportet mbi progresin e arritur. Pas shqyrtimit të raporteve, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse reformat janë zbatuar dhe, mbi këtë bazë, do të vendosë për disbursimin e fondeve për secilin vend.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, theksoi për Radion Europa e Lirë se fondet e Planit të Rritjes ndahen vetëm pas zbatimit të plotë të reformave. “Instrumenti për Reforma dhe Rritje bazohet në performancë dhe fondet paguhen vetëm kur reformat zbatohen plotësisht”, deklaroi ai, teksa sqaroi se deri tani rezultatet janë inkurajuese, pasi 78 për qind e reformave të raportuara në tre ciklet e para kanë shënuar përparim ose janë përmbushur plotësisht, ndërsa vetëm 22 për qind mbeten të bllokuara.
KE rikujton se fondet e Planit të Rritjes janë të kufizuara në kohë. Nëse një vend nuk arrin të përmbushë reformat e parashikuara, fondet mund të mbahen pezull dhe më pas të rishpërndahen tek vendet që tregojnë rezultate më të mira. Sipas rregullave të mekanizmit, përfituesit kanë një vit kohë për të përmbushur detyrimet përpara se fondet të ridrejtohen.
Sipas të dhënave të Komisionit Europian, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë vendet që kanë avancuar më shumë në zbatimin e agjendave të reformave. Vendi ynë ka zbatuar 33 hapa reformues dhe ka përfituar mbi 212 milionë euro, ndërsa gjithesej mund të përfitojë 922 milionë euro.
Mali i Zi ka realizuar 32 reforma dhe ka marrë afro 90 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur 22 reforma, duke përfituar mbi 142 milionë euro. Kosova nuk ka përmbushur ende asnjë hap reformues dhe deri tani ka marrë vetëm fondet e parafinancimit, rreth 61 milionë euro.
Bosnje e Hercegovina mbetet pa asnjë pagesë nga Plani i Rritjes dhe vitin e kaluar humbi 108 milionë euro për shkak të vonesave në dorëzimin e Agjendës së Reformave.
Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor ka një buxhet prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, ku 2 miliardë euro janë grante dhe 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme.
Serbia – 1.5 miliardë euro;
Bosnje e Hercegovina – 976 milionë euro;
Shqipëria – 922 milionë euro;
Kosova – 882 milionë euro;
Maqedonia e Veriut – 750 milionë euro;
Mali i Zi – 383 milionë euro.
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar të shtënat fatale të një veterani 62-vje...
Një shuplakë në fytyrë vetëm sepse, sipas tij, gruaja nuk fliste mjaftueshëm. Një 44-vjeçar moldav është d&e...
Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Doha, pa ndonjë përparim të dukshëm drejt nj...
Një grua në provincën Aceh të Indonezisë është bërë personi i parë që ndëshkohet publikisht me kamzh...
Një djalë 11-vjeçar nga Kanadaja humbi jetën nga tërbimi (rabia), pasi u zgjua gjatë natës dhe gjeti një lakuriq nate ...
The New York Times/ Presidenti Trump dhe komandantët e tij ushtarakë ndodheshin në një situatë të vështirë. Ata ki...
Donald Trump është rikthyer me një postim të ashpër në lidhje me NATO-n, duke pretenduar se Shtetet e Bashku...
Vladimir Putin ka forcuar komandën qendrore të Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO ), shërbimin përgjegjës pë...
“Unë jam asistenti juaj virtual. Mirë se vini!” Ky është mesazhi me të cilin qytetarët në Ballkanin Perën...
Inteligjenca artificiale mund të vijë një ditë kur do ta fuqizojë ndjeshëm aftësinë njohëse të njeriut, duke s...