U plagos me thikë nga bashkëshorti në banesë, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...
Në 20 ditë protestë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka dalë disa herë për t’iu përgjigjur protestuesve. He...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zgjedhur drejtuesit e rinj të Policisë Rrugore në Tiranë, duke besuar tek ata zbatimin e projektit të tij për përmirësimin e shërbimit në komunitet.
Lusjan Zeqaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Ermal Zaimi është emëruar komandant i trafikut ndërurban (komandat i linjave). Gjithashtu, me firmën e Hitës, në krye të trafikut urban në kryeqytet është emëruar Jetnor Shira, i cili e ka mbajtur edhe më herët këtë pozicion.
Këto janë ndryshimet e para që ka nënshkruar Hita, një muaj pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj periudhe, kreu i ri i Policisë nuk është treguar shumë i nxituar për emërimet e reja, me shumë mundësi në pritje të miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, i cili besohet se do të kaloj në Parlament gjatë muajit Maj 2026 dhe ku parashikohen kriteret strikte për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të uniformave blu.
Megjithatë, lëvizjet duket se kanë nisur. “Boldnews.al” raportoi më herët se, gjatë fundjavës së kaluar, Drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka zhvilluar takime “informale” me disa zyrtarë të rëndësishëm të uniformave blu në rrethe.
Gjithësesi, lëvizjet e tij të para duket se kanë nisur nga Policia Rrugore dhe këto zhvillime vijnë pas një takimi zyrtar që ai ka zhvilluar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas me Departamentin e Sigurisë Publike, zëvendësdrejtorët për Rendin në qarqe dhe shefat e Sektorëve të Qarkullimit Rrugor.
Në një njoftim zyrtar, të shpërndarë nga Policia e Shtetit, thuhet se “gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi vëmendje të veçantë dhe angazhim nga të gjithë drejtuesit dhe efektivët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren”.
Ai kërkoi nga punonjësit e Policisë Rrugore që “të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”.
Gjithashtu, Policia e Shtetit informon se Drejtori i Përgjithshëm, Hita, kërkoi kontroll rigoroz me grupe pune dhe plane masash në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, manovrat e gabuara, zhurmat e gjeneruara nga marmitat e modifikuara, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për çdo shkelje që sjell trafik dhe rrezik për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.
Sezoni turistik, siguria rrugore pranë shkollave, por edhe siguria në shkolla, ishin pika të tjera për të cilat Drejtor Hita dha porosi për vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim e koordinim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”.
Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Rendit duhet të jenë model në sjellje, reagim dhe veprim, duke ofruar një shërbim sa më të kulturuar për qytetarët dhe me integritet maksimal.
Rreth 20 shkolla janë mbyllur në Borlänge, në Suedi, pasi autoritetet morën kërcënime që lidhen me mundësi dhune ...
Irani e cilëson pa asnjë vlerë shtyrjen pa afat të armëpushimit që presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën,...
Prindërit kanë kritikuar ashpër një shkollë “diktatoriale” pasi ekipi i saj drejtues vendosi një ndalim të disk...
Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht tronditëse ka ndodhur në Itali, në zonën e Catanzaros, ku një nënë ...
Një turist amerikan po shijonte një vizitë të zakonshme në një nga sitet më të famshme të piramidave në Meks...
Prokurori i Përgjithshëm i Floridës tha se zyra e tij ka lëshuar një urdhër hetimi ndaj OpenAI të martën në m&eum...
Irani ka kryer një shfaqje shumë simbolike të fuqisë ushtarake, duke shfaqur raketën balistike Khorramshahr 4 n&e...
Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Turqi të ndihmojë në organizimin e një takimi të mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin...
Zyrtarë amerikanë thonë se negociatat me Iranin janë futur në një fazë të brishtë, për shkak të një...
Donald Trump u takua të martën pasdite me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpia e Bardhë, ndërsa për...