Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të jap&eum...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të jap&eum...
Marjana Koçeku, deputete e pavarur dhe ish-anëtare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka dhënë një intervistë...
Këtë sezon turistik, qeveria ka ndërmarrë një reformë të thellë për administrimin e vijës bregdetare, duke ndr...
Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në...
Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Siguris&eum...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dh...
Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë...
Nga Ola Xama Që instalacioni i vendosur në ndërtesën e Kryeministrisë është kopshti privat i Edi Ramës nuk ka asnjë...
Prej disa ditësh, opinioni publik është përballur me skandalin e tharjes së vaskave në Banjat Termale të Bënjës, ...
Nga Kristiana Filip Po sikur historia mos lëvizë në vijë të drejtë (kohë lineare), por në cikle (kohë spirale)?&...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga kërcënimi për të goditur infrastrukturën energjetike të Iranit, pas paralajmërimeve të forta nga aleatët dhe vendet e Gjirit për pasojat e një përshkallëzimi të tillë. Sipas raportimeve të agjencisë Blumberg, partnerët e SHBA-së e kanë paralajmëruar privatisht se një sulm ndaj infrastrukturës en rgjetike iraniane mund të çonte në destabilizim të thellë dhe në krijimin e një “shteti të dështuar” pas konfliktit.
Trump deklaroi se po i jep Teheranit një afat pesë-ditor për të ndërmarrë hapa konkretë drejt negociatave, duke theksuar se beson se bisedimet mund të çojnë në një marrëveshje dhe t’i japin fund tensioneve. Vendimi për të zbutur qëndrimin erdhi në një klimë shqetësimi të lartë ndërkombëtar, ndërsa aleatët paralajmëruan për rrezikun e një “katastrofe totale” nëse konflikti përshkallëzohet më tej. Tërheqja e presidentit amerikan përkoi edhe me përpjekjet për të stabilizuar tregjet financiare. Pas njoftimit, çmimi i naftës Brent shënoi rënie të ndjeshme, ndërsa indeksi S&P 500 dhe obligacionet amerikane u rritën.
Ish-zyrtarja e Pentagonit, Dana Stroll, deklaroi se ky ishte një hap për të shmangur një përshkallëzim të ri që mund të konsiderohej edhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare. “Nuk është rastësi që njoftimi erdhi pak para hapjes së tregjeve në SHBA”, u shpreh ajo. Sipas burimeve diplomatike, vende si Egjipti, Turqia dhe Pakistani po luajnë rol ndërmjetësues mes Uashingtonit dhe Teheranit, megjithëse nuk është e qartë nëse ka negociata të drejtpërdrejta. Trump pretendoi se kontaktet kanë nisur tashmë, duke përfshirë bisedime mes përfaqësuesve iranianë, Xhered Kushner dhe Stiv Uitkof, ndërsa shtoi se Irani mund të jetë i gatshëm të bëjë lëshime për programin bërthamor.
Megjithatë, autoritetet iraniane i mohuan këto pretendime. Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se nuk ka bisedime me SHBA-në, ndërsa drejtues të parlamentit i cilësuan deklaratat e Trump si “lajme të rreme” me qëllim ndikimin në tregje. Ndërkohë, kryeministri britanik Kir Starmer konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar është në dijeni të zhvillimeve diplomatike, ndërsa aleatët evropianë mbeten të shqetësuar për ndikimin që një konflikt i zgjatur do të kishte edhe në luftën në Ukrainë. Pavarësisht sinjaleve për dialog, analistët theksojnë se mosbesimi mes palëve mbetet i lartë dhe se perspektiva për një marrëveshje të shpejtë është ende e pasigurt.
Nëna “e shkatërruar” e një adoleshenteje nga Nju Jorku, e vrarë pranë universitetit të saj në Çikago, u ...
Pavarësisht shenjave të para të de-përshkallëzimit, rreth 2.200 marinsa amerikanë janë në gatishmëri për nj&...
Kremlini po ashpërson kontrollin mbi jetën në Rusi dhe ka një objektiv të ri: aplikacionin më të popullarizuar të mesa...
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rritur ndjeshëm shqetësimin në Evropë, pasi Irani ka demonstruar aftësi të...
Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump shprehet optimist për një përfundim të afërt të luftës, kryeministri i Izraeli...
Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi. Në referendum thuajse 54 për qind votuan kundër. ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të hënën në mbrëmje thirri krerët e partive të koalicionit për një takim...
SHBA-të kanë nisur sulme kundër Iranit që kanë rezultuar në shkatërrimin e 158 anijeve të Republikës Islamike q&e...
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë urgjente të arritjes së një paqeje të negociuar p&...
Irani ka paraqitur një sërë kushtet në mënyrë që një marrëveshje të arrihet me SHBA dhe Izraelin, çka...