Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të martën se tashmë ka ardhur koha për propozime konkrete nga Rusia dhe Ukraina për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nëse nuk ka përparim në negociata, SHBA-ja do të tërhiqet si ndërmjetësuese, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
“Tani jemi në një moment kur dy palët duhet të paraqesin propozime konkrete për mënyrën se si të përfundojë ky konflikt”, tha Bruce, duke cituar një deklaratë të Rubios.
“Se si do të veprohet më tej është tashmë një vendim që i përket Presidentit. Nëse nuk ka përparim, ne do të tërhiqemi si ndërmjetësues në këtë proces”, shtoi ajo.
Kjo deklaratë vjen në të njëjtën ditë kur Kremlini refuzoi propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor në vend të armëpushimit të propozuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për tre ditët kur shënohet Dita e Fitores në Rusi, nga 8 deri më 10 maj.
Përpjekjet për të arritur një armëpushim dypalësh ose një marrëveshje më të gjerë paqeje u përshpejtuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve.
Paraardhësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime të thella me Moskën për aq kohë sa pushtimi vazhdon.
Megjithëse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.
Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dy palët kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën. Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar përparësinë, si në numër njerëzish ashtu edhe në armatim, për të lodhur trupat e Ukrainës.
Putin ka deklaruar më parë, gjatë negociatave mbi propozimin amerikan, se plani i armëpushimit duhet të përmbajë klauzola që ia ndalojnë Ukrainës ta përdorë pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u armatosur, si dhe ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Kievin. Ai nuk ka ofruar asnjë kompromis nga ana e Rusisë në këmbim.
Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Zelenskyn që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale dështuan mes tensioneve.
Trump tha se takimi kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë të Ukrainës te Rusia si një kompromis - diçka që udhëheqësi ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë. Më vonë, Trump i bëri thirrje Putinit të “ndalojë të shtënat” dhe të pranojë një marrëveshje paqeje./ REL
foto ilustruese BULLGARI- Bullgaria do të vërë në punë një reaktor bërthamor AP1000, vendi i parë n...
foto ilustruese MALTË- Skema e ashtuquajtur e pasaportave të arta të Maltës që u lejon njerëzve të bëhen qytetar&e...
BEOGRAD- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, është takuar të martën me shefin e stafit të...
mark carney KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtar...
marta kos SERBI- “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian t...
vendngjarja SUEDI -Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Uppsala në Suedinë Jugore. Mediat lokale kanë raportu...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar përgjatë rrugëve të migrimit në mbar&...
foto ilustruese PARIS- Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekad&eum...
ANGLI- Më shumë se 10,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin An...
SHBA- Meta po lançon një aplikacion të pavarur për inteligjencë artificiale dhe po konkurron me krijuesin e ChatGPT, OpenAI. Kompan...