Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
BOLIVIA- Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati presidencial në La Paz të mërkurën në mbrëmje dhe policia e arrestoi gjeneralin në krye të një grusht shteti të dështuar. Të mërkurën gjatë ditës, njësi ushtarake, të udhëhequra nga gjenerali Juan Jose Zuniga, ishin mbledhur në sheshin qendror Plaza Murillo, ku ndodhen pallati presidencial dhe Kongresi. Presidenti bolivian Luis Arce e dënoi tentim-puçin dhe i bëri thirrje popullit për mbështetje.
“Sot, vendi po përballet me një përpjekje për grusht shtet. Ne i bëjmë thirrje popullit bolivian të mblidhet sot. Ne kemi nevojë që populli bolivian të organizohet dhe të mobilizohet kundër grusht shtetit dhe në të mirë të demokracisë”, tha presidenti Luis Arce nga pallati presidencial.
Më vonë, ushtarët, së bashku me një varg automjetesh ushtarake, u tërhoqën nga sheshi, duke i dhënë fund rebelimit pas vetëm tri orëve. Qindra mbështetës të Arces u mblodhën pastaj në sheshin pranë pallatit, duke valëvitur flamuj bolivianë, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke brohoritur.
Pas tërheqjes së ushtrisë, policia e arrestoi gjeneralin Juan Jose Zuniga, pasi prokurori i përgjithshëm nisi një hetim. Ministri qeveritar Eduardo del Castillo tha se përveç Zunigas, u arrestua edhe ish- zëvendësadmirali i marinës, Juan Arnez Salvador.
“Cili ishte synimi i këtij grupi? Synimi ishte rrëzimi i autoriteteve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha Del Castillo për gazetarë pas arrestimeve.
Më vonë të mërkurën, ministri i Mbrojtjes Edmundo Novillo tha se “gjithçka është nën kontroll tani”. I rrethuar nga shefat e rinj të ushtrisë, të emëruar nga Arce, Novillo theksoi se Bolivia e përjetoi një “grusht shtet të dështuar”.
Përpjekja për puç ndodhi në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe me grindje politike mes Arces dhe dikur aleatit të tij, ish-presidentit majtist, Evo Morales, për atë se kush duhet ta kontrollojë partinë në pushtet. Bolivia po përballet gjithashtu me një krizë të madhe ekonomike. Mospajtimet e tyre kanë bërë që Qeveria të mos jetë në gjendje ta luftojë krizën ekonomike. Për shembull, aleatët e Morales në Kongres ia kanë pamundësuar vazhdimisht Arces të marrë borxh për ta luftuar krizën. Arce dhe Morales kanë luftuar për të ardhmen Lëvizjes për Socializëm të Bolivisë, e njohur si MAS, para zgjedhjeve të vitit 2025./ REL
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u larguar nga ceremonia e nënshkrimit të marërveshjes dypalëshe ...
kryengritja ne bolivi BOLIVI- Presidenti bolivian, Luis Arce, hodhi poshtë një tentativë për grusht shteti të mërkurën, ...
trump, biden SHBA- Përballja në Atlanta mes Joe Biden dhe Donald Trump të enjten në mbrëmje ka një shans t&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres domethënës” për t&rs...
fo BOLIVI- Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka denoncuar mobilizimin e parregullt të njësive të caktuara të ushtrisë boliviane...
Foto ilustruese SHBA- I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç ...
Foto ilustruese FINLANDË- Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve kundër gripit të shpezëve nga java...
Cameron BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ra viktimë e një mashtrimi nga disa rusë që imitonin ish-preside...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presidentit Joe Biden në çështjen e ngritu...
mark rutte BRUKSEL- Vendet anëtare të NATO-s kanë finalizuar zgjedhjen e tyre për Mark Rutte si sekretarin e ri të Aleanc&eum...